Botuar: E diel, 12 korrik 2009 - 15:32 CET
Presidenti i Sudanit, Omar Al-Bashir, po takohet me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak nė Kajro si pjesė e njė inisiative tė re pėr t'i dhėnė fund konfliktit nė Darfur.
Ky konflikt llogaritet se ka shkaktuar 300 mijė viktima.
Egjipti ėshtė njė nga mbėshtetėsit kryesorė tė presidentit al-Bashir, qė kėrkohet nga Gjykata Ndėrkombėtare Penale me akuzat pėr krime lufte nė rajon.
Kajro po pėrpiet qė qeveria e z. Bashir dhe grupet rebele tė ulen nė tryezėn e negociatave.
Tė shtunėn zyrtarė egjiptianė u takuan me udhėheqėsit e gjashtė fraksioneve rebele.
Por grupi mė i rėndėsishėm i rebelėve tė Darfurit, Lėvizja pėr Drejtėsi dhe Barazi (JEM), nuk mori pjesė nė bisedime.
'Interes strategjik'
Pas takimit, grupet rebele shfaqėn shpresėn se pėrpjekjet e Egjiptit do t'i hapnin rrugėn bisedimeve tė drejtpėrdrejta me qeverinė sudaneze.
Kajro vazhdon ta mbėshtesė presideetin Al-Bashir dhe i ka kėrkuar OKB-sė qė ta pezullojė procesin ndaj tij nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale.
Egjipti ėshtė i shqetėsuar pėr stabilitetin e Sudanit fqinjė dhe ministri i jashtėm thotė se vendi i tij ka interes strategjik qė tė kėrkojė sugurimin e paqes nė Darfur.
Mė parė, pėrpjekjet pėr ta arritur kėtė kanė dėshtuar, duke pėrfshirė dhe njė pėrpjekje tė Katarit, nė tė cilin mori pjesė dhe grupimė fuqishėm rebel, JEM: