http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E shtunė, 18 korrik 2009 - 13:56 CET

Karishma Vaswani
BBC, Xhakartė

Xhemah Islamija pas sulmeve nė Xhakartė

Policia indoneziane qė po heton sulmet e dyfishta me bombė nė hotelet nė Xhakartė ditėn e premte, ka sugjeruar njė lidhje tė tyre me grupin militant islamist, Xhemah Islamija.

Njė zyrtar i lartė i forcės anti-terror, i tha BBC-sė se kishte tregues tė fortė se bombat ishin tė planifikuar nga njė ekstremist malajzian, Noordin Top, i cili drejton njė fraksioni tė grupit Xhemah Islamija.

Tetė persona pėrfshirė edhe sulmuesit vetėvrasės humbėn jetėn gjatė shpėrthimeve. Mes tyre kishte tė paktėn katėr shtetas tė huaj.

Noordin Top akuzohet si njė prej krijuesve kryesorė tė bombave pėr grupin, Xhemah Islamija.

Grupi militant ka lidhje me al-Kaedėn dhe njė histori tė gjatė sulmesh me bomba nė Indonezi, pėrfshirė edhe ato nė Bali nė vitin 2002 ku u vranė mbi 200 vetė.

Shefi i njėsisė anti-terror nė Indonezi, Ansyaad Mbai beson se qėllimi i sulmeve ishte tė turpėronte qeverinė indoneziane, nė njė kohė kur vendi po gėzon njė stabilitet mė tė madh se nė tė kaluarėn.

Ai tha gjithashtu se koha e zgjedhur pėr sulmet, u bė nė mėnyrė simbolike pėr tė koinēiduar me vizitėn e klubit tė futbollit Manchester United.

Ky i fundit i anulloi planet pas shpėrthimeve.