|
Vrasje nė kazermėn amerikane
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ushtria amerikane thotė se njė oficer i saj ka hapur zjarr mbi nė njė bazė ushtarake nė Teksas. Njoftohet se 13 ushtarė janė
vrarė dhe rreth 30 tė tjerė janė plagosur.
Komandanti i bazės nė Fort Wood, gjen. lejt. Bob Cone, tha se personi i dyshuar si autori i vrasjeve, majori Nidal Malik Hasan, ishte plagosur. Ish-kolegė tė intervistuar nė stacionet televizive amerikane thanė se ai ishte i indinjuar nga pėrfshirja e ushtrisė amerikanė nė Irak e Afganistan. Incident 'i tmerrshėm' Gjen. lejt. Cone tha se motivi i vrasjeve nuk dihej. Njė nga viktimat ishte polic, tė tjerėt ushtarė. Presidenti amerikan, Barack Obama e pėrshkroi incidentin 'si shpėrthim tė tmerrshėm dhune'. Nė njė konferencė shtypi nė Uashington ai tha: "Ėshtė mjaft e vėshtirė kur humbasim ushtarė e ushtare trima jashtė, por ėshtė e tmerrshme qė ata tė sulmohen nė njė kazermė ushtarake nė tokėn amerikane". Ai u shprehu ngushėllime familjeve tė viktimave dhe shtoi: "Do tė sigurohemi qė tė gjejmė pėrgjigjet pėr ēdo pyetje nė lidhje me kėtė incident tė tmerrshėm". 'Indinjatė' Major Nidal Malik Hasan ishte punonjės i sektorit tė shėndetit mendor tė ushtrisė i dislokuar nė Fort Hood. Mė herėt u duk se pas incidentit, ai u vra nga policia, por komandanti i bazės tani thotė se majori Hasan ėshtė gjallė. Ish-kolegė tė tij, tė intervistuar nga stacionet televizive amerikane thanė se majori ishte i palumtur me epitetet racore qė pretendonte se i viheshin. Ata thonė se ai kėrkonte tė shmangte dhe dislokimin e shpejtė nė Irak. Korrespondenti i BBC-sė nė Uashington thotė se kolegėt mendojnė se ai po bėhej gjithmonė e mė i indinjuar nga pėrfshirja amerikane atje dhe nė Afganistan. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||