BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 08 tetor 2009 - 15:08 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Mueller fiton Nobelin pėr letėrsinė
 
Herta Mueller
Herta Muller u largua nga Rumania nė 1987 pėr shkak tė censurės
Ēmimi Nobel pėr Letėrsinė kėtė vit iu dha shkrimtares gjermane tė lindur nė Rumani, Herta Mueller.

Shkrimtarja ėshtė e njohur pėr pėrshkrimin qė i ka bėrė jetės brenda minoritetit gjermanishtfolės, nė regjimin e ish udhėheqėsit komunist, Nikolae Ēeaushesku.

Akademia suedeze tha se se Mueller kishte pėrshkruar pejsazhin e tė deprivuarve, pėrmes pėrqėndrimit nė poezi dhe prozės sė sinqertė.

Herta Mueller pason shkrimtarin francez tė vitit tė kaluar, Jean-Marie Gustave Le Clezio, qė e fitoi kėtė ēmim nė 2008 dhe shkrimtaren britanike Doris Lessing qė u nderua me Nobel nė 2007.

Mueller lindi nė vitin 1953, nė njė familje qė i pėrkiste minoritetit gjerman nė rajonin Banat tė Rumanisė.

Pas luftės sė Dytė Botėrore, nėna e saj u deportua nė njė kamp sovjetik pune tė detyruar.

Herta Mueller u largua nga Rumania pėr nė Gjermani nė vitin 1987, pėr shkak tė vėshtirėsive qė ndeshi nė publikimin e veprės sė saj.

Ajo u shkarkua nga puna nė vitet 1970, sepse nuk pranoi tė bashkėpunonte me policinė sekrete tė regjimit.

Pėrmbledhja e saj e parė me tregime nė gjuhėn gjermane u botua nė Rumani e censuruar nė vitin 1982.

Shkrimet e para tė Hertha Mueller u dėrguan jashtė vendit nė mėnyrė tė fshehtė.

Disa vite mė vonė shkrimtarja u nderua me disa ēmime nė letėrsi, pėrfshirė edhe atė Dublin Impac Award nė vitin 1998.

Njė prej veprave tė saj tė fundit, "Takimi" i botuar nė vitin 2001, sjell pėrshkrime mjaft tė hollėsishme tė jetės nė diktaturė.

Shkrimtarja bashkė me ēmimin Nobel nderohet edhe me 10 milion korona suedeze (892 mijė stėrlina).

Ēeremonia e dhėnies sė ēmimit do tė zhvillohet mė vonė gjatė kėtij viti nė Stokolm.

 
 
LOKALE
Gjykata rrėzon ēėshtjen kundėr shkrimtarit
23 janar 2006 | Faqja Kryesore
Britanikja Lessing fiton Nobelin nė Letėrsi
11 tetor 2007 | Faqja Kryesore
Vdes Pinter, dramaturgu Nobelist
25 dhjetor 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake