|
Zgjedhje tė qeta nė Kosovė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thėnė se zgjedhjet lokale nė Kosovė, tė parat nė vend qė prej shpalljes sė pavarėsisė, janė
zhvilluar tė qeta.
Sipas autoriteteve tė zgjedhjeve pjesėmarrja e pėrgjithshme nė votime ka arritur deri nė 45 pėrqind e elektoratit. Kryeministri Hashim Thaēi tha se zgjedhjet ishin "mė tė rėndėsishmet qė nga shpallja e pavarėsisė." "Ne sot konfirmojmė se vendi ynė ka merituar tė jetė i pavarur dhe tė ketė njė perspektivė evropiane," tha zoti Thaēi. Ende nuk kanė dalė rezultatet e zyrtare, por partitė politike po shpallin rezultatet qė ato kanė arritur nė komunat e Kosovės. Kryeministri Thaēi tha se Partia e tij Demokratike e Kosovės ka arritur "njė fitore bindėse" nė shumicėn e komunave tė vendit. Lidhja Demokratike e Kosovės thotė se ajo ka siguruar mbėshtetjen e shumicės sė elektoratit dhe ka fituar postin e rėndėsishėm tė kreut tė komunės sė kryeqytetit Prishtinė. Rezultatet e shpallura nga partitė e ndryshme ende nuk janė konfirmuar zyrtarisht nga KQZ-ja, e cila po publikon pjesė-pjesė rezultate nga komuna tė ndryshme tė Kosovės. Zgjedhjet janė vlerėsuar si njė shans i rėndėsishėm pėr qeverinė e Kosovės qė ajo tė tregojė qė mund tė organizojė zgjedhjet tė lira dhe tė ndershme. Zoja Bujupi tha pėr BBC-nė se ajo po votonte "pėr tė mirėn e shtetit, pėr tė mirėn e tė gjithė ne". Pjesėmarrja serbe
Serbėt nė veri tė Kosovės kanė bojkotuar zgjedhjet e para pas shpalljes sė pavarėsisė. Ekipe lėvizėse kanė qenė tė pranishme nė kėtė pjesė tė Kosovės pėr tė mundėsuar procesin e votimit. Kjo pasi banorėt lokalė serbė nuk lejuan hapjen e qendrave tė votimit nė shkolla. Njė korrespondent i BBC-sė nė rajon thotė se njoftimet paraprake kishin treguar njė pjesėmarrje mė tė madhe tė serbėve, seē pritej. Nė Kosovėn Qėndrore dhe nė atė Lindore pjesėmarrja e serbėve ka qenė mė e lartė se sa nė zgjedhjet e deritanishme. Nė tri komunat e reja me shumicė serbe, nė Graēanicė dalja e votuesve ka shkuar nė mbi 23 pėrqind, nė Ranillugė afėr 14 pėrqind ndėrsa nė Kllokot rreth 25 pėrqind. Njė nga kandidatėt serbė pėr kryetar komune nė rajonin me shumicė serbe tė Graēanicės, Momēillo Trajkoviq, tha se votimi pėrbėnte njė "udhėkryq pėr serbėt e Kosovės." "Ne besojmė se pjesėmarrja nė zgjedhje ėshtė e keqja mė e vogėl, dhe ėshtė e mundur qė kjo e keqe mė e vogėl tė kthehet nė diēka tė mirė," tha zoti Trajkoviq, qė ėshtė kryetar i Lėvizjes Serbe tė Rezistencės. Zgjedhje tė qeta Vėzhguesit pritet t'i njoftojnė ditėn e hėnė nėse zgjedhjet i kishin pėrmbushur standartet ndėrkombėtare. Vlerėsimet pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve lokale nė Kosovė ka qėnė pėrgjithėsisht pozitive, megjithė disa incidente tė vogla qė KQZ i konsideroi tė parėndėsishme. Nė Kosovė u votua pėr kryetarėt dhe asambletė e 36 komunave tė Kosovės. Kryetarja e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, zonja Nesrin Lushta, deklaroi nė mesditė se shumica absolute e vendvotimeve ishin hapur qė nė orėn 7. "Nė disa qendra votimi, kryesisht nė veri tė Kosovės, kjo nuk ka qėnė e mundur," tha zonja Lushta. Zėdhėnėsi i policisė sė Kosovės Baki Kelani, deklaroi se votimet kishin kaluar pa incidente, me pėrjashtim tė njė rasti nė veri tė Kosovės. Mbi 100 vėzhgues ndėrkombėtarė dhe mbi 20 mijė vėzhgues vendorė gjatė gjithė ditės kanė qėnė nė terren pėr tė parė nga afėr rrjedhėn e votimeve. Nė mesin e vėzhguesve ishte edhe njė delegacion i Kėshillit tė Evropės, qė kryesohet nga eurodeputetja Doris Pack. Ismet Kryeziu, pėrfaqėsues i kolacionit tė organizatave joqeveritare "Demokracia nė veprim" qė monitorojnė zgjedhjet, ka folur pėr "disa raste tė votimeve tė dyfishta." Rreth 1,5 milion shtetas me tė drejtė vote kanė patur mundėsi tė votojnė pėr kryetarėt e 36 komunave dhe anėtarėt e asambleve komunale, mandati i tė cilėve kėtė herė do tė zgjasė katėr vjet. Kryetarėt e komunave zgjidhen sipas sistemit tė shumicės, ndėrkaq pėr deputetėt e asambleve aplikohet sistemi proporcional. Pėr zgjedhjet janė ēertifikuar edhe 22 subjekte politike serbe. Njė korrespondent i BBC-sė nė Prishtinė tha se atmosfera e zgjedhjeve kuptohej mė tepėr nga prania e posterave elektoralė. Dita e votimeve nė kryeqytet i ngjante njė tė djele tė zakonshme dhe njerėzit flisnin pėr to, vetėm nėse i pyesje, thotė korrespondenti. |
LOKALE
Kosova voton pėr pushtetin lokal15 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Heshtje zgjedhore nė Kosovė14 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Qeveria kėrkon pjesėmarrje tė lartė nė zgjedhje 15 nėntor 2009 | Rajoni
Policia kosovare "garanton sigurinė pėr zgjedhjet"13 nėntor 2009 | Rajoni
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||