http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martė, 14 korrik 2009 - 05:52 CET

Caroline Wyatt
Korrespondente pėr Mbrojtjen

Kthehen nė atdhe trupat e tė vrarėve

Ditėn e martė kthehen nė atdhe trupat e tetė ushtarėve britanikė tė vrarė brenda njė dite, javėn e kaluar nė Afganistan.

Tetė familje do tė mblidhen pėr tė pritur trupat e baballarėve, vėllezėrve dhe bijve qė bėjnė udhėtimin e tyre tė fundit prej provincės Helmand.

Banorėt e qytetit Wootton Bassett do tė qėndrojnė pėrsėri nė heshtje nė rrugė pėr tė nderuar tė rėnėt.

Ky ritual solemn ėshtė kryer pothuajse 70 herė dhe dy herė javėn e kaluar.

Zėdhėnėsi i forcave britanike qė shėrbejnė nė provincėn Helmand nė Afganistan ka thėnė se ushtarėt dhe ushtaret janė shumė mirėnjohės pėr mbėshtetjen e publikut.

Ditėn e hėnė, kryeministri britanik, Gordon Brown, u bėri nderimet e tij ushtarėve tė rėnė dhe e pranoi se javėt e fundit kishin qėnė "njė kohė e vėshtirė dhe trishtuese".

Por megjithė debatin politik, ai kėmbėnguli se trupat britanike nė Afganistan kishin burimet e nevojshme pėr tė bėrė punėn e tyre.