http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 03 korrik 2009 - 15:12 CET

Violeta Hyeni
BBC Prishtinė

Kėrkohet ndryshim i vendimit tė qeverisė

Prodhuesit dhe pėrpunuesit e mishit nė Kosovė kanė protestuar nė Prishtinė kundėr njė vendimi tė qeverisė, qė nuk u mundėson kompanive vendore tė importojnė produkte tė mishit.

Qendra e Prishtinės u bllokua tė premten pėr njė orė nga rreth 600 kamionė transportues dhe makina tjerė tė bizneseve.

Afaristėt kosovarė iu pėrgjigjėn nė masė protestės sė organizuar nga Shoqata e Prodhuesve dhe Pėrpunuesve tė Mishit, e cila ėshtė zhvilluar para ndėrtesės sė Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės dhe pėrgjatė njėrės nga rrugėt kryesore tė kryeqytetit.

Protestuesit kanė kėrkuar anullimin e tenderit ndėrkombėtar pėr pėrzgjedhjen e njė kompanie ndėrkombėtare qė do tė eksportonte produkte tė mishit nė Kosovė.

Nė bazė tė njė udhėzimi administrativ tė qeverisė, asnjė nga kompanitė vendore nuk plotėson kriteret pėr tė konkuruar pėr kėtė tender.

Shoqata e Prodhuesve dhe Pėrpunuesve tė Mishit dhe afaristėt e tjerė kosovarė kanė kritikuar qeverinė pėr favorizimin qė po u bėn kompanive ndėrkombėtare dhe diskriminimin e atyre vendore.

Ata kanė thėnė se me vendimin e fundit tė qeverisė rrezikohet falimentimi i njė numėr biznesesh vendore dhe mbyllja e mijėra vendeve tė punės.

Pak pas protestės, qeveria pėrmes njė komunikate ka njoftuar se kryeministri ka rekomanduar ndryshimin e Udhėzimit Administrativ pėr importimin e prodhimeve me origjinė shtazore nė partneritet tė qeverisė me biznesin vendor.