|
Karaxhiēi sfidues nė seancėn e gjyqit
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjės, Radovan Karaxhiē, ėshtė paraqitur para gjykatės nė Hagė pėr herė tė parė qė nga fillimi
i procesit ndaj tij.
Z. Karaxhiē, i veshur me kostum e kravatė dėgjoi qetėsisht teksa pala e akuzės i bėri thirrje gjykatės qė ose ta detyronte atė tė merrte pjesė nė seanca, ose ta vazhdonte gjyqin pa praninė e tij. Z. Karaxhiē pėrsėriti kėrkesėn qė t'i jepej mė shumė kohė pėr tė pėrgatitur mbrojtjen. Ai akuzohet pėr genocid, krime kundėr njerėzimit dhe krime lufte pėr rolin qė ka luajtur gjatė luftės nė Bosnjė, akuza kėto tė cilat ai nuk i pranon. Z. Karaxhiē nguli kėmbė se i duhet mė shumė kohė pėr t'u pėrgatitur. Ai tha se nuk do tė merrte pjesė pa lexuar mė parė 1.3 milionė faqet e dokumentave qė i janė paraqitur gjykatės. Gjykata pritet tė marrė vendim nga fundi i kėsaj jave pėr procedimin e mėtejshėm. Arsyet Duke folur nė fillim tė seancės pėrmes njė pėrkthyesi, ai dha arsyet se pse nuk ishte paraqitur nė gjyq. "Do tė isha vėrtet kriminel nėse do tė pranoja kushte tė tilla, tė nisja njė gjyq dhe njė proces pėr tė cilin jam i papėrgatitur," tha ai. "Unė nuk mundem tė vė nė sprovė asgjė nga ato qė do tė paraqesė prokuroria me kaq shumė materiale nėse nuk mė jepet mė shumė kohė." Z. Karaxhiē, qė po vetėmbrohet para gjykatės, e bojkotoi nisjen e gjyqit nė fillim tė kėsaj jave. Ai nuk ėshtė deklaruar para gjykatės pėr akuzat qė ngrihen mbi tė, por nuk i pranon ato. Kryetari i trupit gjykues, gjykatėsi O-Gon Kwon tė martėn i tha z. Karaxhiē se bllokimi i procesit nuk ishte nė interes tė tij. Gjykatėsi tani do tė vendosė se si do tė procedohet mė tej nėse ai do tė refuzojė qė tė marrė pjesė nė seanca. Balancim i interesave Procesi gjyqėsor ndaj z. Karaxhiē nisi nė 26 tetor, por ai nuk u paraqit. Kur nuk u paraqit as ditėn e nesėrme, gjykatėsi tha se i akuzuari kishte zgjedhur tė mos e ushtronte tė drejtėn pėr tė qenė i pranishėm dhe "pėr kėtė arsye duhet tė pranojė pasojat", Ai njoftoi se gjyqi do tė vazhdonte nė mungesė tė tij. Gjykatėsi Kwon tha se gjykata do tė shqyrtonte mundėsinė e emėrimit tė njė avokati pėr ta pėrfaqėsuar z. Karaxhiē nėse ai do tė vazhdonte tė bojktonte gjyqin. Pasi dėgjoi fjalėn hapėse tė z. Karaxhiē tė martėn, kryegjykatėsi O-Gon Kwon, tha se gjykata e kishte vendosur se ai kishte patur kohė tė mjaftueshme pėr t'u pėrgatitur, kėrkesė qė ishte mbėshtetur dhe nga Apeli. "Ėshtė e qartė se ju nuk bini dakord me kėto vendime. Megjithatė, siē ju kam thėnė mė parė, ėshtė gjykata dhe jo personi i akuzuar qė pėrcakton gadishmėrinė pėr gjyqin," tha ai. Korrespondentja e BBC-sė nė Hagė, Geraldine Coughlan thotė se tani u takon gjykatėsve tė vendosin se si t'i balancojnė interesat e z. Karaxhiē me ato tė palės sė akuzės dhe tė viktimave. Gjykata pritet tė marrė vendim nga fundi i kėsaj jave. 'Udhėheqės i padiskutueshėm' Ish- presidenti i Republika Srpska-s, kreu i Partisė Demokratike Serbe (SDS) dhe komandanti i ushtrisė serbo-boshnjake, pėrballet me dy akuza pėr genocid dhe me nėntė tė tjera pėr krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit gjatė luftės sė viteve 1992-1995 qė shkaktoi mbi 100 mijė viktima. Prokurorėt e kanė cilėsuar atė si udhėheėqs tė fushatės sė spastrimit etnik nė Luftėn e Bosnjės dhe 'udhėheqėsin e padiskutueshėm' tė serbėve pėrgjegjės pėr kryerjen e krimeve gjatė konfliktit. Nė deklaratėn hapėse tė palės sė akuzės, prokurori Alan Tieger u pėrqendrua tek masakra e Srebrenicės ku u vranė rreth 8 mijė burra dhe djem myslimanė. "Vrasja e kėtyre burrave dhe dėbimi i grave, fėmijėve dhe tė moshuarve nuk ishin rastėsore, " tha ai. "Kėto krime ishin kulmi i vendosmėrisė sė tė akuzuarit pėr tė spastruar Bosnjėn lindore pėr tė krijuar shtetin qė ai imagjinonte," tha ai. Z. Karaxhiē u dorėzua nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė ish-Jugosllavi me seli nė Hagė nė korrik tė vitit tė shkuar, pas 15 vjetėve nė arrati. Nėse gjendet fajtor, ai mund tė marrė dėnimin maksimal me burg. |
LOKALE
Karaxhiē del nė gjyq nė Hagė03 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Caktohet data e gjyqit tė Karaxhiēit15 tetor 2009 | Faqja Kryesore
Seancė pėr Karaxhiēin nė Hagė 06 tetor 2009 | Faqja Kryesore
Kėrkohet pafajėsi pėr Karaxhiēin25 maj 2009 | Faqja Kryesore
Karaxhiē i kėrkon Hagės heqjen e akuzave ndaj tij25 maj 2009 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||