|
Shtypi britanik analizon paraqitjen e Karaxhiqit
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Nė shtypin britanik zenė vend kryesor zhvillimet nė Afganistan, procesi gjyqėsor i Radovan Karaxhiqit si dhe vizita e sekretarit
tė jashtėm britanik, David Miliband nė Rusi.
The Financial Times ka artikullin me titull "Karaxhiq do tė bėjė paraqitjen e parė nė sallė tė gjyqit." Gazeta citon deklaratėn e djeshme tė kryeprokurorit tė ēėshtjes, Alan Tieger i cili tha se keqardhja e vetme e Karaxhiqit mbi masakrėn e me shumė se 7500 burrave dhe djemve nė Srebrenicė ishte se disa i shpėtuan masakrės tė cilėn, avokati e quajti "njė nga kapitujt mė tė errėt tė historisė njerėzore". Karaxhiq deri mė tani ka refuzuar tė largohet nga qelia e vet qė me fillimin e procesit gjyqėsor, thotė gazeta, duke pretenduar se nuk kishte kohė tė mjaftueshme pėr tė pėrgatitur mbrojtjen e tij. Bojkoti i Karaxhiēit, shkruan gazeta, duket sikur e ka venitur kėtė rast, njė nga mė tė mėdhenjtė nė Hagė qė nga procesi i ish presidentit jugosllav, Millosheviē. Po pėr kėtė zhvillim, The Times shkruan "Karaxhiē do tė argumentojė se i duhet mė shumė kohė." Radovan Karaxhiq, shkruan gazeta, mė nė fund do tė pėrballet me gjykatėsit nė Hagė sot pasi informoi gjykatėn se do t'i japė fund bojkotit 3 ditor. Thuhet se Karaxhiq i ka shkruar gjykatėsit tė ēėshtjes se "Shpresoj se do tė kemi mundėsi tė gjejmė njė zgjidhje qė do tė ēojė jo vetėm nė njė gjyq tė shpejtė, por edhe tė drejtė. " The Indipendent ka artikullin "Karaxhiq do pėrballet me gjykatėn. " Ndėrsa The Daily Telegraph ka artikullin "Keqardhja e vetme e Karaxhiqit ishte se disa myslimanė shpėtuan." Nė fjalimin pėrmbyllės, prokurori i ēėshtjes e ka akuzuar Karaxhiqin pėr " pėrgjegjėsi personale " pėr njė nga kapitujt mė tė errėt tė historisė sė njerėzimit. Nė zhvillime tė tjera, The Daily Telegraph shkruan "Miliband injorohet mbi vrasjen me helm." Nė njė paraqitje tė pėrbashkėt mjaft tė tensionuar, shkruan gazeta, qė duket se e ka hidhėsuar disi vizitėn e parė tė njė sekretari tė jashtėm Britanik nė Moskė qė prej pesė vjetėsh, zoti Miliband dhe Lavrov publikisht nuk ishin dakord mbi faktinn nėse Britania kishte ofruar fakte tė mjaftueshme pėr tė ekstraduar tė dyshuarin mbi vrasjen e Litvinenkos nė 2006. Po pėr kėtė vizitė, The Indipendent shkruan " Miliband merr njė pritje tė akullt nė misionin debutues nė Moskė. " Marrėdhėniet e acaruara ishin tė dukshme kur Rusia pėrsėri refuzon kėrkesėn e sekretarit tė jashtėm britanik pėr ekstradim tė tė dyshuarit Litvinenko. The Times shkruan "Hija e Litvinenkos ndjek udhėtimin e Milibandit nė Rusi. " Ndėrsa nga zhvillimet nė Afganistan disa tituj qė veēojmė pėr sot janė. The Times shkruan " Perėndimi pėrshėndet Karzain si fitimtar." Por nė njė artikull tjetėr shkruhet " Po kush ėshtė nė kontroll nė vend? " Si dhe "Karzai duhet tani tė fillojė reformėn e vėrtetė politike." The Daily Telegraph shkruan " Perėndimi pėrshėndet fitoren e Karzait mė nė fund nė zgjedhjet afgane." Por Londra dhe Uashingtoni, shkruan gazeta, gjithashtu e bėnė tė qartė se ata presin qė presidenti i rizgjedhur duhet tė
bėjė lėvizje tė menjėhershme drejt forcimit tė forcave tė armatosura, luftimit tė korrupsionit dhe ofroimit tė njė roli brenda
qeverisė tė opozitės sė mundur. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||