|
Asteriksi feston 50 vjetorin
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Franca ėshtė duke shėnuar 50 vjetorin e krijimit te Asteriksit, njė prej heronjve mė tė mėdhenj kulturor tė vendit.
Ai ėshtė personazhi i librave te ilustruar dhe filmash vizatimor si edhe tė njė filmi kinematografik. Deri nė vitin 2008 ishin botuar 33 libra tė kėsaj serie, tė kthyera pastaj nė 11 filma, tre prej tė cilėve kinamtografikė, ndėrsa tė tjerė vizatimorė. Seria ka frymėzuar lojėra dhe njė park lodrash me kėtė temė. Asteriks dhe Obeliks, ėshtė vepėr e artistit tė lindur nė Itali Albert Uderzo dhe e mikut tė tij shkrimtar René Goscinny. Qė kur revista Pilote, botoi tregimet e para me Asteriksin mustaqemadh dhe shokun e tij Obelix, albumet kanė shitur mė shumė se 200 milion kopje nė mbarė botėn. Librat e ilustruar sot janė pėrkthyer nė mė shumė se 100 gjuhė te botės. Ato tregojnė pėr aventurat e Asteriksit dhe Obeliksit, teksa luftojnė kundėr ushtrive romake tė Jul Ēezarit, nė vitin 50 para erės sonė. Ky pėrvjetor ėshtė shėnuar me daljen nė qarkullim tė njė libri dhe me fluturime tė forcės ajrore. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||