BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 02 nėntor 2009 - 15:00 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
A po pėrballet Amerika me tė shkuarėn dhe si?
 
Ku Klus Klan
Ku Klus Klan kanė vrarė dhe kėrcėnuar shumė zezakė
Ka kaluar njė vit qėkur amerikanėt zgjodhėn Barack Obama-n si presidentin e tyre tė parė me ngjyrė.

Nė vitet gjashtėdhjetė, afrikano-amerikanėt u kėrcėnuan dhe u vranė vetėm se donin tė votonin.

Po a mundet tani Amerika tė pėrballet me tė shkuarėn e vet? Philippa Thomas e BBC ishte nė Jackson, Misisipi ku u takua me njė gazetar qė po heton kėto krime tė urrejtjes dhe njė familje qė ai ka ndihmuar tė gjejė drejtėsinė.

Kėto janė familja Dahmer. Bettie Dahmer ishte dhjetė vjeē dhe kur nėna e zgjoi nga gjumi, ajo nuk e pati idenė se ēfarė po ndodhte.

"Ajo ēka dija unė ishte se shtėpia ishte nė mes flakėve, im atė po qėllonte dhe ime mė po thonte qė tė zgjohesha. Na duhej tė largoheshim nga shtėpia, " kujton ajo.

Bettie Dahmer i mbijetoi zjarrit qė iu vu shtėpisė sė saj nga Ku Klus Klan. I ati i saj, udhėheqės pėr tė drejtat civile, Vernon Dahmer vdiq nga plagėt.

Dhe pėr dekada pas natės sė 1966, personat qė i vunė flakėn shtėpisė nuk u dėnuan, derisa gazetari Jerry Mitchell u pėrfshi.

"Kishte konspiracion tė njė qetėsie rreth kėtyre rasteve pasi njerėzit kishin frikė, kishin frikė tė flisnin, tė thonin ndonjė gjė. Kishin frikė tė vepronin se mos vriteshin," na thotė Jerry Mitchell i cili ende merr kėrcėnime tė ndryshme me vdekje.

Por ai thotė se nuk do tė pushojė sė punuari. Deri mė tani ai ka futur 4 vrasėsa nė burg nė 15 vitet e fundit.

Nė zyrėn tij nė nė gazetėn, Clarion Ledger ai na kujton vitet 60 kur Ku Klus Klani digjte kryqe dhe afrikano-amerikanėt qėlloheshin, digjeshin apo vareshin.

"Vrasja ėshtė krimi mė i rėndė dhe fakti se kėta persona nuk u dėnuan ende kur tė gjithė e dinin, e bėnte situatėn edhe mė tė padrejtė dhe mė zemėroi akoma mė shumė," thotė ai.

Familja e Vernon Dahmer e humbi atė pasi ai pati kurajon tė luftonte pėr tė rregjistruar votat e zezakėve. E veja e tij, Ellie kujton se kur Ku Klus Klani shkoi nė shtėpinė e tyre, ata sapo ishin rehatuar pas vite turnesh nate.

 Fakti se kėta persona nuk u dėnuan ende kur tė gjithė e dinin, e bėnte situatėn edhe mė tė padrejtė...
 
Gazetari Jerry Mitchell

Vajza e Vernon dahmer, Bettie ka ende plagė nė krahė kur njėri nga prindėrit ia kaloi tjetrit nė mes dritares tė mbuluar nga flakėt. E pyetėm se kė thirrėn ata pėr ndihmė:

"Nė atė kohė, policia nė Misisipi ishte le tė themi 75% anėtarė tė Ku Klus Klanit ose simpatizantė tė Ku Klus Klanit. Zezakėt nuk kishin askėnd qė t'i ndihmonte. Ata thonin- zezak nėse do tė kishe parė punėn tėnde, kjo nuk do tė kishte ndodhur."

Personi pas vrasjes sė Dahmerit ishte anėtari i Ku Klus Klanit nė Misisipi, Sam Bowers. Ai ishte i paprekshėm nga ligji deri sa Jerry Mitchell vendosi tė vepronte ndryshe. Tre vjet mė parė, ai vdiq nė burg.

Mitchell e ndėrtoi ēėshtjen mbėshetur nė mijėra dokumenta, nė gjetjen e dėshmitarėve, por edhe duke forcuar lidhjet me supremacistėt e bardhė vetė.

"Natyrisht qė kisha avantazh nė faktin se jam i bardhė, jam nga jugu dhe kam pothuajse tė njėjtėn prejardhje si ata. Kjo ėshtė arsyeja pse dal tė ha me ta qė tė bisedojmė dhe vė re se ata duan tė tregojnė ngjarjet dhe historitė, edhe kur janė anėtarė tė Ku Klus Klanit. Ata besojnė se bėnė gjėnė e duhur."

Sot agjentė tė FBI-sė kanė njė listė tė 43 rasteve tė ashtuquajtura tė ftohta nėn hetim nė Misisipi dhe nė jugun e largėt.

Si Jerry Mitchell, agjenti i FBI-sė, Walter Henry po punon pėr tė nxjerrė tė shkuarėn qė shumė banorė tė Misisisipit do tė donin tė harronin.

"Njė nga gjėrat e vėshtira, kur bisedon me objektin e hetimit, ėshtė se ti i afrohesh atyre dhe bisedon me ta pėr anėtarėt e familjes dhe disa nuk e kanė idenė se ndonjė nga anėtarėt e familjes ėshtė pėrfshirė nė kėto krime tė motivuara nga raca. Por tė duhet tė jesh mjaft i kujdesshėm."

Por ka dhe nga ata qė janė kundėr kėtyre hetimeve duke i quajtur ato si gjueti shtrigash, siē thotė edhe Richard Barret, avokat qė ka punuar nė mbrojtje tė Ku Klus Klanit dhe qė sot drejton Lėvizjen Nacionaliste:

"Njerėzit qė ata hetojnė janė tashmė tė vjetėr, tė sėmurė, tė varfėr, tė lodhur. Ata mė pas vdesin. Ėshtė njė farsė."

Por jo sipas agjentes sė FBI-sė, Jenny Williams:

"Mendoj se farsė ishte krimi qė u krye atėherė. Dhe fitorja e drejtėsisė ėshtė gjithmonė qėllimi pse ne i bėjmė kėto hetime.

Jerry Mitchell thotė se Amerika duhet tė pėrballet me tė shkuarėn qė tė ecė pėrpara. Ai po vazhdon punėn mbi rastin e djeges sė tre aktivistėve tė tė drejtave civile nė 1964 tė njohur si Mississippi Burning.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake