BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E shtunė, 14 nėntor 2009 - 14:41 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Obama premton mė shumė bashkėpunim
 
Barack Obama
Presidenti udhėtoi nga Tokio, nė Singapor
Presidenti amerikan, Barack Obama, u ėshtė bashkuar 20 udhėheqėsve tė tjerė nė Singapor pėr punimet e pėrvitshme tė samitit tė Bashkėpunimit Ekonomik tė Azisė dhe Paqėsorit (APEC).

Ata do tė diskutojnė rreth rrugėve pėr ta drejtuar ekonominė globale drejt rimėkėmbjes dhe pėr planet pėr krijimin e njė zone tė tregtisė sė lirė tė trans-Paqėsorit.

Nė axhendėn e punimeve tė samitit janė dhe ndryhsimet klimatike e siguria rajonale.

Para se tė nisej nga Japonia drejt Singaporit ku zhvillon punimet samiti, presidenti amerikan, barack Obama mbajti njė fjalim ku u angazhua pėr pėrfshirje mė tė madhe nė Azi.

Ai shtoi se angazhimi amerikan pėr sigurinė nė rajon, ishte i patundur.

Balanca e pushtetit

Njė korrespondente e BBC-sė qė po ndjek punimet e samitit thotė se udhėheqėsit e APEC-ut shpresojnė qė presidneti Obama ta pasojė me vepra konkrete mesazhin e tij pėr pėrfshirje mė tė gjerė nė Azi.

Azia lindore po shėrohet mė shpejt nga kriza financiare sesa fqinjėt e saj nė anėn tjetėr tė Paqėsorit. Kina ėshtė fuqia botėrore nė rritje.

Por korrespondentja jonė thotė se vendeve tė rajonit megjithatė u nevojiten tregjet amerikane pėr tė eksportuar.

Ēėshtja e madhe nė prapaskenė, shton ajo, ėshtė se si tė menaxhohet ndryshimi i balancės sė pushtetit nė rajon.

Pas diskutimeve ekonomike, nė axhedėn e punimeve tė samitit priten tė futen ēėshtej tė tjera: Koreja e Veriut, siguria rajonale, ndryshimet klimatike dhe investimet nė teknologjitė e reja.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake