BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 13 nëntor 2009 - 09:29 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Obama viziton Azinë
 
Presidenti Obama
Presidenti Obama kërkon rol më aktiv të diplomacisë amerikane
Presidenti Barack Obama ka mbërritur në Tokio në fillim të turneut të tij të parë aziatik që prej marrjes së postit.

Në Japoni zoti Obama do të mbajë një fjalim të rëndësishëm, ku pritet të theksojë se Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol më të madh diplomatik në këtë rajon.

Gjatë turneut të tij njëjavor zoti Obama do të vizitojë edhe Singaporin, Korenë e Jugut dhe Kinën.

Ai prite të përçojë mesazhin se Shtetet e Bashkuara janë kthyer sërish si lojtar në fushën diplomatike të shahut në këtë rajon.

Zoti Obama ka thënë se Azia nuk do të shihet më në prizmin e terrorizmit, që dominoi politikën e administratës së kaluar të presidentit Bush.

Fjalimi që zoti Obama do të mbajë në Tokio, shihet si ekuivalent i fjalimit që ai mbajti në Kajro për qasjen ndaj botës mylsimane dhe i fjalimit të Pragës për çështjen e mospërhapjes së armëve.

Me rëndësi do të jetë edhe vizita e tij në Kinë ku, përveç diskutimit të aspekteve ekonomike, zoti Obama shpreson që të sigurojë bashkëpunimin e autoriteteve kineze lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe Koresë së Veriut.

Fuqizimi i Kinës po shihet me shqetësim nga fqinjët e saj në rajon.

Misioni i presidentit Obama është që t'i sigurojë mikëpritësit e tij në[tri vendet e tjera aziatike, pa ia shprehur hapur Pekinit, se Uashingtoni nuk e kosideron Kinën si një parnter solid për të ardhmen.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>