BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 09 nėntor 2009 - 16:35 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Roli i muzikės nė rrėzimin e Murit
 
Porta e Brandenburgut nė Berlin
Bashkė me politikanėt dhe shkrimtarėt qė ishin duke kėrkuar ndryshimin nė Berlin Lindor, njė rol luajtėn edhe muzikanėt dhe Toni Krahl ishte mė i njohuri ndėr ta.

Ai ishte lideri i City, njė prej grupeve tė muzikės rock, mė popullore nė Gjermaninė Lindore.

Kėnga e tyre mė e njohur ishte Am Fenster, qė pėrkthehet Nė dritare.

Toni Krahl kishte firmosur edhe Rezolutėn e Artistėve, njė lėvizja kulturore e cila pėrpiqej tė promovonte ndryshim brenda kufijve tė sistemit socialist.

Ēfarė roli luajti kjo lėvizje revolucionare nė rrėzimin e sistemit njėzet vjet mė parė?

James Coomarasamy i BBC-sė e pyeti muzikantin fillimisht se ēfarė po bėnte kur u rrėzua muri.

Krahl: Ditėn e 9 nėntorit, unė isha me grupin tim City nė Gjermaninė Perėndimore dhe po jepnim njė koncert pranė qytetit Kasel.

Ky koncert ishte planifikuar prej kohėsh dhe po zhvillohej normalisht, derisa dikush papritur nė mes tė tij, hapi dyert dhe thirri: "Ėshtė hapur Muri!".

Askush nuk mund ta besonte me tė vėrtetė dhe ne kishin edhe disa kėngė tė tjera pėr tė luajtur.

Pasi pėrfunduam koncertin u ulėm pėrpara televizorit me gojė hapur, nuk mund ta besonim.

BBC: Teksa shikonit kėtė ēfarė ju shkonte nė mendje?

Krahl: Ajo qė mendova atėherė, ishte se nėse Muri kishte rėnė, mund tė vazhdonin jetėn.

Nė muajt pėrpara se tė ndodhte kjo, situata kishte qėnė e patolerueshme, njerėzit nuk flisnin pėr tjetėr gjė.

E vetmja gjė pėr tė cilėn flisnin, jo nė media, por mes miqsh, ishte se sa njerėz prisnin nė ambasadat e kryeqyteve nė mbarė bllokun lindor pėr tė marrė viza tė Gjermanisė Perėndimore dhe sa njerėz kishin kaluar kufirin e Hungarisė pėr nė Austri pėr tė shkuar nė Gjermaninė Perėndimore.

Njerėzit nuk flisnin pėr tjetėr gjė. Nuk ishte mė jetė normale.

Unė mendova se nėse kufiri ishte hapur dhe ēdokush mund tė shkojė ku tė dojė, ndoshta ēdo gjė do tė qetėsohet dhe mund tė kthehet nė normalitet.

BBC: Na tregoni pėr Rezolutėn e Artistėve, ju keni qėnė njė prej nėnshkruesve tė saj. Ēfarė fshihej prapa saj, cila ishte filozofia?

Krahl: Mua mė pėlqen tė them se asokohe askush nuk fliste pėr gjė tjetėr, pėrveē situatės politike, ndaj edhe ne personat e njohur ishim nė njė fare mase tė detyruar tė mbanim njė qėndrim publik pėr atė qė po ndodhte.

Asokohe sapo kishte dalė Forumi i Ri, njė grup shtetasish qė dėshironin tė njiheshin si njė organizatė politike, me qėllim qė tė bisedonin me njerėzit e pushtetit, se si tė reformonin Republikėn Demokratike Gjermane.

Forumi i Ri kishte nevojė pėr mbėshtetje popullore dhe ne dėshironim ta promovonin atė.

Ne ishim njė grup muzikantėsh rrok dhe mes nesh kishte edhe kantautorė qė kėrkonim qė Forumi i Ri tė njihej si parti politike.

U mblodhėm njė grup miqsh dhe shkuam tė takonim Bärbel Bohley, qė ishte njė prej bashkėorganizatorėve tė Forumit tė Ri dhe pėr tė diskutuar me tė dhe pėr tė marrė vesh se ēfarė po planifikonin.

Ne i thamė, nė rregull do tė mbėshtesim dhe disa ditė pas kėsaj, hartuam njė rezolutė ku kėrkonin qė Forumi i Ri tė njihej si njė organizatė politike.

Ne e dėrguam kėtė deklaratė kudo, nė shtyp nė zyrat e qeverisė, madje e lexuam edhe nė koncertet tona.

