BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 16 shtator 2009 - 05:57 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Ban Ki Moon flet për samit historik
 
Ndotja e klimës nga industria
Z.Ban tha se Kina dhe SHBA-ja do të prezantojnë qëndrimet në samit
Në një intervistë dhënë BBC-në Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon thotë se samiti i OKB-së për klimën do të jetë historik.

Sekretari i Përgjithshëm është duke u përpjekur që të menaxhojë bisedimet për ndryshimet klimatike.

Ai ka organizuar një samit të vetin javën e ardhshme, që koinçidon edhe me mbledhjen e udhëheqësve botërorë në OKB.

Ai konfirmoi se presidentët e dy prej vendeve më ndotëse në botë, SHBA-ja dhe Kina do të flasin në këtë takim dhe shtoi se ai do të jetë historik.

Mjekët për klimën

Ndërkaq liderë në fushën e mjeksisë nga e gjithë bota u kanë bërë një paralajmërim qeverive se lufta kundër ndryshimeve klimatike duhet të jetë efektive për të shmangur një katastrofë.

Duke shkruar në revistën mjeksore britanike, Lancet, krerët e kolegjeve mbretërore dhe akademive të mjekëve thonë se udhëheqësit politikë që do të mblidhen në takimin e Kopenhagës duhet të veprojnë të mbështetur në shkencë.

Sipas një kryeartikulli dhe një letre prej 18 institucioneve të rëndësishme në fushën e mjeksisë, ka një rrezik real se politikanët mund të jenë të pavendosur dhe të dobët në bisedimet në kryeqytetin danez.

Kjo, thonë mjekët mund të jetë katastrofike në mënyrë të veçantë për vendet në Afrikën Sub-sahariane kur temperaturat në rritje do të shtojnë thatësirën, mungesën e ushqimeve dhe do të ndihmojnë në përhapjen e sëmundjeve.

Personalitet në fushën e mjeksisë theksojnë se një marrëveshje e fortë në Kopenhagë do të jetë në të mirë si të vendeve të varfëra, ashtu edhe vendeve të varfëra dhe do të marrë përsipër peshën e uljeve të emetimeve.

Një marrëveshje e gjerë për klimën do të thotë edhe më shumë para për vendet në zhvillim dhe rrjedhoja pozitive në sistemet e tyre shëndetësore.

Mjekët e pranojnë se klima aktuale ekonomike u jep argumenta disa politikanëve skeptikë që të mos marrin masa të forta, por ata shtojnë se kjo çështje është shumë e madhe dhe mosveprimi me efektshmëri nuk është më opsion.

 
 
LOKALE
Ban Ki Moon vë alarmin për klimën
11 gusht 2009 | Faqja Kryesore
G8 bie dakord për limitin e ngrohjes globale
09 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Ban kritikon përpjekjet e G8-s për klimën
09 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Administrata Obama në 100 ditët e saj
28 prill 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>