Botuar: E diel, 05 korrik 2009 - 15:53 CET
Sekretari i jashtėm britanik, David Miliband, ka bėrė tė ditur se janė nėnshkruar dokumentat pėr lirimin e njė prej dy punonjėsve iranianė tė ambasadės britanike nė Teheran qė ende po mbahen nga autoritetet iraniane.
Zoti Miliband tha se ndjeu zemėrim nga mėnyra se si ishin trajtuar stafi i ambasadės dhe paralajmeroi pėr pasoja nėse Irani vazhdon me ato qė ai i pėrshkroi si kėrcėnime.
Nėntė punonjės tė ambasadės u arrestuan mė herėt nėn akuzat se kishin inkurajuar protesta nė Iran pas zgjedhjeve presidenciale atje.
Lirohet gazetari i arrestuar
Njoftimet nga Irani gjithashtu bėjnė tė ditur se autoritetet atje kanė liruar njė gazetar tė Washington Times.
Ai ishte nė Iran duke mbuluar zgjedhjet presidenciale para se tė arrestohej muajin e kaluar ndėrsa po pėrpiqej tė largohej nga vendi. Gazetari ka kombėsi britanike dhe greke.