Botuar: E enjte, 09 korrik 2009 - 13:21 CET
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tha tė enjten se rindėrtimi i marrėdhėnieve me Serbinė ėshtė i pamundur pėr sa kohė qė ajo sponsorizon strukturat paralele nė veri tė Kosovės.
"Rindėrtimi i marrėdhėnieve me Serbinė ėshtė i pamundur sa kohė qė Serbia do ti sponsorizojė strukturat paralele nė veri tė vendit," tha z. sejdiu.
Ai shtoi se nė kėto struktura paralele 'ka plot persona tė inkriminuar nė krime tė rėnda, tė cilėt i kanė shumė borxh popullit tė Kosovės, por edhe popujve tė tjerė tė rajonit dhe nė rend tė parė drejtėsisė".
Presidenti pastaj u bėri thirrje serbėve tė Kosovės qė tė integrohen nė jetėn politike e qytetare nė Kosovė.
"Pjesėmarrja e tyre nė zgjedhjet lokale tė nėntorit tė kėtij viti, do tė ishte njė porosi e fuqishme pėr tė ardhmen e pėrbashkėt dhe perspektivėn e tė gjithėve nė Kosovė".
'Faktor i paqes'
Presidenti u bėri thirrje tė gjithė personave tė zhvendosur qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre dhe nėnvizoi se Kosova u garanton jetė tė qetė dhe tė ardhme tė sigurt.
Nė fjalimin e tij vjetor nė parlament, Z. Sejdiu tha se Kosova ėshtė e gatshme pėr marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me Serbinė, por me kusht qė ajo tė heqė dorė nga politikat e destruksionit dhe tė shantazheve ndaj Kosovės.
Ai shtoi se Kosova do tė mbetet faktor i paqes sė qėndrueshme nė rajon dhe do tė kėmbėngulė nė ruajtjen e tėrėsisė tokėsore dhe paprekshmėrisė sė saj.
Bojkot i opozitės
Fjalimi vjetor i presidentit nė Kuvendin e Kosovės, ėshtė bojkotuar nga pėrfaqėsuesit e dy forcave tė mėdha politike opozitare, AAK dhe LDD.
Ata e kanė cilėsuar presidentin si 'shkelėsin mė tė madh tė Kushtetutės'.
Opozita pretendon se zoti Sejdiu ka vepruar nė kundėrshtim me Kushtetutėn me rastin e zgjedhjeve nė Kosovė.
Deputetėt e tė dyja partive politike, kanė shfaqur pakėnaqėsinė e tyre me rrjedhėn e mbledhjes sė Kuvendit dhe moslejimin e debatit pas fjalimit tė presidentit.