BBCAlbanian.com
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Migrimi dhe recesioni global
 
Emigracioni
Nė kuadėr tė njė serie programesh nė lidhje me ndikimin e krizės ekonomike globale nė jetėn tonė tė pėrditshme, BBC ndalet nė luhatjet e treguesve tė migracionit.

Jemi ndalur nė pėrvojat individuale tė njerėzve nė vende tė ndryshme tė botės, pėrfshirė edhe atė nga vende tė rajonit si Greqia. Por le t'i hedhim kėsaj ēėshtjeje njė vėshtrim mė global.

Dr Dilip Ratha ėshtė ekspert i Bankės Botėrore pėr ēėshtjet e migracionit dhe remitancave (apo parave qė migrantėt u dėrgojnė tė afėrmve tė tyre ne vendet e origjinės.)

Nė njė intervistė pėr BBC-nė eksperti i Bankės Botėrore flet pėr ndikimin qė mund tė ketė pasur nė ekonominė globale luhatja e fluksit tė migrimit qė sugjeron raporti mė i fundit i komisionuar nga BBC.

DR Ratha: Nė fakt luhatja ka sjellė humbje pėr tė gjithė, sepse migrimi ėshtė pėrfitim pėr tė gjithė tė interesuarit. Perfiton vetė migranti. Pėrfiton punėdhėnėsi dhe familja e migrantit e gjatė procesit tė migrimit pėrfitojnė edhe vetė shtetet qė kanė tė bėjnė me tė. Nėse ndalojmė migrimin, atėherė tė gjithė dalin tė humbur.

Emigrantė polakė duke u kthyer nė vendin e tyre

Le ta zėmė se njė kompani nė Mbretėrinė e Bashkuar e ka ndjerė krizėn, vuan pasojat e mosarkėtimit tė parave pėr prodhimet a shėrbimet dhe duhet tė ulė koston, tė mobilizojė fuqi mė tė lirė punėtore, punonjės mė efikasė e mė produktivė. Nėse kompania nė fjalė pengohet nė kėtė proces, ajo do tė ketė humbje. Por nė fund tė fundit, kompanitė janė ato qė duhet tė shėrbejnė si motore tė rritjes ekonomike.

BBC: Por a nuk duhet, ndoshta, qė nė vende si Franca, me tregues tė rėnies sė shpejtė tė ekonomisė dhe papunėsi nė radhėt e popullsisė vendase, vendet e punės t'u ofrohen qytetarėve francezė?

DR Ratha: E kuptoj kėshtu duket gjendja nga jashtė, por po ta studiosh atė mė nė hollėsi, ēėshtja shtrohet nėse ėshtė mė mirė t'i ofrosh punė njė individi tjetėr, apo t'ia mundėsosh njė kompanie punėsimin e sa mė shumė individėve, e qė ajo tė vazhdojė tė punėsojė personel edhe pėr shumė vite tė tjera, pra, nėse ia vlen ta ndihmosh njė kompani qė tė mbijetojė.

BBC: Pra, a po thoni se inkurajimi i migracionit, apo pėrpjekja pėr t'u kthyer tek kuotat e mėparshme tė tij, do tė shėrbente nė njė farė mėnyre pėr vajisjen e mekanizmit tė ekonomisė botėrore?

DR Ratha: Po, nė njė farė mėnyre po them pikėrisht kėtė. Praktikisht po mbroj idenė se punėdhėnėsve u duhet dhėnė dorė e lirė pėr tė punėsuar vetė kė tė duan, personat mė tė pėrshtatshėm.

BBC: Banka Botėrore thotė se detyra e saj ėshtė ulja e varfėrisė. Si ka ndikuar recesioni nė jetėn e migrantėve dhe tė atyre qė nė fakt duan tė migrojnė, por qė tani nuk kanė mundėsi?

DR Ratha: Pėrfitimet nga migrimi janė tė ndjeshme. Njė shembull konkret lidhet me sasinė e tė hollave qė migrantėt u ēojnė familjeve tė tyre nė atdhe. Janė ato qė njihen me termin remitanca. Vitin e kaluar, nė 2008-n, remitancat e kaluan shifrėn 300 miliard dollarė. Me fjalė tė tjera, kjo shifėr ėshtė tri herė mė e lartė se e gjithė ndihma zyrtare e marrė sė bashku. Kėto tė holla qė shkojnė nė buxhetin e ekonomisė familjare kanė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė uljen e varfėrisė sė asaj familjeje.

BBC: Pra, familjet nė vendin e origjinės sė migrantit nuk po e ndjejnė krizėn? A po marrin ato tė njėjtat sasi tė hollash si dikur?

DR Ratha: Po, ato po e ndjejnė krizėn, por jo aq sa kishim menduar. Po vėmė re se remitancat vazhdojnė tė ruajnė qėndrueshmėrine e tyre. Nuk po bien aq sa pritej. Arsyeja qė remitancat vazhdojnė tė mbahen ka tė bėjė, sė pari, me faktin se interesimi pėr migrim vazhdon.

Nėse vitin e kaluar udhėtonin jashtė shtetit 100 persona, sivjet prapė kemi diku 40-60 syresh qė nisen drejt njė vendi tjetėr pėr tė punuar. Ka migrantė tė tjerė qė vazhdojnė tė qėndrojnė nė vendet qė kanė zgjedhur dhe pėrpiqen tė kursejnė tė holla, duke lėnė pa ngrėnė ndonjė vakt, duke banuar disa vetė bashkė nė njė banesė. Me paratė e kursyera nga njė vakt nė njė vend si Britania, ta zėmė, mund tė sigurohen shjetė vakte ushqimore nė vende si Bangladeshi.

BBC: 300 miliardė dollarė ėshtė njė shumė e madhe parash. Ju thoni se njė sasi e tillė tė hollash ėshtė shpėrndarė vitin e kaluar nė formėn e remitancave nga migrantėt. Po tė shqyrtojmė tė ardhmen afatmesme me shenja tė rritjes ekonomike nė disa prej vendeve tė mėdha nė zhvillim, si Kina, India e Brazili, a parashikoni qė remitancat tė vazhdojnė dhe a mendoni se ato do tė rriten mė tej, krahas shifrave tė migracionit?

DR Ratha: Po, unė parashikoj qė niveli i migracionit tė rritet shumė dhe nė fakt do tė ketė mė shumė migrantė qė do t'i drejtohen destinacioneve migratore nė jug. Nė shumė vende popullsia po plaket, gjė qė sjell nevojėn pėr migrantė tė rinj qė duhen pėr tė punuar dhe kontribuar nė sistemet e pensionit. Kėshtu qė nė aspektin afatgjatė, migrimi do tė shėnojė rritje, nė kuadėr tė globalizimit, mendoj se do tė shohim se theksi do tė vihet tek migrimi, gjė qė nuk e kemi vėnė re mė parė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>