|
Ministrat e G-20 vlerėsojnė progresin
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ministrat e financave tė G-20 tė mbledhur nė Skoci kanė rėnė dakord tė mbajnė pėrkrahjen qė po japin pėr rigjallėrimin e ekonomisė
globale derisa kjo tė jetė e sigurt.
Nė njė komunikatė pėrfundimtare, ata thanė se kushtet ekonomike ishin pėrmirėsuar pas reagimit tė koordinuar ndaj krizės. Por pėrmirėsimi ende ishte i pabarabartė dhe papunėsia ende mbetej njė shqetėsim serioz. Mė herėt, kryeministri britanik, Gordon Brown, propozoi njė taksė mbi transaksionet financiare pėr tė ndihmuar mbrojtjen e botės nga njė krizė tjetėr bankare. Duke folur para ministrave tė financave nga G-20 dhe vendeve nė zhvillim, zoti Brown tha se nuk ishte e pranueshme qė pėrfitimet e suksesit tė bankave tė merreshin vetėm nga njė pakicė, ndėrsa kostoja e dėshtimit tė tyre tė binte mbi tė gjithė. Zoti Brown tha se Britania nuk do tė vepronte e vetme dhe ēdo taksė e re mbi sistemin bankar duhet tė ishte njė marrėveshje globale. Ai tha se kjo mund tė formojė pjesė tė njė kontrate tė re globale ekonomiko- sociale pėr tė siguruar qė takspaguesit kurrė mė nuk do tė mbanin mbi shpatulla koston e dėshtimit bankar. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||