Botuar: E martė, 14 korrik 2009 - 13:53 CET
Ish presidenti i Liberisė, Charles Taylor, i ka hedhur poshtė akuzat qė e rėndojnė atė pėr krime lufte si gėnjeshtra, nė paraqitjen e tij tė parė nė karriken e dėshmitarėve nė gjyqin e tij nė Hagė.
Zoti Taylor i mohon njėmbėdhjetė akuzat kundėr tij tė lidhura me luftėn civile nė Siera Leonen fqinje, pėrfshirė vrasje, pėrdhunim dhe terrorizėm.
Ai ėshtė udhėheqėsi i parė afrikan qė gjykohet pėr krime lufte.
Prokurorėt thonė se ai ka armatosur dhe ka drejtuar grupe rebele nga Liberia me qėllim tė marrjes sė kontrolllit tė industrisė sė diamanteve tė Siera Leones.
Zoti Taylor i tha gjykatės se ai ėshtė karakterizuar gabimisht dhe se nė fakt ai vetėm qė dėshironte tė kontribuonte nė arritjen e paqes nė Siera Leone.