BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 09 shtator 2009 - 05:44 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Obama premton kryerjen e reformës
 
Barack Obama
Skema publike e sigurimeve shëndetësore e kanë ndarë opinionin
Presidenti Barack Obama ka thënë se ai ka si objektiv të arrijë diçka këtë vit, përsa i takon reformës në kujdesin shëndetësor.

Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan, ABC News përpara një fjalimi kyç në Kongres, ai tha se ishte i hapur para ideve të reja dhe nuk do të ishte "i ashpër dhe ideologjik".

Zoti Obama tha se fjalimi do të ofronte "shumë qartësi lidhur me mënyrën më të mirë për të ecur përpara".

Anëtarët e Kongresit janë duke u përgatitur për të luftuar për hollësitë e reformave, teksa kthehen pas pushimit të verës.

Presidenti pritet të flasë për opsionin që e kanë ndarë politikën, atë të një skeme publike sigurimesh.

Zoti Obama tha se fjalimi i tij do t'u drejtohej si amerikanëve, ashtu edhe anëtarëve të Kongresit.

 
 
LOKALE
Obama mbron reformën në shëndetësi
23 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Obama fillon reformën shëndetësore
16 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Obama merr masa të reja për ekonominë
18 qershor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>