BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E diel, 15 nėntor 2009 - 15:14 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
APEC tėrhiqet nga zotimi pėr klimėn
 
Pamje nga samiti i APEC-ut
Deklarata e samitit fokusohet tek rritja e qėndrueshme ekonomike
Udhėheqėsit botėrorė nė samitin e vendeve tė Azisė e Paqėsorit nė Singapor, pajtohen se nė konferencėn e OKB-sė pėr klimėn, nuk mund tė arrihet njė marrėveshje e detyrueshme nga pikėpamja ligjore.

Samiti i Kopenhagės ku do tė diskutohen ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me ndryshimet klimatike, zhvillohet muajin e ardhshėm.

Zyrtarėt e takimit thanė se udhėheqėsit, pėrfshirė Presidentin e SHBA-ve, Obama dhe presidentin kinez, Hu Jintao, tani e konsiderojne samitin e Kopenhagės si njė gur kilometrazhi, por jo stacion tė fundit nė pėrpjekjet pėr arritjen e njė marrėveshjeje globale pėr uljen e emetimit tė gazrave qė shkaktojnė efektin serrė.

Zotimi pėr uljen e emetimit tė gazrave u la jashtė deklaratės pėrfundimtare, e cila u fokusua nė masat pėr nxitjen e rritjes sė qėndrueshme ekonomike.

Megjithatė, kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, tha se kjo ēėshtje mbetej njė objejktiv i rėndėsishėm pėr rajonin.

"Pėr tė arritur njė rritje tė qėndrueshme ekonomike, ne do tė punojmė drejt arritjes sė njė rezultati ambicioz nė Kopenhagė, me qėllim qė tė sigurojmė qė pėrpjekjet pėr tė zvogėluar ndryshimet klimatike janė nė pėrputhje me detyrimet tona ndėrkombėtare," tha zoti Lee.

Kryeministri i Zelandės sė Re, John Key i tha BBC-sė se shpresonte qė samiti danez do t'i nxiste udhėheqėsit botėrorė drejt negociatave tė tyre pėr klimėn.

"Ajo qė mendoj se do tė shohim ėshtė njė angazhim politik dhe njė dėshirė nga udhėheqėsit qė kur tė shkojnė nė Kopenhagė tė akumulojnė pėrparimin e arritur deri tani."

"Kjo do tė thotė qė gjatė dy viteve tė ardhshme, udhėheqėsit do tė duhet tė diskutojnė dhe vendet do tė duhet tė negociojnė njė seri angazhimesh obliguese."

"Kjo do tė ketė pjesėn e vetė tė sfidave, sepse nė vitet e fundit nuk kemi arritur ta bėjmė kėtė," tha zoti Key.

Ministri i Jashtėm i Kilit, Mariano Fernandez, nga ana e tij foli pėr rėndėsinė e tė qėnit realist.

"Ne beosjmė se ėshtė mė mirė tė kemi diēka tė mirė, sesa tė mos kemi asgjė fare."

"Ne po pėrpiqemi tė arrijmė njė marrėveshje, nė mėnyrė tė veēantė, pėr pjesėn financiare pėr tė garantuar stimuj ekonomikė me qėllim qė vendet tė angazhohen nė uljen e emetimeve," tha ai.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake