|
Shqipėria dhe Muri i Berlinit
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Rėnia e Murit ėshtė mbajtur nė heshtje nga propaganda e regjimit komunist tė kohės.
Mė shumė se muri i Berlinit, nė Shqipėri duket se ka bėrė pėrshtypje vrasja e drejtuesit komunist tė Rumanisė, Ēaushesku. Ndikimi i kėtyre ngjarjeve nė Shqipėri do tė kulmonte rreth njė vit mė vonė, nė dhjetor tė vitit 1990, kur nėn presionin popullor, regjimi u detyrua tė lejonte pluralizmin politik. Nė Shqipėri pak vetė e mbajnė mend 9 nėntorin e vitit '89, ditėn kur nė Berlin qindra mijėra gjermanė shembėn murin qė prej 3 dekadash e ndante qytetin nė dy pjesė. Tė nesėrmen, gazeta e Partisė sė Punės, Zėri i Popullit, nė 2 prej 4 faqeve tė saj njoftonte pritjet dhe darkat qė jepeshin nė Tiranė pėr nder tė ministrit tė jashtėm tė Kubės nė njė vizitė zyrtare njė javore nė Shqipėri. Gjatė asaj jave mund tė gjesh nė faqet e gazetės gjithė protokollin dhe frazat klishe tė propagandės pėr vizitorin nga Kuba, por asnjė rresht ku tė pėrmendet rėnia e murit te Berlinit. Nė komitetin qėndror tė partise komuniste nuk u cuditen dhe as nuk e analizuan kėtė ngjarje, kujton pėr BBC Spiro Dede, ish-zyrtar i lartė pranė byrosė politike: "Kur ra muri i Berlinit nuk u quajt se ndodhi ndonjė ēudi e madhe, apo ndonjė gjė e paparashikuar. U konsiderua si njė ngajrje qė nė mos njė ditė, njė tjetėr do tė ndodhte. Kjo pėr dy arsye, e para se ndryshime tė mėdha kishin filluar nė tė gjithė Lindjen dhe e dyta ekzistonte mentaliteti se Gjermania lindore ashtu si dhe vende tė tjera tė Lindjes ishin revizionistė, po shkonin drejt kapitalizmit. Kėshtu qė pėr pjesėn mė konservatore tė Partisė sė Punės, kjo ngjarje ishte njė pėrfundim logjik. Ndėrsa elementėt mė tė pėrparuar mendonin se po thyheshin barrierat e mėdha qė kishin ndarė botėn." Pak shqiptarė e mėsuan se c'po ndodhte nė Berlin, gjysmė fshehurazi, duke ndjekur televizionin shtetėror italian, apo duke dėgjuar ndonjė radio tė huaj. Pėr radiotelevizionin shtetėror, tė kontrolluar tėrėsisht nga aparati i propagandės, as qė bėhej fjalė tė tregonte dhe analizonte ngjarjet tronditėse nė zemėr tė Europės.
Opinioni publik prej vitesh ishte pėrgjithėsisht i topitur dhe tėrėsisht i shtypur nga diktatura. Ndėrsa qindra tė burgosur politikė filluan tė ndjejnė nga brenda mureve tė qelive se dicka e rėndėsishme po ndodhte, kujton pėr BBC ish-i burgosuri politik Spartak Ngjela "Pėrpara se tė binte muri i Berlinit nė burgun e Burrelit kishte lindur shpresa pėr shkak tė lėvizjes sė Gorbaēovit. Ne kishim parė edhe tronditjen e Tiranės. Reformat e Moskės dhanė shpresė nė njė vend ultrakomunist si Shqipėria. Nė Shqipėri kishte mė shumė njė terrorizėm tė kulluar se sa njė doktrinė. Nė burg te ne qarkullonte mendimi se ndarja e Gjermanisė dhe ndarja e Shqipėrisė prej Kosovės kanė tė njėjtin fat. Kjo mund tė ngjante pak si poetike mė shumė se sa historike, por kjo kishte zėnė vend sepse nė burgjet politike shqiptare ka pasur shumė elementė nacionalistė." Por regjimi nė Tiranė besonte se ngjarjet e Berlinit nuk kishin tė bėnin me Shqiperinė.
Propaganda kishte kohė qė kishte nisur tė artikulonte shprehjen se Shqiperia nuk ėshtė as Lindje as Perėndim. Ndonėse kishin nisur disa pėrpjekje pėr tė lehtėsuar regjimin, frymėzues i tė cilave ishte udhėhėqėsi komunist Ramiz Alia, Shqipėria mbetej ende njė bastion stalinist. Remzi Lani ka drejtuar nė vitet '80 gazetėn Zėri i Rinisė, me tendenca liberale krahasuar me organin e partisė, ZP. "Propaganda zyrtare u pėrpoq ta kalonte rėnien e murit nė heshtje sepse nuk ishte e interesuar ta popullarizonte atė. Ishte njė lloj taktike e regjimit nė atė kohė qė tė hiqej sikur rėnia e murit nuk kishte tė bėnte me Shqipėrinė, sepse Ramiz Alia dhe regjimi donin ta paraqisnin Shqipėrinė si njė rast tė veēantė. Pėr ata ajo ishte njė ngjarje brenda sistemit kapitalist. Rėnia e murit tė Berlinit shėnon njė plasaritje tė thellė nė murin e Tiranės i cili do tė binte njė vit mė pas. Pra, ai shėnon fillimin e fundit tė komunizmit nė Shqipėri. Shqipėria ishte guri i fundit i dominosė." Rėnia e murit tė Berlinit erdhi si ngjarja kulmore e pakėnaqėsisė qė po shpėrthente nė disa vende tė Europės Lindore. Sinjale tė forta ishin dhėnė qė nė fillim tė muajit tetor nė qytetin e Laipcigut kur mijėra njerėz, tė mbledhur pėr javėn e lutjeve tradicionale pėr paqe, bėnė thirrje pėr liri dhe ndryshime rrėnjėsore. Kėto zhvillime e kishin hutuar udhėheqjen komuniste nė Tiranė e cila nuk po jepte mė as udhėzimė pėr diplomatėt shqiptare. Shpėtim Ēaushi ka qenė ambasador i Shqipėrisė nė Bon tė Gjermanisė, deri pak javė pėrpara se tė binte muri i Berlinit. "Nė Tiranė pati njė farė mpirje. Udhėzimet qė vinin nga Ministria e Jashtme u bėnė mė tė rralla. Tirana zyrtare nė ato momente pothuaj nuk i ndie. Ne vetėm sa merrnim herė pas here informacione nga shtypi i Tiranės pėr idetė e tė ashtuquajturave reforma qė po zhvilloheshin, apo pėr njė farė hapjeje qė po pėrpiqej tė bėnte Shqipėria ndaj botės sė jashtme. Nė Tiranė me sa dukej nuk arrinin t'i pėrtypnin si duhej zhvillimet nė Gjermani. Neve na sugjerohej tė thonim se Shqipėria nuk bėn pjesė as nė Lindje dhe as nė Perėndim dhe se duhej trajtuar ndryshe." Ndonėse Shqipėria kishte kohė qė kishte dalė nga vėmendja e perėndimorėve, vendi i parė qė kujtohet dhe i ofron njė shans Tiranės pėr tė ndryshuar kursin stalinist, ka qenė pikėrisht Gjermania Perėndimore, qė nė mes tė viteve '80.
Por, shansi i ofruar nga Boni nuk do te kapej nga udhėheqėsit e ngurtė komunistė nė Tiranė. Ambasadori Shpėtim Ēaushi kujton dhe reflekton kėshtu pas 20 vitesh "Nė Gjermaninė perėndimore i prisnin dhe i dėshironin ndryshimet nė Shqipėri dhe i inkurajonin ato. Nė rast se udhėheqja e asaj kohe nė Tiranė do t'i kishte mirėpritur kėto sinjale, nėse do tė kishte ecur shpejt nė reforma, Gjermania do tė kishte qendruar pranė dhe besoj do tė kishte pėrshpejtuar ndihmat ekonomike pėr Shqipėrinė." Vrasja e Ēausheskut dhe ndikimi nė Shqipėri Nėse propaganda nė Tiranė e injoroi tėrėsisht rėnien e murit tė Berlinit dhe mendjet e shumė njerėzve ishin tė topitura prej izolimit dhe dekadave tė diktaturės mė tė egėr nė Europė, vrasja e ciftit Caushesku nė Rumani, natėn e 25 dhjetorit tė po atij viti, shkaktoi tronditje. Ndoshta pėr herė tė parė udhėheqėsit e lartė komunistė nė Tiranė kanė menduar se fati i tyre mund tė ishte i ngjashėm. Zyrtari i lartė pranė byrosė politike, Spiro Dede, kujton "Ngjarjet nė Rumani me vrasjen e ēiftit Ēaushesku u ndoqėn nė mėnyrė mė dramatike. Shumėkush nė radhėt kuadrove tė larta tė Partisė hiqte paralele me jetėn e vet. Shumėkush mund tė shikonte tė ardhmen e vet nė atė ngjarje. Natyrisht, vrasja e Ēausheskut nuk kishte si tė mos nuk u shkaktonte morrnica. Edhe kėtu kishte dy qėndrime. Disa prej kuadrove thonin "Ja ku tė shpie revizionizmi!". Tė tjerė mendonin se Ēaushesku e kishte mbushur kupėn duke ia nxirrė jetėn popullit tė vet." Fundi tragjik i Causheskut, mė pak se dy muaj nga rėnia e murit nė Berlin, i rriti shpresat e tė burgosurve politikė nė Shqipėri. Nė burgje kishte nisur tė ndihej njė lehtėsim i masave shtrėnguese, literatura e huaj penetronte pa ndonje pengesė, shpresat e tė burgosurve se ndryshimi mund tė ndodhte edhe nė Shqipėri po shtoheshin, kujton Spartak Ngjela "Regjimin mė shumė e trembi fundi i Ēausheskut se sa muri i Berlinit, por regjimi i Tiranės nuk do kishte rėnė nė rast se udhėheqėsit komunistė nuk do tė kishin bėrė gabime tė rėnda nė ekonomi. Nė Shqipėri, pėr shkak tė marrėzisė sė Enver Hoxhės dhe butaforisė sė Ramiz Alisė, nomenklatura nuk e kuptonte se Perėndimi kishte mposhtur komunizmin." Nė Bllokun e Tiranės, ish-zona rezidenciale e nomenklaturės komuniste dhe e ndaluar pėr njerėzit e zakonshėm, sot mund tė shėtisėsh lirshėm. Zona ėshtė populluar me pallate tė rinj tė standarteve bashkėkohore dhe ndricimi nė mbrėmje ėshtė vezullues.
Por, 20 vjet mė parė, dhe sidomos natėn e vrasjes sė Causheskut, brenda vilave tė anėtarėve tė byrosė politike, hutimi dhe tronditja kishin pllakosur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Remzi Lani thotė: "Atė natė qė ėshtė vrarė Ēaushesku, dritat nė Bllokun komunist nuk janė fikur deri vonė. Nomenklatura ka fjetur keq kur ra muri i Berlinit, por nuk ka fjetur fare kur u vra Ēaushesku sepse atėhere e kuptuan se po u vinte radha. Nė Shqipėri, vrasja e Ēausheskut ėshtė pėrjetuar mė thellė se sa rėnia e murit tė Berlinit. Sepse kur ra muri i Berlinit mendohej se mbeteshin ende disa bastione tė komunizmit nė botė si Rumania, Kuba, Korea e Veriut dhe Kina. Por Rumania ishte afėr Shqipėrisė." Ngjarjet e vitit '89 janė historike pėr gjithė ish-lindjen komuniste dhe shėnojne fillimin e fundit tė luftės sė ftohtė qė mbajti tė mbėrthyer mbarė globin. Por, nėse nė vendet e bllokut tė lindjes pati disidencė apo lėvizje disidente nė pėrmasa tė ndryshme, nė Shqipėri ėshtė ende sot nė pikėpyetje nėse kishte apo nuk kishte disidentė gjatė diktaturės. Spiro Dede mendon se ka patur. "Nė Shqipėri nuk ka patur disidencė si nė Ēeki dhe nė Poloni sepse mekanizmi i represionit dhe i pėrndjekjes kėtu ka qenė shumė mė i ashpėr. Por, disidenca, pakėnaqėsia, papajtueshmėria me mėnyrėn si ishte organizuar shteti dhe si shkoi ekonomia e Shqipėrisė, kėto ekzistonin. Njė ndėr shembujt mė domethėnės ka qenė Ismail Kadareja dhe njė radhe intelektualėsh qė flisnin jo thjesht pėr mllefe personale por pėr gjithė mėnyrėn sesi drejtohej Shqipėria. Ata flisnin fare hapur dhe nė mėnyrė qė nganjėherė mund tė dukej skandaloze pėr kohėn. Unė mbaj mend shumė raste tė tilla me Kadarenė, i cili qė nga fillimi i viteve '80, fliste hapur se Shqipėria duhej tė ndryshonte totalisht." Sa mė shumė kalon koha, sa mė shumė Shqipėria afrohet me Evropėn, aq mė shumė njerėzit nė Shqipėri binden dhe gjejnė arsye tė kuptojnė se regjimi komunist i Tiranės ka qenė mė represivi dhe mė i egri nė tė gjithė ish-bllokun komunist. Me kėtė mund tė shpjegohet edhe mungesa e disidencės sė vėrtetė, apo edhe heshtja e plotė dhe injorimi total i ngjarjeve tė mėdha si rėnia e murit tė Berlinit nė shtypin e vitit 1989. Remzi Lani thotė: "Shtypi nė Shqipėri ishte mjaft i kontrolluar. Disa gazeta si Zėri i Rinisė, Bashkimi, Drita, kanė bėrė disa pėrpjekje liberalizuese, por kėto mė shumė lidheshin me artet. Por, ēėshtjet qė lidheshin me thelbin e regjimit ishin tabu qė nuk mund tė prekeshin aq lehtė. Mos tė harrojmė qė Shqipėria ka qenė njė regjim stalinist deri nė dhjetor tė vitit 1990. Krahasuar me Enver Hoxhėn, unė mendoj se Ēaushesku ka qenė njė demokrat i madh. Ndaj nuk mund tė pritej nė atė kohė qė shtypi i kohės tė ishte ndryshe." Do tė kalonte edhe njė vit nga rėnia e murit tė Berlinit qė tė binte muri i Tiranės. Goditjet e fundit ndaj tij do tė ishin hyrja e mijėra njerėzve nėpėr ambasadat perėndimore nė Tiranė nė korrik tė vitit '90 dhe largimi i bujshėm i Ismail Kadaresė pėr strehim politik nė Francė nė muajin tetor. Muri i Tiranės pas kėsaj do tė shkėrmoqej nė dhjetor nga njė lėvizje e fuqishme antikomuniste e studentėve nė kryeqytet. Sot
nė Shqipėri janė studentė ata qė lindėn pikėrisht nė vitin 1990. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||