Botuar: E enjte, 16 korrik 2009 - 16:43 CET
Njė koktej molotovi ėshtė hedhur nė oborrin e ndėrtesės sė qeverisė sė Kosovės, ndėrsa policia ka gjetur edhe dy mjete tjera tė pashpėrthyera.
Zėdhėnėsi i policisė, Besim Hoti tha se dyshohet qė sulmi ndaj qeverisė tė jetė shkaktuar nga njė grup i veteranėve tė luftės sė ish UĒK-sė, tė cilėt po protestonin para ndėrtesės sė qeverisė.
Besohet se kėto mjete kanė ndodhur pikėrisht nga grupi i protestuesve, por pritet qė grupi i hetuesve policorė gjatė hetimeve tė identifikojė personat e dyshuar, tha z.Hoti.
Sipas policisė, ende nuk ka tė arrestuar lidhur me kėtė incident, i cili pėrfundoi pa tė lėnduar dhe pa dėme materiale.
Ndėrkohė njė anėtar i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė ish UCK-sė, Vesel Aruqi, ka pranuar se hedhja e mjeteve shpėrthyese nė oborrin e qeverisė ėshtė bėrė nga ana e tyre, si formė e revoltės ndaj mospėrmbushjes sė kėrkesave sė protestuesve.
Ai ka paralajmėruar se pakėnaqėsitė e tyre mė nuk do ti shprehin pėrmes protestės, por nė forma tjera, duke mos dhėnė mė shumė sqarime.
Qė nga dita e mėrkurė njė grup pjesėtarėsh tė ish UĒK-sė kanė filluar tė protestojnė duke kėrkuar nga qeveria pėrkujdesje institucionale ndaj veteranėve tė luftės.
Shefi i Zyrės pėr veteranėt nė Kryeministri, Faik Fazliu, ka thėnė se protesta ėshtė e panevojshme, pasi sipas tij shqyrtimi dhe plotėsimi i Ligjit pėr vlerat e luftės sė UĒK-sė ėshtė nė pėrfundim e sipėr dhe i njejti do tė dėrgohet pėr miratim nė Kuvend brenda njė kohe shumė tė shkurtėr.