BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E shtunė, 10 tetor 2009 - 16:26 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Media nė SHBA bėn politikė ndryshe
 

 
 
Presidenti Barack Obama
Kritikat pėr komente raciste janė dėgjuar nga tė dyja kampet
Nė Shetet e Bashkuara, programet televizive debat tė krahut tė djathtė kanė marrė shtysė tė re nga zgjedhja e presidentit Barack Obama.

Stili i kėtyre programeve dhe prezantuesve tė tyre ėshtė i fortė dhe konfrontues.

Njė prej kėtyre programeve kohėt e fundit, bėri bujė pėrmes vlerėsimit se presidenti i ri kishte njė urrejtje tė rrėnjosur thellė, pėr tė bardhėt.

Nė analizėn nė vazhdim shtrojmė pyetjen nėse media amerikane e krahut tė djathtė ėshtė duke krijuar njė lloj tė ri politike.

Kėndi racist

Mirėsevini nė stilin mė tė ri tė bėrjes politikė opozitare nė Amerikė.

"Unė nuk them se ai nuk i pėlqen tė bardhėt. Unė them se ai ka njė problem me ta. Unė besoj se ky burrė ėshtė racist", thotė prezantuesi amerikan pėr presidentin Obama.

Kėto komente e kanė bėrė atė prezantuesin mė tė pėrfolur tė njė programi televiziv debat.

Stili i tij ėshtė i zhurmshėm, i thellė dhe shpesh i debatueshėm.

Norman Ornstein nga American Enterprise Institute, thotė se me njė president demokrat tė qendrės kjo ėshtė ajo qė mund tė presėsh.

"Ajo qė pamė me presidentin Clinton ishte tėrėsisht pėrtej ēdo mėkati apo vepre qė ai dhe bashkėshortja e tij mudn tė kishin kryer, pėrfshirė kėtu edhe thashetheme qė pėrsėriteshin nė faqen e parė tė Wall Street Journal pėr disa krime qė ishin kryer nė Arkansas, kur ia ishte guvrnator."

"Nė rastin e presidentit Obama, ėshtė shtuar edhe mė shumė, por ėshtė e tė njėjtit karakter qė kemi parė edhe mė parė, " thotė zoti Orstein.

James Rucker ėshtė njė aktivist liberal. Ai nga ana tjetėr ėshtė indinjuar nga komentet e prezantuesit Glenn Beck dhe ka bėrė fushatė pėr tė tėrhequr reklamat nga programi i tij.

"Ka njė ton dhe njė grup idesh qė po qarkullojnė dhe qė mendoj se janė unike pėr kohėn."

"Glenn Beck thotė se ajo qė do tė shohim nuk i pėrngjan atij vizioni qė kishin themeluesit e kombit."

"Pra ėshtė mė pak 'ne nuk i besojmė kėtė presidenti qė tė ndėrmarrė politikat e duhura', por ėshtė mė tepėr 'ky ėshtė njė president qė do ta prishė Amerikėn qė ne njohim'".

"Kjo ėshtė ksenofobike dhe sinqerisht ka njė kėnd racist," thotė James Rucker.

Por Glenn Beck, ēuditėrisht nuk pajtohet me kėtė. Ai i ka thėnė prezantueses Katie Couric, tė kanalit CBS se ēėshtja e racės, pėrdorej si njė lloj censure politike.

"Nėse George Bush thotė se gjyshja ime ishte njė afro-amerikane tipike dhe i kishte tė rrėnjosura pikėpamjet e saj, ju nuk mendoni se ne mund tė bėjmė pyetje lidhur me kėtė koment?"

"Si mund tė bėhem tabelė qitjeje sepse bėj pyetje?", tha prezantuesi.

Kur u pyet nėse i qėndronte mendimit se presidenti Obama ishte racist ai tha se amerikanėt duhet t'i bėjnė vetes pyetje tė vėshtira dhe tė marrin vendimet e veta.

Kritikėt shtrojnė pyetjen se nėse Barack Obama ishte i bardhė, a do tė mund t'i thoshin njerėzit kėto fjalė?

Orly Taitz qė ėshtė avokate dhe dentiste, ėshtė njė prej figurave kryesore tė lėvizjes 'Birther'.

Ajo ka pėrgatitur disa padi tė dėshtuara kundėr zotit Barack Obama, duke pretenduar se ai nuk mund tė bėhet president.

"Nuk ėshtė ēėshtja nėse si ėshtė ajo apo jo shtetas amerikane. Ka njė kėrkesė specifike pėr njė president tė Shteteve tė Bashkuara, qė jo vetėm tė jetė shtetas, por edhe njė shtetas i lindur kėtu."

"I kam prezantuar gjykatės dokumenta qė tregojnė se ai ka lindur nė Kenia. Kam treguar edhe dokumenta nga shkollat nė Indonezi, qė tregojnė se ai nuk ka hequr dorė nga shtetėsia indoneziane apo keniane," thotė Orly Taitz.

Kritikėt e vendosur

Barack Obama ka treguar njė kopje tė ēertifikatės sė tij amerikane tė lindjesh.

Gazetat nga ana e tyre kanė gėrmuar nė arkivat e Havait njoftimet pėr lindjet.

Megjithatė kjo nuk i ka ndaluar njė numėr tė madh njerėzish dhe as prezantuesit e disa programeve televizive debat, qė tė mbėshtesin fushatėn e zoti Orly.

Nuk ka ndalur as thirrjet e forta nė protestat anti-qeveritare si kjo:

"A jeni ngopur me shpenzimet e shfrenuara? Shpėtimet e bankave, taksat e larta dhe shtimin e borxheve dhe liberalizmin e madh tė qeverisė?".

Nė kėtė thirrje nuk diktohen probleme, por kritikėt thonė se ka prova tė racizmit.

Nė pankarta presidenti Obama ėshtė i veshur me rroba afrikane.
Obama dhe Jay Leno

Ndėrsa nė nivel armiqėsie ai krahasohet me Hitlerin, ose cilėsohet racist.

Norman Ornstein, thotė se media nuk drejtohet nga racismi, apo politika por nga shifrat e shikueshmėrisė.

"Nė kohėn e presidentit Clinton kishte disa revista konservatore, nė mėnyrė tė veēantė American Spectator, faqja editoriale e Wall Street Journal dhe disa radiostacione," thotė ai.

Media sot ėshtė mė e madhe se kurrė dhe ėshtė duke luftuar pėr mbijetesė.

Aktivisti liberal, James Rucker, beson se kjo nuk ka tė bėjė vetėm me shikueshmėrinė, por shton se toni nė kėto programe televizive debat tė krahut tė djathė ėshtė i nxitur nga njė stuhi politike.

Thikė me dy presa

"Unė besoj se kėtu ka njė bashkėrrjedhje tė politikanėve nė tė djathtė qė e kanė gjetur veten jashtė pushtetit."

"Kemi interesin financiar dhe tė biznesit qė nuk ėshtė i interesuar pėr ndryshim dhe kemi njerėz si Glenn Beck qė janė tė lumtur t'u shėrbjenė kėtyre grupeve dhe tė trazojnė njerėzit qė ata t'u bėjnė qėndresė ēdo lloj ndryshimi politik," thotė zoti Rucker.

Norman Ornstein, beson se kėto lloj programesh janė thikė me dy presa pėr republikanėt.

"Ėshtė sikur tė kesh njė kopėsht plot me qen tė racės, rotvailėr qė janė shumė tė rėndėsishėm pėr ty. Por vjen njė moment kur e kupton se ata ndoshta nuk janė vetėm pėr tė mbrojtur, por pėrbėjnė edhe njė kėrcėnim pėr ty."

Glenn Beck ka dalė nė kopertinėn e revistės Time. Njė tjetėr koleg i tij ka dalė nė New Yorker.

Dhe kjo ėshtė njė provė qė pikėpamjet politike qė shkaktojnė zhurmė, gjejnė mė shumė mbulim tė gjerė nė mediat kryesore, sesa mund tė kishe ėndėrruar.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake