BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 09 nėntor 2009 - 07:29 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Berlini nė pritje tė festimeve
 
Domino gjigande para Portės sė Branderburgut
Dominotė e pikturuara do tė rrėzohen
Udhėheqės nga vende tė ndryshme tė botės po mblidhen nė Gjermani pėr tė marrė pjesė nė festimet pėr tė pėrkujtuar pėrvjetorin e 20-tė tė rėnies sė Murit tė Berlinit.

Shkatėrrimi i tij kontribuoi nė rėnien e komunizmit, bashkimin e Gjermanisė dhe nė pėrfundimin e Luftės sė ftohtė.

Nė njė veprim simbolik, mysafirėt do t'i bashkohen kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ish-udhėheqėsit sovjetik, Mikhail Gorbachev, pėr tė kaluar nė kėmbė Urėn Bornholemer, pikėkalimin e parė kufitar qė u hap nė vitin 1989 nė qytet.

Pėrgjatė vijės sė murit tė dikurshėn janė vendosur domino gjigande tė pikturuara nga tė rinjtė.

Ato do tė rrėzohen pėr tė demonstruar se si ranė njėra pas tjetrės qeveritė komuniste tė asaj kohe nė Evropėn Lindore.

Pa keqardhje

Zyrtari gjerman, komentet e shkujdesura tė tė cilit mendohet se ēuan nė rėnien e Murit tė Berlinit, ka dhėnė versionin e tij tė ngajrjes pėr BBC-nė 20 vjet mė pas.

Nė njė intervistė tė rrallė nga shtrati nė spital, Guenter Schabowski, ish pjesėtar i udhėheqjes komuniste tė Gjermanisė Lindore, e ka pranuar se kishte patur probleme komunikimi me kreun e partisė sė tij kur u desh tė njoftonte disa regulla tė reja pėr udhėtimin e shtetasve.

Njoftimi shėrbeu si katalizator pėr grumbullimet masive nė pikėkalimet kufitare nė natėn e 9 nėntorit dhe demonstroi dobėsinė e autoriteteve komuniste.

Por z. Schabowski tha se nuk ndjente keqardhje pėr kėtė tė 'gabim trashanik', sepse ai sipas tij, ēoi nė bashkimin paqėsor tė Gjermanisė sė ndarė.

Sondazh pėr kapitalizmin

Rėnia e Murit tė Berlinit u konsiderua si triumf i kapitalizmit. Por njė sondazh i ri ka arritur nė pėrfundimin se besimi nė sistemin e tregut tė lirė ka rėnė nė mbarė botėn.

Sipas sondazhit tė kryer pėr Shėrbimin Botėror tė BBC-sė, vetėm 11 pėrqind e tė intervistuarve nė 27 vende, besojnė se kapitalizmi po fuksionon si duhet.

Rreth dy tė tretat e tė intervistuarve kanė shprehur dėshirėn qė qeveritė e tyre t'i shpėrndanin pasuritė nė mėnyrė mė tė barabartė.

Sondazhi i BBC-sė sugjeron se shumica duan qė qeveritė tė bėjnė mė shumė pėr tė mbajtur nėn kontroll biznesin dhe qė ato tė kenė mė shumė nė dorė nė fushėn e industrive tė rėndėsishme nė vednet pėrkatėse.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake