BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 12 nėntor 2009 - 12:45 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Dėnohet incidenti nė Deēan
 

 
 
Hartė e Kosovės
Incidenti ndodhi nė Deēan, nė perėndim tė Kosovės
Eskorta e kryeministrit dhe kryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, u sulmua tė mėrkurėn pasdite nė Deēan nė mbyllje tė fushatės parazgjedhore.

Zėdhėnėsi i policisė, Baki Kelani, tha se njė grup qytetarėsh kanė sulmuar me gurė eskortėn e kryeministrit, gjatė largimit tė saj nga Deēani pėr nė drejtim tė qytetit tė Gjakovės, ndėrsa nė afėrsi janė dėgjuar edhe tė shtėna armėsh.

Lidhur me rastin e mbrėmshėm policia thotė se po bėn hetime dhe ekzaminime nė vendin e ngjarjet.

Zėdhėnėsi Baki Kelani tha se ka pasur dėmtime nė xhamat e makinave, por nuk ishte nė gjendje tė thotė se pėr sa makina ishte fjala dhe tė ēfarė pėrmasave ishin kėto dėmtime.

"Si rezultat i reagimit tė menjėhershėm tė zyrtarėve policorė ėshtė arritur qė tė arrestohen tre persona si tė dyshuar tė mundshėm, tė pėrfshirė nė kėtė rast, ndaj tė cilėve ėshtė ngritur procedura hetimore," tha zėdhėnėsi Kelani.

Policia po ashtu nuk ka dhėnė asnjė detaj se kush janė personat e dyshuar tė kenė qenė tė pėrfshirė nė kėtė sulm dhe nėse ata janė njerėz qė i kanė ikur drejtėsisė, siē ka pohuar Partia Demokratike e Kosovės.

Zėdhėnėsi Kelani tha se hollėsitė pėr incidentin do tė bėhen tė ditura pas pėrfundimit tė hetimeve, tė cilat nuk dihet sa do tė zgjasin dhe nuk pranoi tė komentojė akuzat e ndėrsjella tė partive politike.

Dėnohet incidenti

Incidenti ėshtė dėnuar ashpėr nga institucionet vendore dhe ndėrkombėtare nė Prishtinė.

Presidenti Fatmir Sejdiu ka theksuar se veprimet qė bien ndesh me ligjin, qė cėnojnė jetėn apo sigurinė e tė tjerėve, janė krejtėsisht tė papranueshme.

Ai u ka bėrė thirrje subjekteve politike dhe tė gjithė qytetarėve tė vendit qė tė sillen nė mėnyrė dinjitoze, tė jenė tė pėrmbajtur dhe tė vazhdojnė tė tregojnė kulturė politike, nė mėnyrė qė zgjedhjet e para pas shpalljes sė pavarėsisė tė jenė tė suksesshme.

Qeveria ka ftuar tė gjithė nxitėsit e dhunės qė tė ndalojnė kėto sjellje, tė kėrkojnė falje dhe tė sillen nė frymėn e demokracisė.

Ndėrhyrja nė procesin zgjedhor, ėshtė njė shkelje e rėndė dhe aktet kriminale te nxitura politikisht do tė ndiqen penalisht nga organet pėrgjegjėse, thuhet nė reagimin e qeverisė.

Pėrfaqėsuesi i Posaēėm i Bashkimit Evropian, Pieter Feith, ka bėrė thirrje qė fushata pėr zgjedhjet komunale tė vazhdojė nė mėnyrė tė qetė.

Ai tha se aktet e dhunės nuk kanė vend nė njė fushatė zgjedhore demokratike.

"Shpreh keqardhjen pėr incidentin e djeshėm nė Deēan i cili nuk ishte nė interesin e askujt," tha zoti Feith.

"Kam folur me Kryeministrin dhe me zotin Haradinaj, kam marrė garanci tė qarta se fushata dhe dita e zgjedhjeve do tė vazhdojnė nė atmosferė tė qetė," tha zoti Feith.

Ambasada amerikane dhe ajo britanike kanė shprehur shqetėsim pėr incidentin nė Deēan.

Ambasadori i SHBA-sė, Christofer Dell tha se dhuna nuk ka vend nė fushata, zgjedhje, apo procesin demokratik.

"Pohimet lidhur me dhunėn, tė bėra nga njė parti, kursesi nuk i arsyetojnė pėrgjigjet e dhunshme nga tė tjerėt," thuhet nė reagimin e ambasadės amerikane.

Ndėrsa ambasadori britanik, Andy Sparks, u ka bėrė thirrje AAK-sė dhe PDK-sė tė tregojnė pėrmbajtje dhe mos tė lejojnė qė ky incident fatkeq tė pėrshkallėzohet mė tutje.

Ai nėnvizoi se deri tani fushata elektorale ka qenė e qetė dhe e udhėhequr nė frymėn demokratike dhe pėr hir tė Kosovės dhe reputacionit tė saj, ajo duhet tė vazhdojė tė jetė e tillė.

Akuza tė ndėrsjella

Partia Demokratike dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, qė ka pushtetin vendor nė Deēan, kanė akuzuar njėra-tjetrėn pėr incidentin.

PDK-ja e kryeministrit Thaēi ka thėnė se "tė organizuar drejtpėrdrejtė nga Ramush Haradinaj, duke pėrdorur edhe njerėz tė inkriminuar dhe tė ikur nga drejtėsia, nė Deēan u provua tė pėrdhoset dhe tė frikėsohet vota e lirė e qytetarėve.".

"I kujtojmė Ramush Haradinajt se pushteti fitohet me votėn e vullnetit tė lirė dhe jo me dhunė e armė," thuhet nė reagimin e PDK-sė.

AAK-ja e ka akuzuar kreun e PDK-sė Thaēi dhe njerėzit nga partia e tij se "kanė keqpėrdorur dhe abuzuar nxėnės tė gjimanzit tė Deēanit, me moshė tė mitur dhe kanė pėrdorur dhunė ndaj tyre nė tubimin parazgjedhor tė PDK-sė nė kėtė qytet, nė momentin kur ata kanė brohoritur pėr Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe kryetarin e partisė, Ramush Haradinaj."

Incidenti nė Deēan ėshtė mė i rėndi gjatė fushatės pėr zgjedhjet lokale qė mbahen tė dielėn.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake