|
Njeriu qė hoqi Perden e Hekurt
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Revolucioni i vitit 1989 ka imazhet tij tė paharrueshme, si rėnia e Murit tė Berlinit dhe figurat e famshme tė tij si Les
Valesa, Vaslav Havel dhe Mikhail Gorbachov.
Por personi qė bėri shkeljen e parė nė Perden e Hekurt qė ndante Evropėn e Luftės sė Ftohtė ka marrė shumė pak vėmendje nė Perėndim. Ai ėshtė Miklos Nemeth, njė ekonomist qė u bė kryeministri i Hungarisė nė nėntor 1988 dhe vazhdoi me grisjen e librit tė rregullave pėr udhėheqėsit e vendeve tė bllokut komunist. Sulmi i tij ndaj Perdes sė Hekurt filloi, nė mėnyrė tė ēuditshme, kur ai po merrte nė shqyrtim buxhetin pėr vitin 1989. Ai vuri re njė shumė tė mistershme, shumė tė madhe pėr shpenzimet nė ministrinė e Brendshme. Kur iu tha se kjo shumė ishte pėr tė rinovuar telat me gjemba qė ndanin kufirin mes Hungarisė dhe Austrisė, ai e fshiu atė menjėherė, siē kujton. Njoftime shqetėsuese Kolegė tė shqetėsuar e paralajmėruan atė pėr pasoja tė mundshme. Kujtimet lidhur me ndėrhyrjen brutale sovjetike nė vitin 1956, ishin ende shumė tė freskta. Por Nemeth dėshironte tė vinte nė provė, premtimet pėr njė epokė tė re tė bėra nga udhėheqėsit sovjetik, Mikhai Gorbaēov. Ai e vizitoi Gorbaēovin nė mars tė vitit 1989 dhe e informoi atė lidhur me vendimin nė parim tė qeverisė sė tij pėr tė hequr kufirin. "Nuk i kėrkova leje", thotė zoti Nemeth. Megjithatė, teksa telat me gjemba filluan tė rrėzoheshin dhe kontrolli i kufijve filloi tė reduktohej nė mėnyrė graduale, ai gati e priste njė telefonatė tė zemėruar nga Moska, por u gėzua nga fakti qė kjo telefonatė nuk erdhi kurrė. Nemeth ishte i bindur se e ashtuquajtura doktrina Brezhnjev, mbi tė cilėn ish udhėheqėsi sovjetik paraardhės mbėshteti tė drejtėn pėr tė pushtuar vendet e tjera dhe tė mbronte regjimin komunist ortodoks, tani kishte vdekur. Por mundėsia qė Gorbaēov tė rrėzohej si udhėheqės, nga ndjekėsit e vijės sė ashpėr ishte njė shqetėsim konstant. Ata mund tė shfrytėzonin faktin qė Bashkimi Sovjetik kishte ende mijėra trupa tė dislokuara nė Hungari. Nemeth kujton se kishte dėgjuar "zhurma shqetėsuese" nga burime informative nė Moskė. Vendimi i tij pėr tė lehtėsuar kontrollet kufitare dhe vullneti i tij pėr tė marrė nė konsideratė njė regjim shumėpartiak, zemėroi shumė konservatorė nė vende tė tjera komuniste. Jo mė shokė Gjatė njė takimi tė Paktit tė Varshavės nė korrik tė vitit 1989, ai u kritikua nga udhėheqėsi rumun Nikoale Ēaushesku dhe udhėheqėsi i Gjermanisė Lindore, Erich Honecker. "Ata m'u referuan me "zotėri" dhe jo "shoku", thotė Nemeth me buzėqeshje krenare. "Zotėri" ishte njė fyerje e rėndė nė mesin e elitės komuniste. Por Gorbaēov qė ishte i pranishėm "nuk tha asgjė", kujton Nemeth, "por herė-herė ma bėnte me sy, si njė farė mbėshtetje e heshtur". Nemeth shkaktoi edhe zemėrimin e fundit tė liderit gjermano-lindor Honecker kur vendosi tė hapte tėrėsisht kufirin nė shtator 1989. Kjo gjė u lejoi mijėra gjermano-lindorėve qė kishin shkuar nė Hungari qė tė kalonin nė perėndim pa qenė nevoja pėr viza daljeje nė kufirin Hungari-Austri. Pėrpara kėsaj Nemeth bėri njė marrėveshje sekrete me qeverinė e Gjermanisė Perėndimore, duke i dhėnė kohė qė tė pėrgatitej pėr fluksin. Nė kėmbim tė kėsaj kancelari gjerman, Helmut Kohl e ndihmoi Hungarinė qė ta ēonte borxhin e madh tė saj tek bankat perėndimore. Evropa e Re Kjo hapje e pėrhershme e Perdes sė Hekurt minoi jashtė mase autoritetin e regjimit nė Evropėn Lindore. Honecker humbi pushtetin menjėherė pas kėsaj dhe brenda disa javėve ra Muri i Berlinit. "Asnjė prej nesh, pėrfshirė edhe Helmut Kohlin nuk e kishte parashikuar efektin domino", thotė Nemeth. Kohl vizitoi pas kėsaj kryeministrin hungarez pak pėrpara se tė bėnte njė vizitė vendimtare nė Gjermaninė Lindore, qė i hapi rrugėn bashkimit gjerman. Nemeth vuri re se sa nervoz ishte ai dhe Kohl i tha me mirėbesim se nuk dinte se ēfarė t'u thoshte gjermano-lindorėve. Nemeth e kėshilloi qė tė mos premtonte asgjė, por tė theksonte durim dhe shumė punė. |
LOKALE
Revolucioni i Evropės 20 vjet mė pas03 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||