BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 09 nėntor 2009 - 14:16 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Njeriu qė e rrėzoi mė herėt Murin
 
Rrėzimi i Murit tė Berlinit
Zoti Schabowski mendonte se bashkimi do tė ndodhte mė vonė
Nė distancė hapja e Murit tė Berlinit mund tė shihet si njė zhvillim qė ishte i pashmangshėm, njė pasojė e natyrshme e ndryshimeve qė po i jepnin formė Evropės.

Por nė pjesėn mė tė madhe tė vitit 1989, ajo ishte njė gjė e paimagjinueshme.

Vetė vendimi ishte nė vetvete njė aksident, sepse as nuk pati synimin tė ndodhte nė mėnyrėn qė ndodhi dhe as tė shkaktonte ndryshimet qė pasuan.

Guenter Schabowski ishte zėdhėnėsi i Partisė Komuniste tė Gjermanisė Lindore nė 9 nėntor tė vitit 1989.

Ai njoftoi gabimisht se do tė jepeshin viza lirisht pėr ata persona qė dėshironin tė largoheshin nga vendi.

Kjo bėri qė njerėzit t'i drejtoheshin kufirit dhe komentet e tij shihen si fjalėt qė ēuan nė rėnien e Murit.

Por 20 vjet mė pas zoti Schabowki i tha BBC-sė se njoftimi nuk ishte njė gabim ai thjesht u bė mė herėt seē duhej.

BBC: A ju a trajtuar historia nė mėnyrė jo tė drejtė?

Schabowksi: Nuk mendoj se historia mė dha njė detyrė, pėr tė cilėn nuk do tė merrja mirėnjohje, sepse megjithėse roli im ishte jo i vullnetshėm, ai ndihmoi pėr t'i dhėnė fund konfrontimit mes Lindjes dhe Perėndimit.

Udhėheqėsia e Partisė Komuniste tė Gjermanisė Lindore kishte arritur nė konkluzionin se kishte nevojė pėr transparencė se duhet tė mbahej njė konferencė shtypi dhe unė mendova se unė isha personi i duhur pėr kėtė punė.

BBC: A ishte gabim? A gabuat gjatė asaj konference pėr shtyp?

Schabowksi: Nuk ishte gabim. Nuk ishte se unė thashė: Vetė unė Schabowksi e hapa murin", kjo do tė kishte qėnė absurde.

Njė gabim qė ndodhi ishte fakti qė njoftimi ishte ndaluar tė jepej, por unė nuk e dija.

Do tė kishte qėnė e ēuditshme qė t'u thoja njerėzve se kufiri ishte hapur, por mos u thoja se kur.

Muri do tė ishte hapur gjithėsesi, ndoshta disa orė mė vonė dhe me mė shumė kontroll nga ana e qeverisė gjermanolindore.

BBC: A mendoni se do tė kishte patur efektin qė pati?

Schabowksi: Padyshim. Unė e imagjonoja qė hapja e Murit do tė kishte disa pasoja.

Por nuk i kisha imagjinuar ato lloj pasojash nė atė moment. Askush nė parti nuk e kishte imagjinuar kėtė.

BBC: A mendonit se do tė ēonte drejt bashkimit?

Schabowksi: Po e imagjinoja, por jo kaq shpejt. Unė mendoja se do tė kalonte njė periudhė prej disa vjetėsh.

BBC: Si mendoni qė do tė mbahet mend Gjermania Lindore?

Schabowksi: Si duhet tė mbahet mend? Socializmi ishte njė projekt i keq, ai dėshtoi jo vetėm nė Gjermaninė Lindore, por nė tė gjithė frontin, pėrfshirė edhe Bashkimin Sovjetik.

BBC: Si e shikonin ribashkimin e Gjermanisė. A ndiheni kėtu si nė shtėpinė tuaj?

Schabowksi: Ky ėshtė vendi im. Unė jam i lumtur qė ribashkimi ndodhi nė njė mėnyrė paqėsore, kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme.

Mbi tė gjitha, nuk ishte njė konfrontim mes socializmit dhe kapitalizmit qė u kapėrcye. Ishte konfrontimi mes diktaturės dhe demokracisė.

Demokracia fitoi dhe solli avantazhe nė tė dyja anėt e Gjermanisė.

 
 
LOKALE
Muri i Berlinit dhe Kosova
09 nėntor 2009 | Rajoni
Shqipėria dhe Muri i Berlinit
08 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Njeriu qė hoqi Perden e Hekurt
05 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Revolucioni i Evropės 20 vjet mė pas
03 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
1989 - Fėmijėt e Revolucionit
28 tetor 2009 | Forum
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>