BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 12 gusht 2009 - 13:42 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Konfliktet dhe Konventat e Gjenevės
 

 
 
Tanke ruse gjatė konfliktit nė Gjeorgji
Njė vit pas konfliktit gjeorgjianėt ende tė zhvendosur prej luftės
Data 12 gushti shėnon edhe 60 vjetorin e Konventave tė Gjenevės, qė janė tė hartuara pėr tė vendosur rregulla nė kohė lufte nė mėnyrė tė veēantė pėr mbrojtjen e civilėve.

Por sa mirė funskionojnė kėto konventa nė konfliktet moderne?

Pėr kėtė BBC udhėtoi me Kryqin e Kuq Ndėrkombėtar nė Gjeorgji dhe Osetinė Jugore.

Tokė e braktisur

Dy makina Land Rover tė Kryqit tė Kuq zbresin nėpėr korsitė e vijėzuara tė kufirit tashmė tė mbyllur me Osetinė Jugore.

Kjo ėshtė njė tokė pjellore bujqėsore. Pemė me pjeshkė dhe mollė janė nė anė tė rrugės.

Por sot kėto fruta janė lėnė tė kalben nė tokė. Shtėpitė e fshatit janė tė djegura dhe tė braktisura.

Kjo ėshtė trashėgimia e konfliktit tė vitit tė kaluar.

Punonjėsit e Kryqit tė Kuq rrethohen sa herė qė hyjnė nė qytet, njerėzit janė tė dėshpėruar qė dikush t'u kushtojė vėmendje kėrkesave qė kanė.

Nė mesin e tyre ėshtė Natia, njė grua me dy fėmijė tė vegjėl dhe njė shtėpi qė sot ėshtė e rrėnuar.

"Ka qėnė ora 3 e pasdites kur dėgjova njerėz tė vraponin nėpėr fshat qė thėrrisnin se duhet tė largoheshin, pėrndryshe do tė ndėshkoheshim."

"Unė u fsheha nė fushė dhe prej andej pashė shtėpinė time tė digjej. Gjithēka u shkatėrrua fund e krye, ata madje dogjėn edhe pemėt e mollės dhe tė arrės. " tregom Natia.

Dėmtim pa diskriminim dhe ndaj pronės sė civilėve dhe kjo ėshtė kundėr Konventave tė Gjenevės.

Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar, si gardian i Konventave supozohet ta parandalojė kėtė gjė, apo tė paktėn ta reduktojė.

Delegatja e kėtij Komitetit tė Kryqit tė Kuq, Florence Gillette e pranon.

Refugjatė nė Gjeorgji
Mjaft njerėz humbėn shtėpitė e tyre si pasojė e konfliktit

"Mund tė them se Konventat e Gjenevės nuk i kanė ndihmuar. Kėto konventa thonė se duhen marrė masa paraprake pėr tė mbrojtur jetėn dhe pronėn e civilėve dhe jo vetėm kėtė, por tė gjithė infrastrukturėn qė ėshtė esenciale pėr mbijetesėn."

"Rusėt dhe gjeorgjianėt i kanė nėnshkruar dhe ratifikuar ato para shumė kohe," shton Florence Gillete.

Nėse Konventat e Gjenevės nuk i mbrojnė civilėt nė kėtė konflikt modern mes dy palėve nėnshkrueses, atėherė konventat nuk janė aq tė forta sa duhet.

Philippe Spoerri, kreu i ligjit ndėrkombėtar nė Kryqin e Kuq, thotė se mangėsitė nuk gjendet tek rregullat por mėnyra se si ato zbatohen.

"Ne duhet tė gjejmė mėnyra se si t'i imponojmė kėto rregulla nė njė mėnyrė pėr tė besueshme dhe tė bindin ata qė i shkelin ato qė tė mos e bėjnė mė kėtė."

