BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 03 shtator 2009 - 08:05 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Greqia nė zgjedhje tė parakohshme
 

 
 
Kostas Karamanlis
Popullariteti i konservatorėve ka rėnė ndjeshėm kohėt e fundit
Kryeministri grek Kostas Karamanlis ka deklaruar tė mėrkurėn nė mbrėmje shpalljen e zgjedhjeve tė parakohshme, duke e arsyetuar vendimin e tij me nevojat pėr pėrballimin e krizės ekonomike.

Dy vjet pas zgjedhjeve tė parakohshme tė shtatorit 2007, grekėt po pėrgatiten pėrsėri qė t'u drejtohen kutive tė votimit.

Kur Kryeministri Kostas Karamanlis iu drejtua qytetarėve me njė mesazh televiziv, pakkush ishte kurreshtar mbi pėrmbajtjen e tij.

Pėrmbajtja ishte marrė vesh qė nė mesditė dhe kryeministri vetėm sa e arsyetoi shkurt, vendimin e tij pėr shpalljen e zgjedhjeve tė parakohshme.

"Kėrkoj njė mandat tė freskėt popullor. Nė mėnyrė qė me programin konkret qė do tė paraqes, tė pėrballojmė pasojat e krizės ndėrkombėtare, duke krijuar nė tė njėjtėn kohė baza tė forta pėr ekonominė, qė do tė garantojnė njė progres afatgjatė pėr vendin tonė", tha zoti Karamalis.

Nė fillim tė mesazhit tė tij, kryeministri grek pohoi se vendi ndodhet, siē tha, nė njė udhėkryq kritik.

Pasojat e krizės ekonomike janė tė qarta dhe e vėrteta ėshtė se kemi pėrpara dy vite tė vėshtirė, tha kryeministri.

Por mė shumė se krizės ekonomike, kryeministri ia atribuoi qėndrimit tė partisė mė tė madhe opozitare, PASOK, vendimin pėr tė kaluar nė zgjedhje tė parakohshme.

Ai tha se parakusht pėr realizimin e reformave qė do tė nxirrnin vendin nga kriza, ishte ekzistenca e njė klime tė mirė politike.

"Por kjo klimė nuk ekziston, sepse lideri i opozitės ka deklaruar nė mėnyrė tėpėrsėritur se do tė provokojė zgjedhje tė parakohshme pas disa muajsh, me shkas zgjedhjen e presidentit tė republikės", tha kyeministri dhe shtoi.
Jorgo Papandreu
Socialistėt rezultojnė nė avantazh nė sondazhe

"Vendi nuk duron, posaēėrisht nė rrethanat e sotme, njė fushatė parazgjedhore deri nė muajin shkurt. Dhe sidomos me njė opozitė qė pėr fat tė keq bėn politikė me mungesė pėrgjegjėsie dhe populizėm", tha kryeministri.

Ai ia kaluar pasėn liderit tė opozitės, Jorgos Papandreu, i cili u paraqit dhe ai nga selia e partisė, menjėherė pas mesazhit tė kryeministrit.

"Sot, nuk ballafaqohen thjesht partitė, por dy politika dhe alternativa diametralisht tė kundėrta. Njė alternativė neoliberale, me administrim klientelist dhe pa tansparencė tė vendit, qė na solli nė krizėn e tanishme tragjike dhe zgjidhja progresiste e PASOK-ut, pėr njė ecje tjetėr tė vendit, tė bazuar nė vlerat dhe parimet e sė drejtės", tha zoti Papandreu.

Ende pa u shpallur data e zgjedhjve, fushata elektorale filloi ndėrkaq tė mėrkurėn nė mbrėmje nga dy liderėt.

Demokracia e Re e Kostas Karamanlis erdhi nė pushtet nė mars tė vitit 2004, duke dėrguar nė opozitė socialistėt qė kishin qeverisur pėr njėmbėdhjetė vite rresht.

Nė shtator 2007, Karamanlis shpalli zgjedhje tė parakohshme, qė i fitoi me njė maxhorancė shumė tė brishtė, ndėrkohė qė gjatė qeverisjes se dytė dolėn nė dritė shumė skandale ku ishin implikuar ministra dhe deputetė tė partisė nė pushtet.

Muaj pas muaji popullariteti i konservatorėve ra nė mėnyrė tė ndjeshme dhe tani, rreth njė muaj para zhvillimit tė zgjedhjeve tė parakohshme sondazhet rezultojnė me njė avantazh mė shumė se 6 pikė nė favor tė PASOK-ut opozitar.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>