|
Obama dhe shpresa pėr paqe
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu takohet me presidentin Obama, por muzika qė do t'i shkonte atmosferės sė kėtij takimi
ėshtė pa ritme.
Historia e shpresės sė re pėr paqe nė Lindjen e Mesme filloi me lulėzim. Njė president i ri qė kėrkonte tė ndryshonte imazhin e Amerikės nė botėn arabe. Njė president qė do ta vendoste paqen nė Lindjen e Memse nė krye tė axhendės sė tij qė prej ditės sė parė nė detyrė. Zoti Obama, duke marrė zemėr nga votat e gati 80 pėr qind tė komunitetit hebre nė Amerikė sinjalizoi se ai do ishte personi qė do ta ringrinte marrėdhėnien e Uashingtonit me Izraelin. Paqja me palestinezėt ishte qėllimi. Dhe nėse kjo do tė thoshte qė tė ishte edhe njė mik kritikues i Izraelit, pse tė mos ndodhte. Kanė kaluar 10 muaj dhe pas vizitave tė pėrsėritura nė rajon nga emisari amerikan George Mitchell, paqja duket mė larg se kurrė. Administrata Obama ėshtė e tmerruar nga fakti qė paqja mund tė jetė mė larg, sesa ishte nė ditėt e mira tė janarit. Nė fund tė vitit 2008 kryeministri i larguar izraelit, Ehud Olmert i bėri njė ofertė shumė tė rėndėsishme presidentit palestinez, Mahmoud Abbas. Cilado qoftė arsyeja zoti Abbas hezitoi. Ai e dinte se zoti Olmert do tė zėvendėsohej shumė shpejt. Ndoshta ai priste prej presidentit tė ri nė Uashington qė t'i siguronte njė marrėveshje mė tė mirė. Zoti Olmert dhe plani i tij i paqes u kthyen nė histori. Ai u zėvendėsua nga Binyamin Netanyahu, qeveria e tė cilit u votua nė fund tė muajit mars. Qė prej asaj kohe marrėdhėniet mes Izraelit dhe SHBA-sė kanė qėnė nė anėn e ulėt tė peshores. Presidenti Obama ishte i vendosur pėr tė kėmbėngulur nė ndalimin e ndėrtimeve nė Bregun Perėndimor. Mahmoud Abbas e shfrytėzoi kėtė si kusht pėr bisedime. Por zoti Obama duket se nė njė periudhė afatshkurtėr e ka gjykuar keq forcėn e zotit Netanyahu. Amerikanėt nuk kanė pėr momentin as njė marrėveshje pėr ndalimin e zgjerimit tė vendbanimeve, as bisedime dhe as njė rrugė tė qartė pėrpara. |
LOKALE
Abbas nuk kėrkon mandat tė ri06 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Kėrkohet fillimi i bisedimeve01 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Intensifikohet diplomacia pėr paqen31 tetor 2009 | Faqja Kryesore
Manovra tė mėdha ushtarake izraelito-amerikane21 tetor 2009 | Faqja Kryesore
OKB mbėshtet raportin pėr Gazėn16 tetor 2009 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||