BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 06 nėntor 2009 - 10:27 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Zgjerimi i Novobėrdės ngre shqetėsime
 

 
 
Novobėrda
Shqiptarėt mendojnė se Novobėrda mė shumė do tė humbasė
Novodėrda apo siē e quajnė shqiptarėt Artana, ėshtė njė komunė e vogėl rurale nė juglindje tė Prishtinės, territori i sė cilės do tė zgjerohet pas zgjedhjeve lokale tė 15 nėntorit.

Aktualisht kjo komunė pėrfshinė njė sipėrfaqe prej rreth 90 kilometrash katrorė, me njė popullsi prej rreth 5 mijė banorėsh, prej tė cilėve gjysma janė shqiptarė dhe po aq serbė.

Plani i Ahtisarit parasheh qė nė kuadėr tė procesit tė decentralizimit tė pushtetit, Novobėrdės t'i bashkohen edhe disa fshtatra serbe tė Gjilanit dhe Kamenicės, me qėllim qė kjo tė jetė njė nga komunat qė do tė udhėhiqet nga komuniteti serb.

Territori i saj do tė zgjerohet pėr afro 120 pėrqind mė shumė.

Zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit pritet tė pėrcaktojnė nėse nė krye tė komunės sė zgjeruar tė Novobėrdės do tė vazhdojnė tė jenė shqiptarėt apo do tė vendoset njė kryetar i ri serb.

Pėr tė marrė kėtė post konkurron Sėrgjan Jovanoviq nga Partia e Pavarur Liberale Serbe.

"Sinqerisht shpresoj qė unė do tė bėhem kryetar i komunės, sepse do ta pėrfaqėsoj shumicėn. Nuk do tė dėshiroja qė tė vijmė nė situatėn e viteve 90, kur pakica e ka udhėhequr njė komunė, kurse shumica ka qenė pasive", thotė ai.

Sipas zotit Jovanoviq, me zgjerimin e komunės sė Novobėrdės, besohet qė serbėt do tė pėrbėjnė rreth 60 pėrqind tė popullsisė, por ai e pranon se decentralizimi i pushtetit lokal nė kėtė komunė ėshtė bėrė mė shumė pėr motive politike, sesa pėr tė ofruar qytetarin me komunėn.

"Unė vij nga njė mjedis qė do t'i bashkohet komunės sė zgjeruar tė Novobėrdės, nga njė vendbanim qė deri tani i ka takuar komunės sė Gjilanit dhe ka qenė mė afėr Gjilanit, vetėm 3 kilometra larg, ndėrsa tani jam larg komunės sė Novobėrdės pėr rreth 20 kilometra. Ky ėshtė fshati Stanishor", tha pėr BBC-nė, Sėrgjan Jovanoviq.

Kundėr zgjerimit

Shumica e shqiptarėve tė Novobėrdės e kanė kundėrshtuar zgjerimin e komunės sė tyre nė fshatrat serbe.

 Nuk do tė dėshiroja qė tė vijmė nė situatėn ....kur pakica e ka udhėhequr njė komunė
 
Sėrgjan Jovanoviq nga Partia e Pavarur Liberale Serbe

Kjo, thonė ata, jo pėr shkak se komuna e ardhshme do tė udhėhiqet nga serbėt, por mė shumė pėr shkaqe ekonomike.

Kryetari aktual i komunės dhe kandidat pėr njė mandat tė ri nga Lidhja Demokratike e Kosovės, Bajrush Ymeri thotė se komunės sė varfėr tė Novobėrdės, tani do t'i bashkohen edhe disa vendbanime tė pazhvilluara ekonomikisht.

"Nė fillim kur ėshtė biseduar pėr procesin e decentralizimit, ka pasur kundėrshtime tė tilla duke e pasur parasysh se edhe kėto territore qė i bashkohen komunės, ekonomikisht qėndrojnė dobėt, domethėnė nuk janė mirė, ashtu siē nuk jemi edhe ne mirėpo pastaj ėshtė punuar nė kėtė drejtim dhe duket qė komuna tani ėshtė ēėshtje pėrfundimtare dhe e kemi territorin e zgjeruar", thekson zoti Ymeri.

Sipas kandidatit tė Partisė Demokratike tė Kosovės pėr kryetar tė komunės, Gafur Mustafa, zgjerimi i komunės sė Novorbėrdės do tė sjellė me vete edhe varfėrimin e mėtejmė tė kėsaj zone.

"Komuna do tė zgjerohet pėr 120 pėrqind. Mendoj se me zgjerimin e komunės do tė paraqitet njė varfėri nė komunė, meqenėse nuk ka ndonjė industri, ekonomi tė zhvilluar, bujqėsi tė zhvilluar etj. Kėto pjesė tė komunės sė Gjilanit dhe Kamenicės qė i bashkohen Novobėrdės janė pjesė tė varfėra, nė tė cilat ėshtė investuar shumė pak dhe faktikisht pushteti i ardhshėm duhet tė ketė kujdes qė t'i zhvillojė edhe kėto pjesė", tha z.Mustafa.

I pakėnaqur me ristrukturimin e komunės sė Novobėrdės sipas planit tė decentralizimit shprehet edhe kandidati i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės pėr kryetar komune, Avdulla Gashi.

Ai vlerėson se mė kėtė projekt, Novobėrda apo Artana mė shumė do tė humbasė se sa do tė fitojė.
Novobėrda
Serbėt mendojnė se zhvillimi do tė varet prej ndihmės nga jashtė

"Me zgjerimin e Novobėrdės pėrmes decentralizimit, komuna mė shumė ka tė meta se sa pėrparėsi. Edhe shqiptarėt e kanė kundėrshtuar njė gjė tė tillė duke e ditur se komuna e Novobėrdės nuk ka bizneset e veta tė cilat mund ta financojnė", deklaroi z.Gashi.

Zhvillimi i Novobėrdės do tė varet shumė nga mbėshtetja qė do t'i japė qeveria dhe donatorėt e jashtėm.

Sėrgjan Jovanoviq nga Partia e Pavarur Liberale qė garon pėr tė marrė udhėheqjen e kėsaj komune, pret rritje tė investimeve.

"Gjithsesi qė komuna e Novobėrdės nuk mund tė jetė e qėndrueshme nėse nuk e ka mbėshtetjen e qeverisė qėndrore dhe donatorėve. Ky ėshtė njė mjedis nė tė cilin banorėt mund tė merren me bujqėsi".

"Domethėnė ēdo investim nė fushėn e bujqėsisė do tė ishte i mirėseardhur pėr banorėt e Novobėrdės, pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre etnike. Ekzistojnė donatorė tė ndryshėm dhe unė shpresoj se ata nuk do tė jenė dorėshtrėnguar dhe do tė jenė tė gatshėm tė ndihmojnė njė shoqėri tė re", thotė z.Jovanoviq.

Kryetari aktual i komunės, Bajrush Ymeri tėrheq vėrejtjen se mungesa eventuale e investimeve nga qeveria dhe donatorėt do tė bėnte qė decentralizimi nė Novobėrdė tė dėshtojė.

Ai shprehet i bindur se autoritetet nuk do tė lejojnė qė kjo tė ndodhė.

"Unė e di qė ata do ta kenė parasysh qė procesi i decentralizimit nuk ėshtė i lehtė. Ka qenė e vėshtirė qė ta pranojnė qytetarėt kėtė proces, sepse me vet faktin qė komuna po zgjerohet dhe te ne decentralizimi nuk e ka kuptimin si kur tė formohen komunat e reja."

"Pikėrisht pėr t'i joshur qytetarėt qė ta pranojnė kėtė proces, donatorėt, qeveria duhet domosdo tė investojnė nė mėnyrė qė ky proces tė jetė i suksesshėm. Nė tė kundėrtėn unė kam dyshime dhe jam i bindur se nėse nuk ka investime, do tė dėshtojė", tha kryetari aktual i komunės sė Novobėrdės, Bajrush Ymeri.

Serbėt nė votime

 Te ne decentralizimi nuk e ka kuptimin si kur tė formohen komunat e reja
 
Bajrush Ymeri, kryetari i komunės

Nė prag tė zgjedhjeve tė 15 nėntorit, serbėt e Novobėrdės duken mė tė gatshėm se asnjėherė mė parė qė tė dalin nė votime dhe ta marrin udhėheqjen e komunės. Njė i moshuar i kėsaj zone, Zhilivod Trajkoviq thotė se tani ėshtė koha qė tė gjithė tė dalin nė zgjedhje.

"Tani po i presim kėto zgjedhje, deri tani serbėt nuk kanė dalė, ndėrsa tani duhet tė dalim tė gjithė, ne serbėt, shqiptarėt, boshnjakėt, turqit e romėt, tė gjithė pra qė jetojnė nė Kosovė dhe tė shohim kush do tė fitojė. Kushdo qė do tė vie nė pushtet, ne duhet ta respektojmė", shprehet ai.

Bashkėshortja e tij ndėrkaq flet pėr njė bashkėjetesė tė mirė ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve nė Novobėrdė.

"Ne deri tani kemi jetuar mirė me shqiptarėt, gjithnjė kemi pasur raporte tė mira, probleme nuk kemi pasur kurrė dhe ne ju jemi juve mirėnjohės", deklaroi zonja Trajkoviq.

Novobėrda qė shtrihet nė njė zonė rurale ka qenė e njohur dikur pėr minierėn dhe furrat e shkrirjes sė xeheve si hekuri, plumbi, ari dhe argjendi. Ndėrsa kalaja qė daton qė nga shekulli XIV, nė mungesė tė investimeve, ka filluar tė shndėrrohet nė njė gėrmadhė tė madhe gurėsh.

Nė kohėn kur shumica e popullsisė ėshtė e papunė, njė grup tė rinjėsh ka filluar tė realizojė njė projekt pėr turizmin rural nė kėtė zonė. Udhėheqėsi i kėtij projekti ėshtė Fadil Llapashtica nga Rrjeti Rinor ėshtė optimist se pas zgjedhjeve komuna do tė ketė mė shumė mundėsi tė ndihmojė zhvillimin e turizmit rural.

"Presim pas zgjedhjeve qė tė kemi njė pėrkrahje edhe mė tė madhe. Ne edhe tė kaluarėn kemi pasur pėrkrahje nga komuna, por jo financiarisht, sepse komuna nuk ka pasur aq buxhet pėr tė na ndihmuar", deklaroi ai.

Ndryshe pėrveē Novobėrdės, me zgjedhjet e 15 nėntorit serbėt pritet tė fitojnė edhe tre komuna tė reja, Gracanicėn, Ranillugun dhe Kllokotin, ndėrsa dy tjera, ajo e Parteshit dhe e Mitrovicės Veriore pritet tė formohen vitin e ardhshėm.

Zbatimi i procesit tė decentralizimit, me te cilin serbėve u jepet njė lloj autonomie nė disa zona, vlerėsohet si ēelės pėr integrimin e kėtij komuniteti nė institucionet e Kosovės.

 
 
LOKALE
Zgjedhje lokale nė Kosovė
05 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake