BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 17 gusht 2009 - 05:20 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Japonia po del nga recesioni
 

 
 
Industria japoneze
Prodhuesit japonezë janë ndihmuar nga rritja e kërkesave në tregje
Shifrat më të fundit në Japoni tregojnë se ekonomia shënoi paksa rritje në tremujorin e dytë të vitit, duke bërë që vendi të dalë zyrtarisht nga recesioni.

Rritja ekonomike prej më pak se 1 për qind gjatë tremujorit të fundit është edhe shifra më pozitive në 15 muajt e fundit.

Nëse rritja do të jetë e qëndrueshme për një vit atëherë do të thotë një rritje prej 3.7 për qind.

Japonia ka qënë e varur prej eksporteve ndaj edhe u godit rëndë, kur kërkesa për produkte ra si pasojë e krizës financiare në SHBA.

Nga muaji prill deri në qershor, prodhimi brut për tremujorin e dytë, u rrit me 0.9 për qind, ekuivalenti i një rritjeje vjetore prej 3.7 për qind.

Kjo vjen si një pasojë e një uljeje rekord në tremujorin e parë të vitit, kur ra edhe kërkesa globale.

Masat e shumta stimuluese të qeverisë ndihmuan në dhënien shtysë të ekonomisë, përfshirë edhe kredi dhe subvencione për të blerë makina që shpenzojnë pak karburante dhe prodhime elektrike shtëpiake.

Prodhuesit u ndihmuan edhe nga ripërtëritja e kërkesës për produkte në Kinë dhe tregje të tjera.

Japonia megjithatë mund të përballet me një rrugë të gjatë rimëkëmbjeje të qëndrueshme.

Efekti imediat i shpenzimeve të qeverisë për stimulimin e ekonomisë do të përfundojë në fund të vitit dhe papunësia pritet që të vazhdojë të rritet në kohën që kompanitë vazhdojnë të ulin koston.

 
 
LOKALE
Industritë japoneze raportojnë humbje
08 maj 2009 | Faqja Kryesore
Japonia preket rëndë nga kriza ekonomike
25 shkurt 2009 | Faqja Kryesore
Qeveria do të blejë aksione
24 shkurt 2009 | Faqja Kryesore
Japonia, 54 miliardë dollarë për krizën
20 dhjetor 2008 | Faqja Kryesore
Ndikimi në rritje i ekonomive të reja
29 nëntor 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>