"Pėrsa i takon ligjit ne si Kryq i Kuq nuk mund t'i forcojmė ato, Kombet e Bashkuara mund ta bėjnė nėse duan, por natyrisht qė nė shumė raste, qė nuk ka vullnet pėr forcimin e tyre", thotė zoti Spoerri.

Njerėz tė izoluar

Mungea e vullnetit ka bėrė qė shtėpitė tė shkatėrrohen nė mėnyrė sistematike, kurse rajoni i tėrė tė jetė i ndarė.

Pėr tė shkuar nė Osetinė Jugore nga Gjeorgjia kalon njė udhėtim maratonė.

Njė fluturim nga Moska, njė tjetėr fluturim pastaj nė jug tė Rusisė dhe pastaj 6 orė udhėtim me makinė nėpėr Kaukazin malor.

Joyce Hood njė infermiere e Kryqit tė Kuq tregon se ndalesa e rradhės ėshtė Saskeneti, njė fshat i vogėl qė ėshtė djegur gati tėrėsisht dhe ku jetojnė vetėm 5 individė qė tė gjithė nė tė shtatėdhjetat apo tetėdhjetat.

Nė mesin e tyre ėshtė Valodya. Ai ka lindur nė kėtė fshat dhe thotė se nuk e kupton, pėrse jeta e tij ka marrė fund nė kėtė lloj mėnyre.
Shkatėrrime nė Tksinvalli
Pėr shumė njerėz kthimi nė shtėpi qe i pamundur

"Ky ka qėnė njė fshat i mrekullueshėm, tė gjithė shkonin mirė me njėjri-tjetrin. Nuk e kuptoj kėtė luftė, pėrse nuk negociojnė, por luftojmė?"

"Nė Gjeorgji kam fėmijė, nipėr e mbesa, por nuk mund tė shkoj. Ėshtė shumė e vėshtirė tė jetosh kėtu, por nuk mund ta lė shtėpinė qė e kam ndėrtuar vetė", thotė Valodya.

Vizitat njė herė nė javė tė infermieres Joyce janė i vetmi kontakt me botėn jashtė pėr plakun Valodya dhe gruan e tij Natella.

Kur infermierja i ofron telefonin celular pėr tė folur me tė bijėn qė ndodhet vetėm pak kilometra larg, Natella nuk e pėrmban dot veten.

Edhe Joyce preket dhe ajo ka mbi 10 vjet eksperiencė nė zonat e konfliktit.

Ajo e pranon se pasojat e luftės nė kėto kohė e bėjnė atė tė bjerė nė dėshpėrim.

"Kėto janė konflitke tė vogla pėr pjesėn tjetėr tė botės, por pėr kėta njerėz janė tė jashtėzakonshme. E gjithė jeta e tyre ėshtė shkatėrruar."

"Kėta njerėz nuk po bėnin asgjė, nuk po lėndonin askėnd, shijonin njė jetė pastorale dhe tani jeta e tyre ėshtė kthyer pėrmbys pa asnjė shkak", thotė Joyce.

Joyce lė ēiftin e pleqve tė vetėm nė fshatin e tyre tė braktisur.

Nė pėrvjetorin e 60-tė, Konventat e Gjenevės mund tė jenė tė mirėnjohura, por ato nuk janė tė respektuara.

Nė selinė e Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar po punohet pėr t'i bėrė kėto konventa mė relevante pėr luftrat moderne dhe pėr tė inkurajuar ushtritė t'i respektojnė ato mė shumė.

Ndėrkaq roli kryesor i gardianit tė Konventave ėshtė duke mbledhur copėzat e jetėve tė shkatėrruara nga konflikti.

 
 
LOKALE
Gjeorgjianėt ende tė zhvendosur nga lufta
07 gusht 2009 | Faqja Kryesore
Letėr e hapur presidentit Barack Obama
16 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Largohen nga Gjeorgjia vėzhguesit e fundit
15 korrik 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake