|
Zhvlerėsim i Lekut shqiptar - Pėrse?
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Atėhere kur pritej e kundėrta, monedha shqiptare, Lek, jo vetėm nuk u forcua por vijoi tė zhvlerėsohej.
Kjo ndodhi kur fluksi i emigrantėve dhe i turizmit veror, sipas tė dhėnave paraprake zyrtare, edhe kėtė vit shėnoi njė rritje domethėnėse me rreth 35 pėr qind. Mirėpo, krahasuar me tė njejtėn periudhė tė njė viti mė parė, Leku ka shėnuar njė rėnie rreth 10 pėr qind.
Aleksandėr Furxhi i BBC-sė pyeti ekspertin e ekonomisė nė institutin Axhenda, Gjergji Filipi, se pėrse ka ndodhur kėshtu kėtė
vit.
Gjergj Filipi: Nuk bėsoj se kėtė vit ka ndryshuar konteksti sezonal mė shumė se konteksti sasior i saj. Praktikisht turizmi ka qenė turizėm mė i varfėr, pėr shkak se vendet prej nga vinin turistėt janė prekur tani nga kjo krizė dhe pėr shkak se emigracioni ka qenė mė i varfėr. Siē ėshtė parė dhe nga shifrat publikuar nga Banka e Shqipėrisė, dėrgesat e emigrantėve janė nė terma shumė mė tė ulėt nga ēkanė qenė nė vitet e tjera nė tė njėjtėn kohė. Nuk kemi ende njė matje tė saktė pėr periudhėn verore, pritet drejt fundit tė vitit tė bėhet njė e tillė, por kemi njė matje tė saktė qė i referohet fillim-vitit 2009 dhe shifrat ishin 7-10 pėr qind mė tė ulta, dėrgesat e emigrantėve krahasuar me njė vit mė parė. BBC: Zoti Filipi, paralajmerimet janė bėrė muaj mė parė se ekonomia e Shqipėrisė do tė ketė njė vjeshtė tė vėshtirė. A ka ndonjė shenjė pėr ndonjė tendencė tjetėr apo mbeten kėto lloj paralajmėrimesh? Gjergj Filipi: Pėr fat tė keq kėto paralajmėrime mbeten, tė gjitha shenjat i konfirmojnė ato. Kemi njė defiēit korrent rekord nė kėto momente qė flasim si dhe njė defiēit tregtar e tė dyja kėto bashkė janė nė shifrat mė tė ulta tė shumė kohėve. Madje pėr defiēitin tregtar besoj se nuk ka arritur ndonjėherė nė kėto nivele qė ėshtė tani. Tė kombinuara kėto dhe me rėnien nga prurjet e emigrantėve absolutisht nė kontekstin e kursit tė kėmbimit, situata nuk duket aspak optimiste, por duke shkuar pėrtej kėsaj, pėr sa kohė qė kursi kėmbimit ėshtė vetėm maja e ajsbergut ekonomik qė duket pėr sa kohė ėshtė i bazuar nė pjesėn qė nuk duket siē ėshtė shėndeti i ekonomisė shqiptare dhe pėr sa kohė kjo pjesė nuk po jep shenja qė ka mundėsi tė krijojė fleksibilitetin qė duhet tė kishtė akumuluar nė vitet qė lamė pas me qėllim qė tė reagonte karshi kėtyre lloj goditjeve edhe unė mendoj qė do tė hasim sė shpejti fazėn pasardhėse tė goditjes sė kėsaj krize. BBC: Ditėt e fundit nė nivel politik ka patur njė debat nė Shqipėri, midis qeverisė dhe opozitės nėse duhen pėrdorur apo jo rezervat valutore tė vendit pėr tė ndihmuar nė pėrballimin e efekteve potenciale tė krizės. Ju si mendoni? Gjergj Filipi: Nga praktika moderne e ekonomive tė zhvilluara, unė do tė thoja qė, zakonisht, nuk ndėrhyet me hedhje shumash monetare nė treg pėr tė rregulluar kursin e kėmbimit, sepse nuk rregullon gjė nė njėfarė mėnyre. Njė gote qė derdhet nuk mund ti shtosh ujė, po nuk ke gjetur ende arsyen pse derdhet. Kjo metodė mund tė bėjė njė ekulibrim tė shkurtėr pėr njė apo dy javė, por do tė mbarohen ato rezerva tė cilat kanė njė shterim tė mundshėm. Nuk mendoj se ėshtė zgjidhja mė e mirė e mundshme. Duhet tė kemi parasysh dhe njė situatė specifike pėr ekonominė shqiptare qė raporti midis eksporteve dhe importeve ėshtė tejet i madh dhe vėnia nė rrezik e rezervės valutore pėr tė ekuilibruar kursin e kėmbimit tani, na ekspozon karshi njė rreziku akoma mė tė madh nė tė ardhmen kur mund tė ketė nevojė me tė vėrtetė qė tė ndėrhyet pėr tė rregulluar stabilitetin e kursit nė javėt e fundvitit apo tė fillimvitit tjetėr ku shumė kompani ndėrkombėtare dividentėt tentojnė ti kthejnė nė valutė pėr ti nxjerrė jashtė Shqipėrie. Ka ca momente kur ka njė kėrkesė jo tė natyrshme tė valutės nė tregun shqiptar, ka njė moment kur kėto rezerva hyjnė nė punė sidomos nė kontekstin e njė zhvlerėsimi tė menjėhershėm tė monedhės kur ne na duhet qė importet tona ti blejmė shumė mė shtrenjtė pastaj nė qoftė se e lėmė qė ky zhvlerėsim tė ndodhi brusk nė njė periudhė tė ardhme. Unė gjykoj se pėrdorimi rezervave nuk ėshtė gjėja mė e mundshme qė mund tė bėjmė tani. BBC: Zoti Filipi, njė kėshillė pėr ekonomitė individuale. Ju si ekspert, ēfarė mendoni se duhet tė bėjnė njerėzit e thjeshtė pėrballė kėsaj situate? Gjergj Filipi: E para qė duhet bėrė tani ėshtė qė kursimet mos tė mbahen mė nė monedhėn vėndase. Ėshtė e qartė qė vlera e tyre ka rėnė, ndėrkohė qė individėt nuk kanė bėrė asgjė pėr tia ulur vlerėn atyre. Ajo qė dua tė them ėshtė qė njė individ qė ka kursyer 10 milion Lekė tė reja para 4 vjetėsh, ato 10 milionė Lekė sot vlejnė shumė mė pak euro sesa vlenin para 4 vjetėsh kur u kursyen. Kjo jo pėr fajin e individit. E gjithė kjo situatė tregon qė monedha Lek, nuk ėshtė mė monedha nė tė cilėn duhet tė bazohemi pėr tė bėrė parashikimet afatgjata apo ruajtjen afatgjatė tė monedhės. Kjo do ndikojė nė njėfarė mėnyre nė vetvete nė rritjen e kėrkesės pėr valutė nė treg dhe nuk ėshtė ky momenti mė i mirė pėr tė bėrė kėto ndikime. Unė kėshillėn kryesisht e kam pėr qytetarin dhe jo pėr politikė-bėrjen. Njė aspekt tjetėr ėshtė qė kryesisht tė jemi shumė tė kujdesshėm me mėnyrėn e shpenzimit tė tė ardhurave. Kjo sepse gjithmonė do tė ketė ulje tė sasisė monetare nė dispozicion tė individėve, vetėm nga ndryshimi i ēmimit apo i kursit tė kėmbimit. Nėse do tė blejmė njė makinė atė do ta blejmė nė Euro, sepse nė Shqipėri ka shumė produkte qė tregtohen nė Euro dhe kjo blerje do tė hajė mė shumė nga kursimet nė Lekė qė kishim planifikuar dhe na lė njė pjesė mė tė vogėl pėr ndonjė konsum emergjent tė njė kategorie tjetėr. Ėshtė periudha e fillim-shkollave, shumica e universiteteve nė Shqipėri, paguhen nė Euro. Do tė ketė dhe kjo efekt nė kursimet e disa familjeve shqiptare. Kėshtu qė sugjeroj qė konsumi tė jetė i kujdesshėm, me siguri qė kjo bėhet automatikisht me tė gjithė konsumatorėt, sepse tė gjithė ata e ndiejnė qė ēmimet e produkteve nė treg tė vitit nuk patėn uljen tradicionale qė kanė nė sezonin veror, gjė qė i bėn tė gjithė konsumatorėt mė tė kujdesshėm. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||