BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 03 nėntor 2009 - 14:52 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Revolucioni i Evropės 20 vjet mė pas
 
Rėnia e Murit tė Berlinit

Viti 1989 ndryshoi botėn. Lajmet e kėtij viti, nga Sheshi Tienanmen deri tek rėnia e Murit tė Berlinit, tashmė janė ngjarje historike. Redaktori i BBC-sė pėr Ēėshtje Diplomatike, Brian Hanrahan ishte dėshmitar i shumė prej kėtyre zhvillimeve tė cilat i ka rivizituar kėtė vit pėr t'u takuar me ata qė ishin tė pėrfshirė nė kėto zhvillime dhe pėr tė parė ndikimin afatgjatė tė tyre.

Ishte njė vit i ēuditshėm- as i parashikueshėm, as i shmangshėm. Pėr tė gjithė ne qė ishim nė vorbullėn e tij, zhvillohej njė betejė e vazhdueshme pėr ta kuptuar atė qė po na ndodhte para syve. Dhe ata qė kishin pushtet pėr tė ndikuar tek ajo qė po ndodhte, u tėrhoqėn. Rezultati nuk ishte ai qė kihsin pritur.

Ishte njė vit nė tė cilin pushteti u transferua nga udhėheqėsit shtypės komunistė qė nuk toleronin pyetje e debate pėr politikėn qė ndiqnin, tek protestat amsive qė rrėzuan qeveri dhe rikonfiguruan hartėn e Evropės.

Vetėm Kina i rezistoi ndryshimeve duke i shtypur brutalisht protestuesit.

Pati momente kur Evropa pothuajse u pėrfshi nga gjakderdhja. Njė natė nė tetor pashė trupat e Gjermanisė Lindore tė armatosur dhe tė gatshėm pėr tė shtėnė mbi protestuesit. Vetėm njė akt kurajoz nė byronė politike tė Gjermanisė Lindore shmangu njė masakėr tė tmerrshme.

Por nė fillim kishte pak shenja qė linin tė kuptohej se ne po bėheshim dėshmitarė tė rėnies sė komunizmit dhe fundit tė Luftės sė Ftohtė.

Unė u jam rikthyer shėnimeve qė kam mbajtur nė atė kohė dhe nuk gjej qė tė kem shėnuar diku pėr tryezėn e rrumbullakėt nė Poloni nė muajin shkurt qė do tė ēonte nė krijimin e qeverisė sė parė jokomuniste nė Evropėn Lindore. Pak menduan atėherė se ky ishte njė zhvillim qė duhej shėnuar.

Beteja mes komunistėve polakė dhe lėvizjes Solidariteti (Solidarnost) kishte dhjetė vjet qė vazhdonte dhe nga Londra, kjo dukej si njė manovėr tjetėr cinike qė synonte mbetjen nė pushtet tė komunistėve polakė. Padyshim, kėtė synonin vetė komunistėt.

Tė vetėm

Nė Londėr, vėmendja jonė ishte pėrqėndruar tek Afganistani. Ushtria e Kuqe po braktiste pėrpjekjet pėr ta vendosur vendin nėn kontroll dhe po tėrhiqej. Ne qė po ndiqnim zhvillimet, diplomatė, gazetarė dhe politikanė po pėrpiqeshim tė interpretonim se ēfarė do tė thoshte kjo pėr ambicjet e Bashkimit Sovjetik nė tė ardhmen.

A kishim tė bėnim me njė tėrheqje taktike, apo njė ndryshim tė pėrhershėm politik?
Rėnia e Murit tė Berlinit
Zhvillimet ishin tė paparashikueshme

I sapokthyer pas tri vjetėve nė Rusi, unė kisha teorinė time. E kisha parė me sytė e mi se sa e thellė ishte kriza nė rrugėt e Moskės- ushqim i keq, kushte tė mjerueshme banimi dhe rrugė qė do nuk i shihje as nė botėn e tretė dhe besoja se kjo ishte njė perandori nė rėnie.

Unė parashikoja qė ajo tė shpėrbėhej gjatė njė procesi qė do tė zgjaste pėr shumė vjet.

E vėrteta u bė e qartė vetėm nė tetor. Komunistėt kishin humbur pushtetin nė Poloni dhe dhjetėra mijėra gjermanolindorė po largoheshin pėrmes kufirit tė sapohapur hungarez. Udhėheqėsi sovjetik, Mikhail Gorbachev vizitoi Berlinin Lindor.

Unė zbulova nga shėrbimi i zbulimit i Gjermanisė Perėndimore se z. Gorbachev i kishte thėnė udhėheqėsit gjermanolindor, Erick Honecker se ushtria sovjetike nuk do ta mbėshteste po tė pėrdorte forcėn ndaj demonstruesve.

Se si e shtinė ata nė dorė kėtė informatė kaq tė ndjeshme, askush nuk e di, por pasojat ishin tė qarta.

Satelitėt sovjetikė tani kishin mbetur tė vetėm. Ishte njė ndryshim total nga koha kur tanket sovjetike kishin shtypur pakėnaqėsitė nė Gjermaninė Lindore, Hungari dhe Ēekosllovaki.

Arsyeja pėr kėtė pjesėrisht ishte ngaqė BS nuk i mbėshteste dot mė, por ē'ka ėshtė mė e rėndėsishmja, z. Gorbachev besonte se njė gjė e tillė nuk ishte e nevojshme.

Komunizmi i reformuar, mendonte ai, do tė ishte popullor dhe shtypja staliniste nuk ishte mė e nevojshme as nė BS, as gjetkė.

Ai e kishte gabim, por kundėrshtimi qė i bėri dhunės dhe kurajo morale qė tregoi pėrballė sistemit sovjetik, bėnė tė mundur qė viti tė mbyllej mė i paqshėm nga ē'mund tė ishte mbyllur pa tė.

'Kujtoni Tienanmenin'

Por si do tė reagonin qeveritė kliente?

Polonia u tėrhoq dhe bėri marrėveshjen mė tė mirė tė mundshme me Solidaritetin.

Por Gjermania Lindore ishte tėrhequr nga shembulli i Kinės. Qeveria komuniste atje kishte shtypur me dhunė protestat nė Sheshin Tienanmen dhe pse bota i kishte sytė atje.

Autoritetet gjermanolindore i dėrguan njė mesazh Forumit tė Ri, grupit qė qėndronte pas protestave.

Nė tė thuhej "Kujtoni Tienanmenin". Njė nga kujtimet e mia mė tė fuqishme tė asaj kohe ėshtė shprehja e fytyrės sė Jens Reich, njėrit prej themeluesve tė Forumit, teksa e dėgjoi.

I nxirė nė fytyrė dhe i ndėrgjegjshėm pėr kėrcėnimin, ai menjėherė tha se protestat do tė vazhdonin.

"Duhet tė nisim dialogun, nė mėnyrė qė njerėzit tė thonė diēka para se tė zhduken. Ndjehem fajtor qė nuk kam folur qė mė parė," tha ai.

Nė fund, trimėria dhe kurajo e milionave si ai, ēuan nė rrėzimin e qeverive komunsite nė mbarė Evropėn. Por rreziqet ishin shumė reale dhe rezultati nė dyshim deri nė momentin e fundit.

Secili vend bėri betejėn e tij. Prandaj nuk e ėshtė e habitshme qė ajo qė ndodhi, tė ishte e vėshtirė tė kuptohej.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake