|
Tre raste tė gripit tė derrit nė Kosovė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zyrtarė serbė nė Kosovė kanė njoftuar pėr paraqitjen e tri rasteve tė reja me grip tė derrit, njė nė Graēanicė, nė veri tė
Mitrovicės dhe i fundit nė Gorazhdevc tė Pejės.
Konfirmimi pėr infektimin e tre personave me virusin AH1N1 ka ardhur pas analizave tė bėra nė njė institut nė Serbi. Bilanci i rasteve tė konfirmuara me gripin e derrit nė Kosovė qė nga paraqitja e kėsaj sėmundje ėshtė ngritur nė nėntė, kanė bėrė tė ditur autoritetet shėndetėsore. Mjekėt kanė thėnė se gjendja e pacientėve ėshtė nėn kontroll dhe kanė bėrė thirrje tek qytetarėt qė tė mos krijojnė panik. Ministria kosovare e Shėndetėsisė i ka dėrguar qendrės shėndetėsore nė Graēanicė njė mijė tableta Tamiflu, ndėrkohė qė njė porosi tjetėr me medikamente dhe material shpenzues mbrojtės do tė dėrgohet tė premten. Zyrtarė tė ministrisė thonė se edhe qendrave tjera shėndetėsore qė menaxhohen nga serbėt nė pjesė tė ndryshme tė Kosovės u ėshtė ofruar ndihmė si nė medikamente ashtu edhe nė parandalimin e pėrhapjes sė virusit. Drejtoresha e Shtėpisė sė Shėndetit nė Graēanicė, Rada Trajkoviq ka kėrkuar qė ēėshtja e furnizimit me medikamente kundėr gripit tė derrave nė qendrat shėndetėsore serbe nga ana e Ministrisė sė Shėndetėsisė tė mos politizohet. Ajo tha se nė raste tė tilla, ndihmat janė tė mirėseardhura si nga Beogradi, ashtu edhe nga Prishtina. Violeta Hyseni bisedoi me zonjėn Trajkoviq dhe fillimisht e pyeti pėr rastet e fundit tė tė infektuarve me virusin AH1N1. Trajkoviq: Po, pikėrisht Instituti Torllak ka konfirmuar sėmundjen te tre pacientė, njė rast ėshtė nė Graēanicė, mjekėt tanė tė Shtėpisė sė Shėndetit e kanė njoftuar Shėrbimin Epidemilogjik nė Mitrovicė, janė marrė analizat dhe Instituti e ka konfirmuar rastin. Fatkeqėsisht e kemi njė tė sėmurė, ajo ėshtė njė vajzė 13 vjecare. Nė familje ka edhe tre fėmijė dhe ajo qė ėshtė brengosėse ėshtė se nxėnėsit e klasės sė tetė kanė qenė nė ekskursion nė Llepenski Vir nė Serbi dhe druajmė se do tė ketė edhe raste tjera. Ne kemi identifikuar edhe tre fėmijė qė kanė simptoma tė gripit dhe do tI pėrcjellim e do tė shohim a do tė pėrhapet kjo. BBC: Sipas vlerėsimeve tuaja, si ėshtė gjendja e pacientėve? Trajkoviq: Konkretisht nė kėtė rast ne e kemi vizituar dje njė vajzė, gjendja e saj ėshtė mė e mirė, mė e qėndrueshme, ndėrsa pacientėt tjerė po I pėrcjellim dhe tani pėr tani nuk ka vend pėr panik. BBC: A po ndėrmerren masa pėr parandalimin e pėrhapjes sė virusit? Trajkoviq: Po, tė gjitha ato qė kanė qenė udhėzime tė Ministrisė sė Shėndetėsisė sė Serbisė, ne i kemi bėrė. Nuk kemi pasur medikament Tamiflu, por Ministria e Shėndetėsisė na ka porositur tani njė mijė tableta dhe unė I falėnderohem pėr kėtė. Dua tė them se shėndetėsia bashkėpunon nė njė mėnyrė tė pėrgjegjshme dhe tė gjithėve u them se shėndeti i njerėzve nuk ėshtė cėshtje qė ka tė bėjė me statusin e Kosovės, por ėshtė cėshtje njerėzore, etike dhe morale. BBC: Domethėnė ju furnizoheni me barėra nga Beogradi dhe nga Prishtina apo jo? Trajkoviq: Natyrisht gjithnjė kur ėshtė dicka urgjente, ne nuk zgjedhim adresė sepse u ndihmojmė njerėzve. BBC: Zonja Trajkoviq, a ekziston rreziku qė epidemia tė pėrhapet nė mjediset serbe nė Kosovė, posaēėrisht kur kemi parasysh se gjendja epidemiologjike nė Serbi ėshtė jo shumė e mirė? Trajkoviq: Tua them sinqerisht, duke pasur parasysh se mjediset serbe nė Kosovė janė tė vogla, nėse nuk ka preventivė tė mirė mjekėsore dhe kontrollė, mundėsia e pėrhapjes ėshtė reale. Por do ta pėrcjellim gjendjen dhe do tė bėjmė krejt cka ėshtė e mundur qė ta parandalojmė. Natyrisht nė kėtė aspect do tė mirėpresin ndihmėn e tė gjitha institucioneve qėllimmira, edhe vendore, edhe ndėrkombėtare. Ne tani kemi njė sasi tė madhe tė vaksinave pėr gripin sezonal, thonė se ajo ndihmon diku 50 pėrqind. Tani pėr tani vėtem kėtė mėnyrė tė parandalimit mund tua ofrojmė pacientėve tanė, por vaksinėn e vėrtetė qė ėshtė kundėr kėtij lloji tė gripit pėr fat tė keq nuk e kemi ende, pėrvec kėtyre tabletave qė kanė njė rėndėsi tė madhe pėr ne. |
LOKALE
Rasti i parė i gripit nė Kosovė28 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Pėrgatitje pėr fillim tė vaksinimit ndaj AH1N102 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Njė shqiptar nė Greqi vdes nga H1N103 shtator 2009 | Faqja Kryesore
Mbi 700 viktima nga pandemia21 korrik 2009 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||