BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 15 shtator 2009 - 14:57 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Rėnia e Lehman Brothers
 

 
 
Lehman Brothers
Banka e investimeve Lehman falimentoi njė vit mė parė
Njė vit mė parė, bota financiare u trondit nė themele kur banka ndėrkombėtare e investimeve Lehman Brothers falimentoi.

Brenda njė jave, qeveria amerikane po pėrpiqej tė pergatiste njė paketė shpėtimi pėr tė gjithė sistemin financiar.

Por pėrse u lejua tė falimentojė Lehman dhe cilat ishin pasojat e kėtij falimentimi?

Moment i vėshtirė

Fati i Lehman u bė i qartė brenda njė fundjave tė jashtėzakonshme.

Zyrtarė tė qeverisė dhe Rezervės Federale u munduan tė gjejnė njė zgjidhje.

Ata vetė nuk po flisnin para publikut, por njė prej paraardhėsve tė tyre foli. Ai ishte Alan Greenspan, ish shefi i Rezervės Federale.

"Ajo qė po pėrpiqen tė bėjnė ata nė lidhje me Lehman ėshtė tė gjejnė njė mėnyrė qė tė mos pėrdoren paratė e qeverisė. Nėse nuk munden atėherė u duhet tė marrin njė vendim kyē, nėse do ta lejojnė tė likuidohet, apo nėse do ta mbėshtesin", tha zoti Greenspan.

Zgjidhja qė kėrkuan pa pėrdorimin e fondeve qeveritare ishte blerja e saj njė firmė tjetėr.

Bank of America (Banka e Amerikės) e pati kėtė ide, ashtu si edhe banka britanike, Barclays.

Por nė fund tė dyja u tėrhoqėn, ashtu si edhe Sekretari i Thesarit i SHBA Henry Paulson.

"Roli federal ėshtė e qartė se ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse siē me keni dėgjuar tė them, asgjė s'ėshtė mė e rėndėsishme tani, sesa stabiliteti i tregjeve tona tė kapitalit dhe kėshtu unė mendoj se ėshtė e rėndėsishme qė rregullatorėt tė mbeten shumė vigjilentė, por ne dhe unė nuk e kemi tė lehtė tė marrim vendimin pėr t'i rrezikuar taksapaguesit pėr tė mbėshtetur njė institucion," tha Henry Paulson.

Nė kėtė rast taksapaguesi nuk u rrezikua. Kjo nėnkuptoi rėnien e Lehman-it nė humnerė.

Pėrse ndodhi
Wall Street
Falimentimi i bankės tronditi sistemin financiar

Gjashtė muaj mė herėt, njė tjetėr bankė investimesh, Bear Stearns ishte marrė njė njė rival me garanci financiare prej qeverisė.

Shefi i Rezervės Federale, Ben Bernanke, ka thėnė se nė rastin e Lehman ata nuk kishin mjetet, kompetencat ligjore tė bėnin atė qė duhej tė bėnin.

Douglas Elliott i Institutit Brookings nė Uashington mendon se ata mund tė kishin gjetur njė zgjidhje, por zgjodhėn tė mos e bėnin njė gjė tė tillė.

"Ata patėn mė shumė besim te vetvetja se ē'duhej. Ata menduan se sistemi ishte stabilizuar mjaftueshėm dhe se njerėzit ishin tė ndėrgjegjshėm pėr problemet se mund ta lejonin Lehman tė falimentonte se kjo nė njė farė mėnyre mund tė ishte diēka e mirė, kjo do tė theksonte se qeveria nuk do t'i shpėtonte tė gjithė."

Shumė vetė mendonin se sistemi financiar kishte patur kohė tė mjaftueshme tė pėrgatitej pėr falimentimin e Lehmanit dhe se si rezultat do tė mund ta pėrballonte atė.

Por nuk doli ashtu. Pėrsėri Douglas Elliott:

"Sistemi ishte shumė mė i brishtė sesa me sa duket e menduan autoritetet. Dhe fakti qė ata e lejuan Lehman tė falimentojė i trembi tė gjithė. Nga Londra apo nė ēdo pjesė tė botės, tė gjithė e merrnin si tė qenė se Lehmanin do ta shpėtonin. Bear Stearns ishte shpėtuar. Pse mos e prisje njė gjė tė tillė? Dhe kur nuk ndodhi, papritur u desh tė rishqyrtoje ēdo gjė qė dije pėr ato qė do tė bėnte qeveria dhe duke marrė parasysh se sa keq kishin shkuar punėt, kjo ishte shumė frikshme," thotė zoti Elliott.

Ndikimi global
Grafik i bursės nė Tokio
Shoku i falimentimit pėrēoi dridhje nė mbarė ekonominė e globit

Gjerėsisht mendohet se falimentimi i Lehmanit shkaktoi humbjen globale tė besimit nė financa se tashmė nuk e dije mė, nėse mund tė bėje biznes me dikė pa rrezikuar humbjen e parave tė tua.

Por Mark Calabria i Institutit Cato nė Uashington nuk ėshtė i bindur. Ai vė nė dukje se si vetėm disa ditė mė pas, u shpėtua njė kompani sigurimesh, AIG.

"Nėse do tė shikosh masat e rrezikut dhe paqėndrueshmėrisė sė tregut, duket se shpėtimi i AIG kishte njė impakt mė tė madh nė paqėndrueshmėrinė e tregut sesa Lehman. Prandaj unė mendoj se mund tė tregohesh mė zemėrgjerė duke thenė se ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė tė kuptosh faktet dhe tė thuash atė qė ka ndodhur".

Mark Calabria mendon se lejimi i falimentimit tė Lehman-it ishte ajo qė duhej bėrė.

"Shqetėsimi ėshtė se nėse shpėton kėto firma, nėse shpėton aksionerėt, atyre u jepet iniciativė tė luajnė bixhoz, sepse ata marrin fitimin dhe taksapaguesi humbjen.

Ky shqetėsim ndahet nga shumė ekonomistė dhe ėshtė thuajse e sigurt se pse qeveria nuk e shpėtoi Lehman.

Por ndoshta pati edhe njė pėrllogaritje politike, njė besim se masat pėr shpėtimin e bankave urreheshin nga publiku kaq shumė se shpėtimi i Lehman do tė ēonte nė humbjen e votave.

Ndoshta ėshtė kėshtu, thotė Douglas Elliott, por vetėm nėse qeveria kishte menduar se problemi Lehman mund tė mbahej nėn kontroll.

"Padyshim lejimi i falimentimit tė Lehmanit ishte humbės votash dhe papritur kishe pėrballė depresionin", thotė zoti Elliott.

Dhe ėshtė mendimi i shumicės sė vėzhguesve se lejimi i falimentimit tė Lehman Brothers ishtė njė gabim qė na solli tė gjithėve fare ngjitur me njė katastrofė ekonomike.

 
 
LOKALE
Ku ia vlen tė investosh?
14 shtator 2009 | Faqja Kryesore
Pasojat e krizės ekonomike nė Gjermani
11 shtator 2009 | Faqja Kryesore
Kriza ekonomike ndikon nė prurjet e emigranteve
09 shtator 2009 | Faqja Kryesore
Ekonomia e Shqipėrisė dhe kriza botėrore
09 shtator 2009 | Faqja Kryesore
Pasojat e recesionit pėr punėtorėt ilegalė
08 shtator 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake