BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 13 tetor 2009 - 18:38 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Clinton e Lavrov ende larg pėr Iranin
 
Clinton dhe Lavrov nė Moskė
Clinton dhe Lavrov nė Moskė
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia thonė se ka pasur pėrparim tė konsiderueshėm nė bisedimet lidhur me njė traktat tė ri pėr tė zvogėluar arsenalet e tyre bėrthamore.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila ka zhvilluar njė vizitė nė Moskė, tha se dy fuqitė mė tė mėdha bėrthamore kishin pėrgjegjėsi pėr tė treguar udhėheqėsi nė ēėshtjet e ēarmatimit.

Megjithatė nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi me ministrin e Jashtėm rus, Sergei Lavrov, ajo nuk tha nėse kishte mundur ta bindte Rusinė pėr tė rėnė dakord pėr sanksione tė mėtejshme ndaj Iranit lidhur me programin e tij bėrthamor.

Fillim i ri

Administrata e presidentit amerikan Barack Obama ėshtė pėrjekur t'i japė njė rifllim tė ri marrėdhėnieve midis Shteteve tė Bashkuara dhe Rusisė dhe duket se ka njė ndryshim toni tani.

Duke folur pas bisedimeve me homologun e saj rus, sekretarja amerikane e Shtetit tha se tani marrėdhėniet kishin arrritur nė njė periudhė tė re, mė pozitive.

"Ne besojmė fuqishėm se duke punuar sė bashku ne hap pas hapi po i transformojmė kėto marrėdhėnie, qė mė parė pėrcaktoheshin nga hija e shkatėrrimit tė ndėrsjellė, nė njė marrėdhėnie qė bazohet nė respektin e ndėrsjellė, dhe me kalimin e kohės, gjithnjė e mė shumė besim i ndėrsjellė," tha zonja Clinton.

Ēelėsi i kėtij ndryshimi duket se nuk ėshtė vetėm ndryshimi i administratės nė Uashington, por gjithashtu edhe njoftimi se SHBA-ja nuk do tė vazhdojė me ndėrtimin e sistemit tė mbrojtjes raketore nė Evropėn lindore sikurse ishte planifikuar.

Reciprocitet pėr Iranin

Tani nė njė farė mėnyre Uashingtoni po pret njė hap reciprociteti nga Moska, d.mth. ndonjė veprim tė pėrbashkėt diplomatik, apo sanksione a masa tė tjera, pėr t'i bėrė presion Iranit pėr tė hequr dorė nga programi i pasurimit tė uraniumit.

Nė konferencėn e pėrbashkėt tė shtypi me zotin Lavrov sekretarja amerkane e Shtetit tha se programi bėrthamor i Iranit mbetej njė ēėshtje shumė shqetėsuese.

Ajo tha se Rusia ka qenė shumė bashkėpunuese, por se nuk ka ardhur ende koha pėr sanksione tė mėtejshme.

Analistėt thonė se Uashingtoni do tė kishte dashur tė dėgjonte se ēfarė hapash konkrete do tė ndėrmerrte Rusia pėr ta bindur Iranin pėr tė hequr dorė nga programi i pasurimit tė uraniumit.

Por nė vend tė kėsaj ministri i jashtėm Sergei Lavrov tha se ai besonte se do tė ishte kundėr-produktive tė kėrcėnoje me sanksione nė rrethanat e tanishme.

"Presidenti (Medvedev) nuk ka thėnė se sanksionet janė tė paevitueshme, ai tha se ne kemi njė qėndrim tė rezervuar ndaj sanskioneve sepse ato rrallė japin rezultate," tha zoti Lavrov.

"Megjithatė ka raste kur sanksionet bėhen tė paevitueshme dhe kjo ndodh njė njė situatė kur janė pėrdorur tė gjitha rrugėt e mundshme politike dhe diplomatike," tha ai dhe shtoi: "Gjendja me Iranin ėshtė larg tė qenit e tillė."

Mbėshtetja e Rusisė ka rėndėsi, sepse si anėtare e pėrhershme e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė ajo mund tė pėrdorė fuqinė e vetos pėr tė bllokuar ndonjė rezolutė pėr sanksione tė reja.

Edhe Moska ka shqetėsimet e veta lidhur me veprimtarinė bėrthamore tė Iranit.

Rusia nuk dėshiron tė shohė vende tė tjera qė tė zhvillojnė armė bėrthamore, prandaj kjo duket se ėshtė njė vijė e fuqishme e kuqe qė ėshtė hequr nga rusėt.

Pra ēėshtja tani duket se ėshtė nėse Rusia beson nė vėrtetė se Irani po e bėn kėtė gjė dhe ata ende po e shqyrtojnė kėtė ēėshtje nė Moskė.

Traktati i armėve

Kryediplomatėt diskutuan njė gamė tė madhe ēėshtjesh. Zoti Lavrov tha se pėrpjekjet pėr tė zėvendėsuar Traktatin pėr Zvogėlimin e Armėve Strategjike ishin ende nė binarė.

"Ne kemi bėrė pėrparim tė konsiderueshėm," tha zoti Lavrov.

"Nė tė njėjtėn kohė ne kemi diskutuar ato ēėshtje pėr tė cilat ende pritet tė bihet dakord dhe qė kėrkojnė punė tė mėtejshme," shtoi ai.

"Ne ramė dakord qė tė vazhdojmė pėrpjekjet pėr tė bėrė ē'ėshtė e mundur pėr ta pėrfunduar kėtė punė nė kuadrin e pėrcaktuar kohor - d.m.th. brenda dhjetorit tė kėtij viti."

Pėr ēėshtjen e planeve tė ndryshuara tė Uashingtonit lidhur mbrojtjen raketore, zonja Clinton tha se SHBA-ja ishte e gatshme tė zhvillonte njė sistem tė ri tė mbrotjes raketore nė partneritet me Rusinė.

 
 
LOKALE
Clinton diskuton pėr Iranin nė Moskė
13 tetor 2009 | Faqja Kryesore
Clinton flet pėr taktika tė reja
12 tetor 2009 | Faqja Kryesore
Clinton paralajmėron pėr Pakistanin
11 tetor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake