Botuar: E hėnė, 13 korrik 2009 - 15:25 CET
Arbėr Vllahiu
BBC, Prishtinė
Zėvendėskryeminstri i Kosovės, Hajredin Kuēi, i ka thėnė BBC-sė se as juridikisht, as edhe nė aspektin politik Kosova nuk pėrfshihet nė asnjė agjendė tė BE-sė sė bashku me Serbinė, por ėshtė nė agjenda tė ndara dhe ka njė subjektivitet ndėrkombėtar.
Ai tha se tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pėrfshirė edhe ata serbė, do tė jenė pjesė e liberalizimit tė vizave atėherė kur vetė Kosova do tė jetė pjesė e kėtij procesi.
Zoti Kuēi e cilėsoi vendimin e Komisionit Evropian pėr mospėrfshirje tė qytetarėve tė Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave pėr Serbinė, si njė vendim tė drejtė qė pėrcakton, siē tha, vijėzimin juridik, administrativ e politik tė Kosovės ndaras nga zhvillimet nė Serbi.
Ai shfaqi besimin e tij se nė nėntor tė vitit 2009 do tė pėrcaktohet qartė koha dhe kufizimet se si Kosova do tė hyjė nė procesin e liberalizimit tė vizave.
Komisioni Evropian ka paralajmėruar se mė 15 korrik do ta bėjė tė njohur vendimin pėr liberalizimin e vizave me Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė, por me njė lloj kushtėzimi pėr kėtė tė fundit kur bėhet fjalė pėr qytetarėt e Kosovės.
Autoritetet nė Serbi kanė thėnė ndėrkaq se liberalizimi i vizave pėr qytetarėt serbė nuk nėnkupton njohje tė tėrthortė tė pavarėsisė sė Kosovės.