BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 10 nėntor 2009 - 13:25 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Festimet nė Berlin
 
Berlini
Gazetat britanike nė faqet e para sjellin tema tė ndryshme por tė gjitha kanė foto nga festimet e djeshme nė Gjermani me rastin e rrėzimit tė Murit tė Berlinit.

'Gėzimi i lumturisė' ėshtė titulli nė faqe tė parė tė The Independent nėn njė fotografi tė madhe tė kancelares gjermane Angela Merkel mes ish udhėheqėsit tė Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachov dhe ish presidentit polak dhe udhėheqėsit tė Solidaritetit, Leh Valesa.

Po kjo gazetė shkruan pėr pezullimin e planeve tė qeverisė britanike pėr njė bankė tė dhėnash tė tė gjitha telefonatave, email-eve dhe vizitave nė internet tė ēdo britaniku.

Sipas The Independent ministria e brendshme britanike ka konfirmuar se plani pėr skemėn e ashtuquajtur 'Big Brother' ėshtė shtyer deri pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit tė ardhshėm pėr shkak tė protestave tė shumta se mund tė abuzohet me kėtė skemė gjatė fushatės pėr kėto zgedhje.

E pėrditshmja The Times nė faqe tė parė sjell njė titull optimist pėr ekonominė e vendit.

Nėn titullin 'Britanikėt presin sė shpejti ditė mė tė mira' sugjerohet se ekonomia e Britanisė sė madhe ka filluar tė ringjallet pas njė periudhe tė zbehtė si rezultat i recesionit global.

Sipas njė sondazhi tė agjensisė Populus blerjet dhe shpenzimet qė pritet t'i bėjnė britaniket nė prak tė festave tė vitit tė ri do tė ndihmojnė ringjalljen ekonomike tė vendit.

Nė mes tė shenjave tė tjera optimiste edhe monedha britanike sterlina ka shėnuar rritjen mė tė madhe gjatė tre muajve tė fundit ndaj dollarit amerikan.

E pėrditshmja Daily Telegraph nė faqe tė parė sjell njė artikull ku thuhet se 8 nga 10 infeksionet qė merren nė spital nuk raportohen dhe se pacientėt vdesin pa nevojė pėr shkak se Autoriteti publik i shėndetėsisė ėshtė duke u pėrqėndruar vetėm nė luftimin e dy super viruseve kryesore.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake