BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 08 shtator 2009 - 08:37 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
BBC: Rënia ekonomike godet emigracionin
 
Dollarë
Një studim i kryer nga BBC ka theksuar pasojat dramatike që rënia globale ekonomike ka patur mbi emigracionin ndërkombëtar.

Rënia globale ekonomike ka prekur pjesën më të madhe të jetëve tona në një mënyrë apo një tjetër: mund të jetë siguria e vendeve të punës, vlera e shtëpive tona apo e kursimeve tona.

Një grup njerëzish që kanë qenë veçanërisht të ekspozuar janë punëtorët emigrantë në të gjithë botën.

Sipas raportit të BBC-së, punëtorët emigrantë u dërgojnë më pak të holla familjeve të tyre si rezultat i rënie globale ekonomike.

Historitë janë të ndryshme, por megjithë mungesën e vendeve të punës, raporti, që u ndërmor si pjesë e sezonit të BBC-së 'Pas tronditjes' thotë se migrantët po mbeten në përgjithësi aty ku janë, nuk po ecin përpara dhe as po kthehen në vendin e tyre.

Korrespondenti i BBC-së thotë se kjo ndodh mbase për shkak se kushtet në vendet e tyre janë më të këqija se sa në vendet ku punojnë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>