|
Nxirret nė ankand Qendra e Tiranės
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Qeveria shqipėtare vendosi tė shpallė ankand pėr trojet qė ndodhen nė qendėr tė kryeqytetit.
Kryeministri, Sali Berisha tha nė mbledhjen e tė mėrkurės tė qeverise se prej shitjes sė tokės mes rrugės sė Kavajės dhe rrugės sė Durrėsit duke pėrfshirė dhe Dhomėn e Tregėtisė do tė pėrfitohet njė shumė prej afro 112 milion euro e cila, sipas tij, do tė kalojė e tėra pėr ish pronarėt. Kjo tokė ishte sheshi i pėrplasjes nė fundjavė mes policisė sė shtetit dhe policisė bashkiake. Pėr qeverinė shqipėtare kjo tokė ėshtė pronė shteti pasi, sipas Berishės, ish mbreti zog e ka shpronėsuar duke shpėrblyer familjet pronare. Kjo tokė do tė dalė nė ankand dhe tė gjitha tė ardhurat do tė shkojnė pėr ish pronarėt ndėrsa falsifikatorėt dhe ata qė i mbrojnė ata do tė marrin atė qė meritojnė - tha zoti Berisha. Por Bashkia e Tiranės, pėrmes nėnkryetarit Eduard Shalėsi, deputet i PS-sė, thotė se toka ka pronarė tė dokumentuar tė cilėt kanė nėnshkruar njė kontratė pėr nisjen e njė ndėrtimi shumėkatėsh nė pėrputhje me planin urbanistik tė kryeqytetit. Zoti Shalėsi se Berisha po nxit konfliktin nė qendėr tė Tiranės. Ne e kemi provuar me dokumenta pronėsinė. Berisha po kėrkon tė tjetėrsojė pronėn pėr interesa tė tij. Rasti i Qendrės sė Tiranės nuk ėshtė i veēuar - tha zoti Shalėsi. Probleme qė lidhen me pronėsinė e tokės janė vėrejtur kohėt e fundit edhe ne disa zona tė tjera tė vendit. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||