http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 13 korrik 2009 - 05:31 CET

Rritet mbėshtetja britanike pėr luftėn

Njė sondazh i kryer nga BBC sugjeron se ėshtė rritur mbėshtetja e publikut nė Britani pėr luftėn kundėr talebanėve nė Afganistan.

Rezultatet e kėtij sondazhi vijnė nė kohėn kur po zhvillohen luftime tė ashpra.

Kjo ka ēuar nė rritjen e numrit tė viktimave britanike dhe qeveria e ka mbrojtur strategjinė e saj.

Java e fundit nė Afganistan ka qėnė jashtėzakonisht e vėshtirė nė mėnyrė tė veēantė pėr trupat britanike.

Numri i tė vrarė nė rradhėt e tyre u rrit nė mėnyrė dramatike.

Nė njė rast, brenda 24 orėve u vranė tetė ushtarė.

Pamje tė tė vrarėve dhe arkivolė tė mbuluar me flamuj kanė mbushur faqet e shtypit.

Dhe teksa publiku po thithte tė gjithė kėtė, BBC dhe gazeta Guardian zhvilluan njė sondazh.

Ata zbuluan se vendi ishte ndarė nė mėnyrė tė barabartė.

Nga njėmijė vetė qė u pyetėn nga organizata ICM qė kryen sondazhe, 47 pėr qind ishin kundėr pėrfshirjes sė Britanisė nė konflikt.

Gati nė tė njėtėn masė, rreth 46 pėr qind ishin nė favor tė luftės.

Kjo shifėr pėrbėn edhe njė rritje prej 15 pėr qind krahasuar me tre vjet mė parė kur u shtrua e njėjta pyetje pėr publikun.