|
Shtypi komenton gjasat e z. Blair
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zhvillimet nė Paksitan zėnė vend nė faqen e parė tė disa tė pėrditshmeve britanike.
Pakistani premton qė tė mos pėrkulet para sulmeve thuajse tė pėrditshme tė militantėve talibanė, shkruan Financial Times. Sulmi i sė martės, mė i rėndi i dy vjetėve tė fundit, thuhet mė tej nė artikull, pėrshėndeti Hillary Clinton, Sekretaren amerikane tė Shtetit me tė mbėrritur pėr njė vizitė nė vend. Po nė faqen e parė gazeta boton njė fotografi pas shpėrthimit nė Peshawar, nė okelion e sė cilės shkruhet se shpėrthimi "shihet nga diplomatėt si njė mesazh i qartė pėr Amerikėn". Dhe Guardian nė faqen e parė boton fotografinė e njė fėmije tė plagosur gjatė sulmit nė Pakistan, ndėrkohė qė nė faqet e brendshme boton dhe njė artikull pėr sulmin nė tė njėjtin ditė nė Afganistanin fqinjė, nė njė banesė ku strehoheshin punonjės tė OKB-sė. "Sulmi me bombė i vė nė rrezik zgjedhjet," shkruan gazeta duke iu referuar raundit tė dytė tė zgjedhjeve presidenciale nė vend qė janė parashikuar tė mbahen nė datėn 7 nėntor. Zhvillimet zėnė vendin kryesor dhe nė faqet ndėrkombėtare tė sė pėrditshmes Times, e cila nė njė koment shkruan sot se sulmi nė Kabul mund ta detyrojė OKB-nė qė tė tėrhiqet prej andej. Por nė artikull shtohet se persona brenda organizatės, cila ėshtė e pranishme nė Afganistan qė prej 50 vjetėsh, paarshikojnė njė tėrheqje tė pjeshme si mundėsi. Blair pėr president Nė faqen e parė Times ndėrkohė boton njė fotografi tė ish-kryeministrit britanik, Tony Blair nėn titullin: 'Unė jam njeriu qė iu duhet'- bėhet fjalė pėr tė marrė postin e presidentit tė BE-sė. Nė kryeartikull gazeta shkruan se ka mėsuar se Blair do tė kandidojė pėr postin nėse udhėheqėsit e BE-sė do tė binin mė parė dakord se ai ėshtė njė post substancial qė do tė kishte peshė nė skenėn botėrore. Duke cituar "miq" tė z. Blair, Times shkruan se ai do tė hiqte dorė nga interesat fitimprurėse komerciale pėr njė post qė do t'i mundėsonte tė bėnte 'njė punė nė tė mirė tė Evropės' dhe se ai po priste 'me interes tė madh' rezultatet e bisedimeve pėr kėtė ēėshtje mes liderėve evropianė. Kjo ėshtė nė fakt njė ēėshtje me tė cilėn shtypi britanik merret gjerėsisht. Financial Times shkruan nė njė editorial se Blair-i ėshtė personi i gabuar pėr postin. Gazeta shkruan se angazhimi i z. Blair nė luftėn nė Irak, nuk shkon nė avantazh tė kandidaturės sė tij. Gazeta shkruan se pėr njė post tė tillė nuk mjafton vetėm fakti qė ai ėshtė emėr i njohur nė politikėn ndėrkombėtare. Posti, shkruan gazeta nuk ka tė bėjė me vėnien nė vend tė repuitacionit tė tij, por "ka tė bėjė me promovimin e ēėshtjes evropaine, brenda dhe jashtė. dhe pėr kėto arsye, shkruan gazeta, ai nuk ėshtė aspak bindės". Gazeta shkruan se bisedimet qė do tė zhvillohen mes treshes Brown, Merkel dhe Sarkozy pėr preferencat e tyre pėr postin nė prapaskenat e samitit tė udhėheqėsve tė BE-sė nuk pritet tė dalin me ndonjė rezultat zyrtar. Procesi zyrtar u zgjedhjes, shkruan gazeta me gjasė do tė diskutohet nė njė samit tė posaēėm tė BE-sė "ndoshta nė gjysėm e dytė tė muajit tė ardhshėm". |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||