|
Sulmi 'nuk ishte komplot terrorist'
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Byroja Federale e Hetimit nė SHBA thotė se sulmi nė kazermėn e Fort Hoodi-it nuk ishte pjesė e ndonjė komploti mė tė gjerė
terrorist.
Gjatė sulmit humbėn jetėn 13 persona. Autori i tij dyshohet se ėshtė majori i ushtrisė, Nidal Malik Hasan. FBI tha se majori Hasan kishte tėrhequr vėmendjen e tyre vitin e kaluar gjatė njė hetimi qė nuk kishte lidhje me rastin. FBI thotė se kishte interceptuar komunikimin mes majorit Nidal Malik Hasan dhe tė njė personi qė raportohej si klerik radikal. Rasti nuk u hetua mė tej nga Byroja, pasi dukej se ai nuk binte ndesh me kėrkimet akademike tė z. Hasan si psikiatėr i ushtrisė. 'Studime akademike' FBI thotė se majori i kishte tėrhequr vėmendjen nė dhjetor tė vitit tė shkuar, si pjesė e hetimit tė njė task force tė njė agjensie anti-terrorizmi. Atėherė ishte interceptuar njė komunikim mes tij dhe njė individi emri tė cilit nuk jepet, por qė nga tė tjerė raportohej tė ishte njė klerik radikal i lindur nė Amerikė, por qė jetonte nė Jemen. Task forca nuk i vazhdoi mė tej hetimet pėr rastin, pasi arriti nė pėrfundimin se komunikimi nuk binte ndesh me studimet akademike qė po kryheshin nga majori. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||