BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 14 shtator 2009 - 14:47 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Ku ia vlen të investosh?
 
Shufra floriri
Çmimi i floririt është në shifrat më të larta që prej fillimit të krizës
Cili ka qënë investimi më i mirë prej 1000 dollarësh që keni, vitin e kaluar?

Më 15 shtator 2008 banka e investimeve, Lehman Brothers pësoi kolaps, duke percipituar në një tatëpjetë, ekonominë globale.

Nëse do të kishte investuar paratë në treg një vit më parë, më 14 shtator një ditë përpara se të ndodhte kolapsi, a do të kishit qënë sot më të pasur apo më të varfër?

Në pjesën e parë të këtij cikli sot do të shikojmë tregun e floririt.

Sui Cooper është analiste për metalet e çmuara në bankën Barclays. Ajo shpejgon se në çfarë lloj floriri investohet dhe nëse ia vlen të përfshihesh.

Por fillmisht ajo pyetet nëse investohet në florin që e shohim në vitrinat e dyqaneve?

Sui Cooper: Në disa vende si India, floriri blihet si investim, por edhe si objekt me vlerë, por normalisht investimet bëhet nëpërmjet tregjeve, ose nëpërmjet shufrave të florit, apo monedhave të floririt.

BBC: Pra ka ende shufra floriri si ato që shohim nëpër filma?

Sui Cooper: Po, po ka ende shufra floriri. Kam dëgjuar për një zotëri që thoshte se i përdorte ato si mjet për të fenuar derën ...(Qesh )

BBC: Ka lloje të ndryshme floriri, a ka ndonjë ndryshim mes floririt të përdoret për bizhuteri dhe atij që përdoret në shufra dhe përdoret për investime?

Sui Cooper: Flori që përdoret për bizhuteri ndryshon përsa i takon pastërtisë, në Britani le të themi kemi flori 9 karatash, flori i pastër do të jetë 24 karatësh.

BBC: Por pjesa tjetër prej çfarë përbëhet?

Sui Cooper: Mund të jenë pjesë të ndryshme metalesh, si bakër për shembull. Më parë mund të ketë patur edhe pak plumb për ta bërë metalin edhe më të rëndë. Në rastin e floriri të bardhë përzihet me metale të bardha për të patur atë ngjyrën e bardhë.

BBC: A mund të na shpejgoni se si funksionon vlerësimi në karat, cili është ndryshimi nga 1 karat, 2 karat dhe 8 karat?

Sui Cooper: 24 karatësh është floriri më i pastër, ndaj edhe pamja e tij do të jetë shumë e verdhë.

Në Indi për shembull, preferohet floriri 22 karatësh, pra floriri shumë i verdhë. Në botën perëndimore preferohet një ngjyrë më e zbehtë floriri dhe 9 karat është një metal më pak i pastër.

Në Kinë sapo kanë dalë me 18 karat flori, që nuk është edhe aq i ndritshëm sa floriri 24 karatësh, por nuk është edhe aq i zbehtë sa floriri 9 karatësh që shohim këtu.

BBC: Që prej sa kohësh përdoret floriri si mjet investimi në vend që të përdoret vetëm për bizhuteri?

Sui Cooper: Nëse shikojmë sasinë e floririt që del nga minierat çdo vit, le të themi 2500 ton, pesë vjet më parë, treçereku do të ishte përdorur nga sektori i bizhuterive, ndërsa le të themi 5 për qind mund të ishte përdorur për investime.

Por këtë vit, nga kërkesa e jashtëzakonshme në rritje për investime, vlerësojmë se kjo kërkesë do të shfrytëzojë një të tretën e ofertës për flori, ndërsa rreth mbi 50 për qind do të përdoret nga sektori i bizhuterive.

Pra këtë vit po shhim një ndryshim interesant. Historikisht bizhuteritë përbënin kërkesën kryesore për flori, por kët vit investimet po marrin një proporcion në rritje të përdorimit.

BBC: Kjo është një gjë interesante, por përse po ndodh kur ka një krizë ekonomike globale?

Sui Cooper: Shumë investitorë, qofshin tregtarë, institucione apo fonde pensionesh tentojnë të shkojnë për florin, sepse është një pronësi e sigurt.

Teksa shihnim të ndodhte tatëpjeta ekonomike, po shikonim gjithnjë e më shumë investitorë që zgjidhnin floririn.

Shumë prej këtyre investitorëve, filluan të shfaqen në fillim të vitit, atëherë kur filluam të shohim një numër jashtëzakonisht të madh të kërkesës për flori.

BBC: Sui, tani do t'ju bëj pyetjen 1000 dollarëshe. Nëse do të kishim investuar një vit më parë, më 14 shtator, këtë shumë në flori a do të kishte qënë një investim i mirë ?

Sui Cooper: Më 13 shtator, vlera e floririt arriti shifrën më të lartë, pra do të kishe fituar rreth 30 për qind, pra një fitim shumë i mirë.

BBC: Por sikur ta kishe bërë këtë investim tani, a do të ishte një gjë e mirë? Çfarë mendoni?

Sui Cooper: Për momentin duhet treguar kujdes. Shihet një farë potenciali në një periudhë afatshkurtër, çmimi i floririt ka arritur shifrën më të lartë dhe në këtë periudhë investimi për flori mund të vazhdojë i ndikuar edhe nga faktorë si për shembull dollari i dobësuar.

Por në një periudhë afatgjatë, nëse ekonomia e merr veten këto motime mund të mos jenë më dhe çmimet mund të fillojnë të bien.

BBC: A ia vlen t'i shesësh bizhuteritë e floririt në këto momente?

Sui Cooper: Nëse kanë vlerë sentimentale, jo.

 
 
LOKALE
Pasojat e recesionit për punëtorët ilegalë
08 shtator 2009 | Faqja Kryesore
Pasojat e krizës ekonomike në Gjermani
11 shtator 2009 | Faqja Kryesore
Kriza ekonomike ndikon në prurjet e emigranteve
09 shtator 2009 | Faqja Kryesore
Ekonomia e Shqipërisë dhe kriza botërore
09 shtator 2009 | Faqja Kryesore
Zhvlerësim i Lekut shqiptar - Përse?
26 gusht 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>