|
Jakshiq: Dalja nė zgjedhje njohje e pavarėsisė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Njė pėrfaqėsues i serbėve nė veri tė Kosovės, Marko Jakshiq, thotė se me pjesėmarrjen eventuale nė zgjedhjet lokale tė organizuara
nga Prishtina, serbėt do tė pajtohen me pavarėsinė e Kosovės.
Nėnkryetari i Kuvendit tė Bashkėsisė Serbe tė Komunave tha pėr BBC-nė se serbėt kanė pėrfaqėsuesit e tyre legjitimė tė zgjedhur nė zgjedhjet serbe tė vitit tė kaluar dhe duhet ti binden kėshillave tė qeverisė dhe kishės serbe pėr bojkot tė zgjedhjeve tė Kosovės. Autoritetet kosovare dhe ato ndėrkombėtare u kanė bėrė thirrje serbėve qė tė dalin nė zgjedhje dhe tė vetqeverisin nė disa komuna. Njė grup intelektualėsh tė Serbisė po qėndrojnė nė Kosovė pėr ti nxitur serbėt qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet lokale tė sė dielės dhe tė vendosin vet pėr tė ardhmėn e tyre. 22 subjekte politike serbe do tė marrin pjesė nė zgjedhjet e sė dielės. Pėrkrahėsit serbė tė kėtyre zgjedhjeve thonė se ato paraqesin njė rast pėr mbijetesėn e serbėve nė hapėsirat e Kosovės. Por pėr zotin Jakshiq, pjesėmarrja nė zgjedhje ėshtė nė dėm tė tė ardhmės sė serbėve nė Kosovė. Korrespondentja e BBC-sė nė Prishtinė, Violeta Hyseni bisedoi me politikanin serb, Marko Jakshiq.
BBC: Zoti Jakshiq, ju kėto ditė keni pėrsėritur se serbėt e Kosovės nuk duhet tė dalin nė zgjedhje, por ka serbė tė Kosovės qė do tė votojnė tė dielėn. Pse ju mendoni se serbėt nuk duhet tė votojnė? Marko Jakshiq: Ēdo dalje e serbėve nė zgjedhje do tė thotė njohje e pavarėsisė sė Kosovės. Ne kemi pasur rastin kur shqiptarėt nė vitet 90-tė nuk i janė pėrgjigjur thirrjeve tė Millosheviqit qė tė marrin pjesė nė jetėn politike tė Serbisė dhe personalisht mendoj se as serbėt sot nuk duhet, nga pozicioni i tanishėm, tė marrin pjesė nė formimin edhe tė njė shteti shqiptar nė Ballkan, sepse ēdo dalje e serbėve nė kėto zgjedhje do tė thotė njohje e Kosovės si shtet i pavarur. Mendoj se bashkėsia serbe do ta dėgjojė para se gjithash jo zėrin e shtetit serb, por atė tė Kishės Serbe dhe se serbėt nuk do tė dalin nė kėto zgjedhje. Ne e dimė se disa serbė do tė dalin tė votojmė, por e dimė poashtu qė edhe Millosheviqi i kishte mė herėt disa shqiptarė 'tė ndershėm' politikisht, kėshtu qė edhe shqiptarėt tani kanė disa serbė 'tė ndershėm', tė cilėt pėr interesa tė ndryshme marrin pjesė nė jetėn politike tė krahinės dhe nė kėtė mėnyrė e njohin pavarėsinė e Kosovės. BBC: Zoti Jakshiq, ėshtė thėnė se kėto zgjedhje janė njė mundėsi e mirė pėr serbėt qė tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre legjitimė?
Marko Jakshiq: Serbėt kanė zgjedhur pėrfaqėsuesit e tyre legjitimė me 11 maj tė vitit tė kaluar. Kėta, domethėnė, nuk do tė ishin pėrfaqėsuesit legjitimė tė serbėve, por do tė ishin pėrfaqėsues tė shqiptarėve, sepse e pėrsėris, ata do tė ishin serbė 'tė ndershėm' politikisht pėr shqiptarėt e qeverisė sė Hashim Thaēit. Kėshtu qė serbėt i kanė pėrfaqėsuesit e tyre legjitimė, i kanė delegatėt e tyre nė Kuvendin e Serbisė dhe ata duhet ti pėrmbahen kėsaj, ndėrsa zgjedhja e pėrfaqėsuesve tjerė sipas dėshirės sė qeverisė sė Prishtinės, nuk do tė ishte me perspektivė pėr qėndrimin e serbėve kėtu. Mendoj se nė kuadėr tė njė qeverisje tė tillė nuk do tė kenė tė ardhme nė Kosovė. BBC: A do tė sanksiononi ēfarėdo votuesi potencial serb tė dielėn? Marko Jakshiq: Unė nuk jam nė pozitė tė tillė qė tė mund tė sanksionoj kėdo qoftė, duke pasur parasysh se partia politike tė cilės i pėrkas, nuk ėshtė nė pushtet. Nė pushtet nė Beograd kanė ardhur disa njerėz tė rij, nuk e di a do ta bėjnė ata kėtė, por pozita ime sot nuk mundėson saksionimin e askujt sepse nuk jam nė pushtet. BBC: Por a mendoni ju se votuesit eventualė serbė duhet tė saksionohen po tė ishit ju nė pushtet? Marko Jakshiq: Sikur ne tė ishim nė pushtet, tė gjithė ata qė janė tė pėrfshirė nė njė mėnyrė nė process zgjedhor, ne do tua kufizonim ndihmėn materiale, donacionet e pagat qė i marrin nga Serbia, sepse thjesht nuk mundeni tė merrni dy paga nga dy punėdhėnės tė ndryshėm, duhet tė pėrcaktoheni pėr njėrin. Njė vend nuk mund ti ketė dy zot shtėpie, ose do tė zgjidhni shtetin e Serbisė ose atė tė Kosovės. Nėse e doni shtetin e Serbisė, atėherė nuk mund tė merrni pjesė nė procesin zgjedhor pėr shtetin e pavarur tė Kosovės, e nėse e bėni kėtė atėherė nuk mund tė merrni mbėshtetjen financiare qė e jep Beogradi. BBC: Zoti Jakshiq, Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve ka paralajmėruar hapjen e vendvotimeve alternative. A do tė thotė kjo se nė mjediset serbe nuk do tė lejohet hapja e vendvotimeve nė shkolla apo nė institucione tė tjera, sidomos nė veri tė Kosovės? Marko Jakshiq: Gjithkund nė botė duhet tė respektohet vullneti zgjedhor i shumicės sė qytetarėve. 99 pėrqind e serbėve nė kėto hapėsira ėshtė kundėr zgjedhjeve lokale tė organizuara nga qeveria e Kosovės. Tė gjitha shkollat dhe ndėrtesat e tjera kėtu i ka ndėrtuar Serbia, nxėnėsit dhe prindėrit e tyre janė serbė dhe ata sigurisht qė duhet tė pyeten a e dėshirojnė Kosovėn e pavarur apo jo. Hapja me dhunė e vendvotime dhe provokimi i konflikteve mendoj se nuk i sjell asgjė tė mirė askujt, sepse nuk mundeni me dhunė qė tė konstituoni apo tė impononi ēfarėdo pushteti. Duhet tė respektohet edhe bindja politike e serbėve. Bindja e tyre ėshtė se nuk janė pėr njė shtet tė pavarur shqiptar, serbėt e kanė shtetin e tyre, Serbinė dhe pėr kėtė arsye nuk shoh asnjė shkak dhe asnjė nevojė qė nė mėnyrė tė njėanshme tė provokohen konflikte te bashkėsia serbe nė veri tė Kosovės dhe Metohisė. |
LOKALE
Rada Trajkoviq akuzon Beogradin10 nėntor 2009 | Rajoni
Presidenti Sejdiu pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit06 nėntor 2009 | Rajoni
Siguria nė Kosovė nė prag tė zgjedhjeve 11 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||