Botuar: E premte, 03 korrik 2009 - 07:40 CET
Zyrtarja mė e lartė e OKB-sė pėr shėndetėsinė, Margaret Chan ka thėnė se pėrhapja globale e gripit tė derrrave, nuk mund tė ndalohej mė.
Znj. Chan e bėri kėtė deklaratė gjatė punimeve tė njė forumi qė po i zhvillon punimet nė Cancun, Meksikė, vendin ku u shfaq fillimisht virusi.
Ajo theksoi se shumica e rasteve me virusin H1N1 ishin tė lehta dhe se Meksika tani ishte njė vend qė mund tė vizitohej pa probleme.
Mė herėt qeveria britanike tha se gripi i derrave nuk mund tė mbahej mė nėn kontroll.
Zyrtarėt britanikė thanė se deri nga fundi i muajit tė ardhshėm, nė vend mund tė ketė 100 mijė raste tė reja infektimi nė ditė.
Kėshillė e thjeshtė
Korrespondneti i BBC-sė Andy Gallagher, qė po ndjek punimet e konferencės tha nė fund tė ditės sė parė sė saj, Dr. Chan bėri dy konkluzione.
E para, se tani ishte e pafrutshme qė tė bėheshin pėrpjkeje pėr izolimin e virusit.
Dhe e dyta, drejtuesja e OBSH-sė promovoi Meksikėn si njė destinacion tė sigurt pavarėsisht nga numri i madh i fataliteteve qė pėsoi me nisjen e epidemisė para mbi dy muajsh.
Nė konferencė marrin pjesė politikanė dhe ekspertė nga mbarė bota, pėr tė parė se cilat janė mėsimet e nxjerra deri tani, por kėshilla mbetet e njėjtė.
Mėnyra mė e mirė pėr tė shmangur infektimi ėshtė e thjeshtė: laj duart dhe shmang teshtimėn e kollitjen nė publik.