Ajo pati me tė vėrtetė efekt, megjithėse jo qė tė gjithė e pėlqyen atė dhe pėr shkak tė kėsaj u pėrballėm me sanksione.

BBC: A e ndjenit qė ishte mė e lehtė pėr ju qė tė sillnit ndryshime, sepse sistemi iu besonte?
Toni Krahl thotė se mungesa e Murit ėshtė njė pėrmirėsim i madh
Vendi ku ka qėnė Muri i Berlinit

Krahl: Ne nuk na besohej, por ne ishim tė mbrojtur prej popullaritetit tonė, qė do tė thotė se mund tė thonim gjėra qė njė person normal nuk mund t'i kishte thėnė nė jetėn e tij normale.

Sa mė shumė popullor, aq edhe mė i mbrojtur ishe.

Ne kishim kolegė qė nuk ishin edhe aq tė famshėm sa ne. Edhe ata ishin pjesė e rezolutės, por ku e lexuan atė nė koncertet e tyre, pėr ta ishte edhe mė vėshtirė.

Atyre iu ndalua qė tė luanin, apo koncertet e tyre u anuluan.

Kjo ishte mė keq sesa pėr ne nė grupin City.

Megjithėse ne nuk u pėrballėm haptazi me sanksioneve, patėm probleme.

Pėr shembull, njė herė kur u kthyem nė furgonin tonė tė koncerteve i gjetėm gomat e shpuara, megjithėse makina ruhej nga shėrbimet e sigurisė.

Pra ishte e qartė se kush e kishte bėrė, kush i kishte ēarė gomat, pėr tė na ndėshkuar pse e lexuam rezolutėn.

BBC: Si e shikoni pėrparimin apo ciklin tuaj, nga pozicioni i njė protestuesi, nė dikė qė duhet tė bėnte kompromise pėr tė arritur atė qė deshte nė Gjermaninė Lindore tek njeriu qė sot jeton njė vend tė lirė?

Krahl: Nė Republikėn Demokratike Gjermane, ēdo gjė rregjistrohej.

Ēdo gjė qė ne kemi prodhuar apo dėshironim tė botonim duhet tė kalonte pėrmes censurave, por kompromiset qė ne bėmė ishin mjaft tė vogla, jo shumė tė dhembshme.

Ndonjėherė pati debate dhe disa tekste kėngėsh do tė priteshin dhe ne do tė na duhej tė bėnim ndryshime.

Censura natyrisht ishte gjithmonė politike dhe kishte tė bėnte me ēdo gjė qė dikush nė rradhėt e publikut mund ta keqinterpretonte, por ne arritėm shumė mirė t'ia dilnim mbanė.

Gjithmonė si artist je nėn njė lloj presioni, qoftė ai nga kompania e rregjistrimeve apo kanali televiziv.

Ne ende i bėjmė kėto kompromise, madje kėtė e bėjnė edhe ata njerėz qė kanė jetur gjithmonė nė demokraci tė lira.

Unė e di pėr shembull, qė grupi Doors, nėse shkonte nė televizione nė SHBA, nuk mund t'i luante kėngėt njėsoj, atyre iu duhej tė ndryshonin tekstin.

Kėto janė kompromise qė i bėn ose jo.

Nėse nuk i bėn, do tė humbasėsh shumė mundėsi nė kėtė biznes ku na duhet tė punojmė tė gjithė sėbashku.

BBC: Le tė kthehemi tek ajo qė ndodhi kur u rrėzua muri. Si ndryshoi jeta juaj? A ishin tė gjitha ndryshimet pėr mirė?

Krahl: Natyrisht. Mendoj se ka gjėra qė mund tė pėrmirėsohen.

Mendoj se kemi njė kapitalizėm pa kufizime nė Gjermaninė e bashkuar dhe nė mbarė Evropėn.

Por nė thelb ka patur njė pėrmirėsim shumė tė madh nė cilėsinė e jetės tė shumicės sė njerėzve.

Mjafton fakti qė nuk ka mė mur nė mes tė Berlinit dhe ti e ndjen vėrtetė kėtė.

Pra tė kishe kėtė kufi ndėrkombėtar nė mes tė qytetit tim dhe fakti qė ai nuk ėshtė mė atje, po vėrtetė, ėshtė njė pėrmirėsim i shumė i madh.

 
 
LOKALE
Berlini feston rėnien e Murit
09 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Njeriu qė e rrėzoi mė herėt Murin
09 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Njeriu qė hoqi Perden e Hekurt
05 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Revolucioni i Evropės 20 vjet mė pas
03 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Shqipėria dhe Muri i Berlinit
08 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Muri i Berlinit dhe Kosova
09 nėntor 2009 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake