BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 06 nėntor 2009 - 09:52 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Kuvendi debaton bojkotin
 

 
 
Kuvendi i Shqipėrisė
Maxhoranca dhe opozita janė ende larg arritjes sė kompromisit
Parlamenti shqiptar ėshtė pėrfshirė nga debatet rreth nevojės sė njė kompromisi midis maxhorancės dhe opozitės pėr tė mundėsuar hyrjen e kėsaj tė fundit nė kuvend.

Kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule ka ftuar maxhorancėn tė hedhė hapin e parė duke thėnė se duhen vendosur interesat e vendit mbi ato partiake.

Por kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tha se asnjė interes partiak nuk mund tė kundėrshtojė vendimin e gjykatave.

Ndonėse pa praninė e opozitės socialiste parlamenti shqiptar ėshtė pėrfshirė nė debat rreth nevojės sė njė kompromisi midis maxhorancės dhe opozitės pėr tė mundėsuar hyrjen e kėsaj tė fundit nė kuvend.

"Edhe pse qeveria mund tė hezitoje, ngrihuni nė nivelin e kėrkesave tė kohės, ofroni ju kompromisin historik Ndoshta nuk do tė jetė nė favor tė Partisė Demokratike nė tėrėsinė e pretendimeve tė saj, por me siguri do tė jetė nė favor tė Shqipėrisė",tha kryetari I Partisė pėr tė Drejtat e Njeriut.

"Ėshtė momenti, ēdo ditė qė kalon ėshtė me kosto tė lartė", tha zoti Dule.

Por nė njė pėrgjigje tė menjėhershme kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli tha se asnjė interes partiak nuk mund tė kundėrshtojė vendimin e gjykatave.

"Nuk ka vendim politik mbi vendimet gjyqėsore. Ēdo kompromis tjetėr, ēdo mundėsi tjetėr qė jep Kushtetuta e kanė me tė gjithė fleksibilitetin e maxhorancės dhe tė kryetares sė Kuvendit" tha zonja Topalli.

Opozita socialiste kėmbėngul ne hapjen e disa kutive tė votimit tė zgjedhjeve tė 28 qershorit ku ajo dyshon se janė manipuluar rezultatet, si njė kusht pėr hyrjen nė parlament.

Sipas kryetares sė parlamentit javėn e ardhshme pritet miratimi i disa ligjeve tė rėndėsishme, lidhur me pėrshpejtimin e proceseve integruese tė vendit.

Disa deputetė socialistė kanė deklaruar se do tė jenė prezentė nė momente tė tilla, ēka mund tė shėnojė dhe hyrjen e parė tė njė grupi deputetėsh nė parlamet duke i dhėnė fund bojkotit.

Ndėkaq nga pėfaqėsues tė rėndėsishėm tė komunitetit ndėrkombėtar vazhdojnė tė vijnė e mesazhe pėr nevojėn e dhėnies fund tė bojkotit parlamentar, por opozita socialiste ka lajmėruar protestėn e radhės.

 
 
LOKALE
Thellohen debatet pėr bojkotin
04 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Bojkotimi i kuvendit shton polemikat
03 nėntor 2009 | Rajoni
Rama kėmbėngul pėr hetim parlamentar
20 tetor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake